| E shtune, 14.03.2026, 06:54 PM |
Prof. Blerim Latifi:
Regjimet
totalitare nuk mbështeten vetëm në forcat e rregullta për të ushtruar shtypjen
mbi popullatën. Për të qenë sa më efektive, ato krijojnë formacione
paramilitare me autorizim për të përdorur dhunën dhe terrorin kundër çdo
kundërshtimi.
Bolshevikët,
menjëherë pasi morën pushtetin, krijuan NKVD-në, policinë politike që
arrestonte, përndiqte dhe vriste pa gjyq secilin që dilte kundër regjimit leninist.
Gulagu ishte produkti kryesor i kesaj policie.
Hitleri
ndoqi shembullin e Leninit duke krijuar SS, trupat e specializuara për të
terrorizuar kundërshtarët kudo ku ata identifikoheshin. SS kishin rolin kryesor
ne zbatimin e Holokaustit.
Millosheviqi
krimet më të mëdha i ka kryer përmes njësive paramilitare të tij.
Në
të njëjtën mënyrë, regjimi i ajatollahëve në Iran krijoi strukturën
paramilitare Basij, e cila ka pasur dhe ka funksion bazik ruajtjen e kontrollit
totalitar mbi çdo segment të shoqërisë iraniane përmes terrorit. Ky formacion
ka luajtur gjithashtu rol kryesor në shtypjen e protestave kundër regjimit ndër
vite. Vrasjet me te medha te qytetareve iranianë jan? kryer prej tij.
Sipas
lajmeve të fundit, qytetarët iranianë po përdorin rrjetet sociale për të
dërguar informacione mbi pozicionet e Basij, të cilat më pas po goditen nga
forcat amerikane dhe izraelite.
Policitë
politike, padyshim, janë produktet ma monstruoze të revolucioneve ideokratike.
Ato janë mburoja e parë dhe e fundit e regjimeve totalitare që dalin prej
këtyre revolucioneve. Ato janë qentë e derrave në Animal Farm të George Orwell.