E hene, 09.03.2026, 10:16 PM (GMT)

Mendime

Refik Hasani: Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

E diele, 08.03.2026, 06:53 PM


Padia në Gjykatën  e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Nga Refik Hasani

Artikulli është një hulumtim që shqyrton  pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, vështrim, historik, dhe normative me jurisprudencë të konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së, krahasime identike me një padi të ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në Republikën e Sllovenisë.

Duke përdorur një qasje studimore, artikulli argumenton se veprimi  i Serbisë, përbën shkeljen e te drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj  me të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.

Pasivizimin, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është si pasoj që prodhon efekte, përtej administrative, nuk posedoj dokumente identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor,  pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së. Nuk mundë të votoj e të jem i  votuar, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile, humbi të drejtën të blejë ose të shesë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashëgojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, do të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia përmes  pasivizimit të adresave, po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zyrtarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.

Serbia  vazhdon ti shkel, cenon, mohon, diskriminon të drejtat themelore individuale dhe të drejtat kolektive, andaj   është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e e adresave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrimin etnik-diskriminim sistematik, dhe  do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021, teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët.

Parlamenti Evropian, për pasivizimin e e adresave mbi   spastrimin etnik-diskriminim, më shumë se një dekad vazhdimisht ngritet diskutim me fakte e prova, e së fundi Parlamenti Evropian, edhe në raportin e 2 majit 2025, e thekson qartë se e denoncojnë  spastrimin etnik-diskriminim sistemik ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë, që raporti e cekë anulimi i adresave të tyre të banimit i privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet personale.

Me shumë ndikim e relevancë ndërkombëtare është nga Parlamenti Evropian, pastaj në vazhdën e kësaj është prezentuar  edhe projektligji-REZOLUTË, e iniciuar nga Kongresmeni Amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili  më 21 janar 2026, në  mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, duke propozim me arsyetim të bazuar  Rezolutën me numër H.R. 6411.

Padia e ushtruar më   2 mars 2026, në Gjykatë Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, edhe pse është deponuar duke u rexhistruar në Gjykatë për një individë, por në raste të tillë, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut,  ka  shkelje të Akteve e Konventave të BE-së, dhe atyre ndëkombëtare, përbëjn një  cenim e shkakton një  mohim në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, në shumë fusha,e sistematike.

Gjykata Evropiane në Strasburg, pas shtjellimit të shumë  provave, të mjaftueshme, këtë e ndihmojn edhe raportime të mediava kredibile ndërkombëtare, që kan realizuar dhjetra  hulumtime investigative, ndihmesë përbën, se disa organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Serbi pastaj ka raporte, nga Organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Evrop. Kjo Gjykatë i posedon faktet, dhe do të vendosë që të gjithë të prekurit, palët e dëmtuara të kompensohen lidhur me këtë çështje dhe të ndalohet veprimi, procesi administrativë diskriminues apo mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia,  si një  spastrim etnik-diskriminim,ndaj shqiptarëve.

Gjykata Evropiane në Strasburg, do të përfshij edhe raportimet e parreshtura të vetë OSBE-së, pa harruar edhe punime e trajtesa si hulumtime të nivelit  shkencor e Akademike, që e potencojnë me fakte e referenca  që pasivizimi i adresave nuk është veprim individual apo i izoluar, por vetë aparati adminsitrativ i Serbisë, si një mekanizëm i ndërtuar apostafat,  me një qëllim për arritjen e një objektivi- spastrimin e heshtur etnik-diskriminimin, shtetëror të Serbisë i cili është duke pasivizuar adresat në mënyrë alarmante, janë të bllokuar totalisht nga pasivizimi i adresave.

Kujtoj opinionin e gjërë, sipas shenimeve që posedohen dhe jan të qasshme, edhe në Republikën e Sllovenisë një padi e ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në këtë Shtet, Gjykata e Strasburgit,ka nxjerr një vendim të plotëfuqishëm  dhe është dënuar Sllovenia, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit të cilët ata kanë bërë ndaj Minoriteteve të tyre.

Pasivizimi  selektiv vetëm për shqiptarë i adresave në Serbi, me theks të posaqëm për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  është një   spastrim etnik-diskriminim, dhe kjo dukuri që përballen shqiptarët  është se përfaqëson edhe fatin e 25 mijë  qytetarëve Shqiptarë, jo vetëm të këtij Rajoni, por vlen së praktikuari vetëm për Shqiptarët edhe gjithëandëj Serbisë.

Në vendimin final të nxjerrë,  nga  Gjykata Evropiane e Strasburgut, pas argumentimeve gjatë seancave, dhe shkresave që ju drejtohen instancave më të larta të Serbisë, dhe kjo nënkupton beteja  e triumf, një sfidë në pritje që t'i jap fund spastrimit etnik-diskriminimit, jo vetëm për shqiptarët e dëmtuar si të sanksionuar në Krahinën që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por gjithë shqiptarëve të Serbisë, që jan ballafaquar në pasivizimin e adresave.

Rezoluta e miratuar, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, dhe projektligji-REZOLUTË, me numër H.R. 6411, më 21 janar 2026, nga SHBA-ja, tani më   2 mars 2026 Gjykata Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, regjistron  padin me dëshmi e fakte të bollshme e të pakentestueshme  mbi shkeljet sistematike që i jan bër shtetasit të Serbisë që i përket nacionalitet etnik-autokton Shqiptarë    znj.Teuta Fazliut, nga Bujanoci, e cila nuk është ndaluar me betejat ligjore burokratike e sfiduese  së ankimimeve dhe inicimeve të procedurave mbi pasivizimin.

Të gjithë këto faktorë tregojnë, se egzistojn se padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatën Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, lidhur me pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka gjasa reale  të çojë drejt një konstatim në diskriminimin në pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik.

6 mars 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Zholi: Flet ish-ushtaraku i lartë Memush Habilaj: Irani nuk ka interes të sulmojë Shqipërinë Aurel Dasareti: Kriminelë ekonomikë, analfabetë dhe tradhtarë në Kuvendin jofunksional të Kosovës, të maskuar si deputetë Petrit Dibrani: S'kemi alternativë për të votuar Asllan Dibrani-Luani: Kur pushteti gabon dhe opozita dështon - Kosova peng i ambicieve politike Nue Oroshi: Kosova në rrezik të themelimit të dy parlamenteve paralele pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit nga populli shmang pazaret e deputetëve Lekë Mrijaj: Një shtet që e dëgjon zërin e qytetarëve të tij ndërton institucione më të forta, më të qëndrueshme dhe më demokratike Florim Zeqa: Kosova drejt zgjedhjeve me dilema të mëdha! Fahri Xharra: Pellazgët dhe vallja Pirrike Asllan Dibrani – Luani: Solidaritet me Izraelin dhe Përkrahje për Lirinë e Popullit Iranian Isuf B. Bajrami: Marrëveshja e Lozanës - Perspektiva për Drejtësi Tranzicionale Ilir Çumani: Riformatimi i dhunshëm i kabinetit “Rama”: pasqyrë e një qeverisjeje në kllapi Kalosh Çeliku: “Plakat e marsit” me të “rejat” partiake Isuf B. Bajrami: Serbia në arkitekturën e ndikimit rus dhe rajonal: nyje strategjike, armë dhe lidhje ekstremiste Bardhyl Mahmuti: Shqiptarë me memorie të shkurtër apo shërbëtorë të armiqve të kombit? Idriz Zeqiraj: Presidente e Kosovës pas Vjosës, përsëri Vjosa Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (3) Isuf B. Bajrami: Siguria e Kosovës në Kontekstin e Tensioneve Rajonale dhe Gjeopolitike Florim Zeqa: Kosova po vdes për së gjalli! Florim Zeqa: 18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx