Kulturë
Lazim Miftari: Kushtrimi i Kalave
E shtune, 14.03.2026, 05:50 PM
Lazim Miftari
KUSHTRIMI
I KALAVE
Kalatë
tona s'janë mure...
janë
shputat e vullkanit mbi kohën,
Që
shkelin mbi shekuj
e
bëjnë pluhur çdo ushtri që guxon!
Nuk
ka roje këtu...
ka
vetëm dhëmbë graniti
që
shqyejnë rrufetë,
Ku
historia nuk shkruhet...
por
shkallmohet
me
damarë vullkani!
Brenda
këtyre masiveve
nuk
rriten njerëz,
por
monolite gjaku,
Të
ngjizur nga presioni i tokës
e
të ushqyer me llavë!
Nënat
nuk gatuajnë bukë,
por
forcë graniti,
Që
djemtë të mos kenë zemër,
por
një tërmet që rreh në kraharor!
Dëgjo
si dridhet toka
nën
peshën e emrave:
ALEKSANDRI!
— Shkëmbi që gjymtoi botën deri në asht!
PIRRO!
— Llava që shkrumboi muret e Romës!
AGRONI!
— Masivi që prangosi egërsinë e deteve!
TEUTA!
— Kristali i Zi që udhëhoqi stuhinë!
Dhe
mbi të gjithë...
mbi
çdo majë e mbi çdo re:
SKËNDERBEU!
Nuk
është njeri...
është
vetë bjeshka që mori frymë!
Është
Damari i Kuq i tokës që mban botën të mbërthyer!
Këtu
nuk ka rrënjë që kalben...
Ka
vetëm themele tërmeti
që
s'tunden kurrë!
Nuk
ka lot këtu.
Ka
vetëm kristalizim të egër.
Çdo
pikë gjaku u bë mermer i kuq...
çdo
bir u bë faqe mali.
Guri
nuk qau kurrë,
guri
u pjek në gjak...
DERISA
U BË BJESHKË!
Sa
të ketë diell që djeg mbi këto maja,
Këto
kala do të ulërijnë me zërin e vullkanit:
KËTU
JAM UNË!
KËTU
ËSHTË GURI!
KËTU
ËSHTË ZOTI!
Lazim Miftari
Prishtinë 13 Mars 2026









