E marte, 24.02.2026, 10:47 PM (GMT)

Mendime

Eduard M. Dilo: E drejta për të drejtën duhet thënë

E marte, 24.02.2026, 06:55 PM


E DREJTA PËR TË DREJTËN DUHET THËNË

Nga Eduard M. Dilo

Pse e drejta frikëson, kur ajo është dritë mbi terr, pse dridhen hijet para saj,kur ajo vjen si agim i bardhë?

E drejta s'vdes, ajo pret, rri zgjuar nëpër vite, si gur i lashtë në themele, si fjalë që nuk i harron dot.

E drejta për të drejtën nuk duhet të na trembë.

Dhe historia, nuk fle, ajo mbledh zëra,mbledh kujtime, mbledh dëshmi, i peshon në kandarin e kohës dhe shkruan me gjakun, dhimbjen e së vërtetës.

Le të themi ç'pamë me sytë tanë, le të dëshmojmë ç'jetuam dhe ç'farë ndjemë në shpirt. Jo për lavdi të rreme, atë nuk e dua kurrë, por për dinjitet.

Drejtësia, pranimi fajit, dëshmia për të drejtën është ndërgjegje e pastër, pastrim ndërgjegjeje dhe shpirti.

Zagoria,  ky vend që dhe Zoti i ka falur bukuri të rrallë, është tokë ku dhe e gurët flasin, e rrënjët nuk këputen, se burrat dhe gratë që historinë nuk e kërkuan, por e bënë treguan qartë se cilët janë.

Figura të ndritura nxorri ai vend, që i dhanë nder Shqipërisë - emra që koha i ruan si ar,

edhe kur ne i lëmë në heshtje dhe harresë të qëllimshme.

Por historia kërkon vepra, ajo s'i njeh klanet,

s'i pranon hijet e vogla. Ajo njeh vetëm ata

që i dalin zot vendit dhe kur duhej ju gjenden, ju ndodhën luanë.

Çfarë kemi bërë, sa kemi dëshmuar e shkruar, sa kemi kontribuar që të mos dominojë harresa për atë tmerr që ne përjetuam?

Brezat e rinj të dinë të vërtetën e të mos bien në fajet e gabimet e të parëve të tyre.

Sepse trevat që s'i kanë këta bij, siç i ka krahina jonë i  ëndërrojnë.

Ne i kemi, dhe shpesh i mbulojmë me pluhurin e heshtjes.

Por koha vjen si lumë i fortë, ajo pastron,

ajo zbulon, ajo vendos gurin në vendin e vet.

Do të ribëhet historia me fakte si shkëmbinj,

jo me dokrra dhe gënjeshtra që i merr era. Dhe vendin që i takon bijve të Zagorisë dhe Zagoria do ta zërë.

Ne jemi rrënjë në këtë tokë, autoktonë në gur e në kujtesë; vijmë nga lashtësia

si jehonë që s'shuhet. Jemi lisa që duaruam e durojmë rrebeshe, erëra, furtunë, duruam dhe mbijetuam.

Virtytet e shqiptarisë, besën, nderin, qëndresën i mbajtëm gjallë në këtë trevë

si zjarr nën hi. Unë do të shkruaj.

s'do të hesht pa dorashka do të flas.

Sepse fjala është betim, dhe heshtja -faj.

Edhe pse nuk dua ta kujtoj të kaluarën time, sepse e kaluara ime ishte vetëm dhimbje, e kaluara ime është diçka që nuk mund t'ia dëshirosh as armikut tënd, nuk mund dot që ta harroj, se më del gjithçka përpara, më flet, më tundon, më thote :" Fol, shkruaj".

Unë shkruaj që zëri të mos shuhet, që e drejta të mos trembet më nga ata që i druhen dritës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: Kosova - Mbrojtja e Sovranitetit përmes Ligjit dhe Aftësive Vendore Driton Gashi: Mes dy horizonteve Fahri Xharra: Kisha Ortodokse Serbe si organizatë unike me emër kombëtar nuk ka pasur pronësinë apo juridiksionin... Idriz Zeqiraj: PAN-i e ka në axhendë bllokadën e zgjedhjes të presidentit/es Adil Fetahu: Dr. Berna Turkdogan Uysal – Gjenocidi Çam Nue Oroshi: Sulmet ndaj Dr. don Shan Zefit dhe Dr. Nusret Pllanës janë sulme të orkestruara nga islami politik Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (2) Florim Zeqa: Mungesa e reflektimit, pengesë e reformave në LDK! Fahri Xharra: Si kaluan kishat ortodokse shqiptare ne Krajina dhe me gjerë nën Kisha Serbe? (shek. XIX) Albert Zholi: Në lokalet e jugut të merr malli për një kamerier shqiptar Fahri Xharra: Ndërtimi i kishave ortodokse në territore kryesisht katolike Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa Idriz Zeqiraj: Kronikë e krimeve dhe e tradhtisë kombëtare të Hashim Thaçit Asllan Dibrani – Luani: A po u hapet varri shqiptarëve? Mos e prekni shtetin laik – Kushtetuta nuk është pronë e askujt! Gjon Keka: Shteti duhet të ruajë laicitetin për të parandaluar çdo favorizim personal të ndonjë ideologjie fetare Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike Xhemal Ahmeti: Sferave skizofrene të Ballkanit Kalosh Çeliku: Enesërmja Florim Zeqa: Militantët shpirti i liderëve partiakë! Florim Zeqa: Thirrje për riatdhesim të mërgimtarëve!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx