E shtune, 14.03.2026, 09:43 PM (GMT)

Editorial

Blerim Latifi: Policitë Politike dhe Njësitë Paramilitare - Mburoja e Regjimeve Totalitare

E shtune, 14.03.2026, 06:54 PM


Prof. Blerim Latifi:

Regjimet totalitare nuk mbështeten vetëm në forcat e rregullta për të ushtruar shtypjen mbi popullatën. Për të qenë sa më efektive, ato krijojnë formacione paramilitare me autorizim për të përdorur dhunën dhe terrorin kundër çdo kundërshtimi.

Bolshevikët, menjëherë pasi morën pushtetin, krijuan NKVD-në, policinë politike që arrestonte, përndiqte dhe vriste pa gjyq secilin që dilte kundër regjimit leninist. Gulagu ishte produkti kryesor i kesaj policie.

Hitleri ndoqi shembullin e Leninit duke krijuar SS, trupat e specializuara për të terrorizuar kundërshtarët kudo ku ata identifikoheshin. SS kishin rolin kryesor ne zbatimin e Holokaustit.

Millosheviqi krimet më të mëdha i ka kryer përmes njësive paramilitare të tij.

Në të njëjtën mënyrë, regjimi i ajatollahëve në Iran krijoi strukturën paramilitare Basij, e cila ka pasur dhe ka funksion bazik ruajtjen e kontrollit totalitar mbi çdo segment të shoqërisë iraniane përmes terrorit. Ky formacion ka luajtur gjithashtu rol kryesor në shtypjen e protestave kundër regjimit ndër vite. Vrasjet me te medha te qytetareve iranianë jan? kryer prej tij.

Sipas lajmeve të fundit, qytetarët iranianë po përdorin rrjetet sociale për të dërguar informacione mbi pozicionet e Basij, të cilat më pas po goditen nga forcat amerikane dhe izraelite.

Policitë politike, padyshim, janë produktet ma monstruoze të revolucioneve ideokratike. Ato janë mburoja e parë dhe e fundit e regjimeve totalitare që dalin prej këtyre revolucioneve. Ato janë qentë e derrave në Animal Farm të George Orwell.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx