Mendime
Florim Zeqa: Kosova po vdes për së gjalli!
E diele, 01.03.2026, 06:54 PM
Kosova po vdes për së gjalli!
Pa dyshim se zbrazja e Kosovës nga të rinjët,
është dukuria më e dhëmbshme dhe më e trishtë e cila po ndodhë para syve tanë.
Rritja enorme e numrit e të rinjëve që janë duke e braktisur Kosovën është
tepër shqetësuese dhe plaga më e rëndë në Kosovën e pasluftës.
Nga
Florim Zeqa
Shpërngulje që s'u
ndalën kurrë
Kemi
pasur shpërngulje të popullatës shqiptare nga Kosova në periudha të ndryshme
dhe në periudhën e okupimit klasik të Serbisë përgjatë viteteve të '90-ta, por
emigrimet e fundit masive të të rinjëve shqiptarë janë më shqetësuese dhe më të
dhëmbshme se asnjëherë më parë gjatë historisë.
Përderisa
Kosova po zbrazet nga të rinjët, vendet perëndimore po pasurohen me fuqinë
punëtore të të rinjëve tanë. Ngado që shkosh nëpër qytetet dhe metropolet
evroperëndore shehë të rinjë të sapoardhur nga trojet tona etnike.
Ndjenjë
trishtimi, për faktin se këta të rinjë nuk do të kthehen më në Kosovë, por do
të mbetën përjetësisht në perëndim si fuqi krahu, siq mbetëm ne gjeneratat e
viteve të '80-90-ta, të ikur nga dhuna dhe represioni serb.
Por,
akoma më e dhëmbshme bëhet situata, kur këta të rinjë nuk janë duke ikur nga
dhuna dhe represioni serb, por nga mungesa e përspektivës zhvillimore dhe
humbjes së shpresave shkaku i keq-qeverisjeve të vendit.
Ikja e të rinjëve nga
vendi, plaga që kullon gjak
Fajtore
për ketë nuk është Serbia, por klasa e jonë politike e pasluftës e cila nuk
mendoj aspak për të ardhmen e vendit, por për interesat e tyre personale,
grupore dhe klanore. Njerëzit e politik-bërjes, gjegjësisht ata që merren me
zanatin e politikës, nëse nuk merren me problemet e të rinjëve, përkatësisht,
për krijimin e kushteve për punë dhe jetë në Kosovë, nuk e di çka tjetër duhet
të jetë prioritet më thelbësor për ta!
Lutem
që ky shqetësim i imi personal të trokas në ndërgjegjën e pushtetarëve dhe të
secilit politikan në Kosovë, në mënyrë që të gjejnë forma dhe mundësi për
parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjët shqiptarë.
Ngase,
nëse vazhdohet me këtë trend të largimit Kosova do të mbetet e shkretë dhe e mjerë
pa të rinjët e saj!
Atëherë
cili do të jetë rezultati final, do të jetë tepër i dhëmbshëm dhe fatal, do të
ndodhë realizimi në plotni i planeve serbe për zbrazjen e Kosovës, ku më pastaj
do të fillojë rikolonizimi me popullatë serbe dhe jo shqiptare nga vendet
ballkanike dhe aziatike, për çka, Kosova nuk do të ngjajë më në atë për të
cilën u luftua dhe u derdh gjak.
Një klasë me 7 nxënës
dhe 15 arsimtar
Kronika
televizive për shkollën e një zone rurale në Kosovë ishte e trisht! Një klasë e
mbetur me vetëm 7 nxënës, për të cilën përkujdesën 15 arsimtarë! Kjo për më
tepër se trishtim është edhe mallkim njëkohësisht, i cili dita-ditës po na
godet me mbyllje të shkollave shqipe gjithandej Kosovës!
Largimi
i të rinjëve nga Kosova përveq varfërisë shpirtërore po shkakton edhe humbje të
shpresave për jetë në vendin e bekuar me bukuri natyrore dhe pasuri
marramendëse nëntokësore!
Kosova
jo vetëm që nuk ka kuptim, nuk as jetë dhe ardhmëri pa shpirtin e saj rinor.
Ngase shpresa dhe ardhmëria e një vendi janë të rinjët dhe jo gjeneratat e
vjetra, të cilat dita-ditës po mbeten gjithnjë e pak. Kosova po varfërohet edhe
si pasojë e ikjes nga kjo botë e ish veprimtarëve që e mbajtën gjallë dhe
trashëguan brez pas brezi atdhedashurinë, gjuhën e bukur shqipe, traditat popullore
dhe kulturen unikate që nuk e ka asnjë komb tjetër në botë.
Mbetet
e dhëmbshme ikja nga kjo botë e aktivistëve dhe veprimtarëve pa e shijuar mirë
aromën e lirisë dhe pavarësinë e shtetit për të cilin punuan pa rreshtur dhe
sakrifikuan jashtëzakonisht shumë. Por, pa dyshim përjetimi më i rëndë i
veprimtarëve të gjallë është largimi i fëmijëve, nipave dhe mbesave të tyre nga
shteti për të cilin luftuan, derdhën gjakun dhe i lanë gjymtyrët e trupit në
fushat e betejës.









