E shtune, 28.02.2026, 08:56 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: 18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!

E shtune, 28.02.2026, 06:54 PM


18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!

Fotoreportazh nga Italia

Nga Florim Zeqa

Për dy netë rresht, të shtunën më 21.02.2026 në Biancade (TV) dhe të dielën më 22.02.2026 në Spresiano (TV) u organizuan dy mbrëmje të hareshme festive për nder të pavarësisë së Kosovës me nipat e legjendës së folklorit burimor shqiptar, Feriz Krasniqi.

Vazhdimësia e zërit të Feriz Krasniqit

Ne që jemi rritur me këngët epike të legjendës së folklorit burimor shqiptar, e pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e nipave të tij me këngët e përzgjedhura të gjyshit të tyre. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Feriz Krasniqit, Petrit e Feriz Krasniqi e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të gjyshit të tyre.

Duhet permendur edhe anëtarin e tretë të grupit, vilonistin e talentuar Fitim Gegaj, i cili, përveqse bënte mrekulli me telat e violinës, i jepte shije magjepse zërit të çiftelisë dhe sharkisë në duart e dy folkloristëve të shkëlqyeshëm.

Vlen për të theksuar, se në të dyja mbrëmjet, për zërimin u përkujdes DJ Albi, emër tashmë i njohur në mërgatën tonë.

Përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullor e kemi mësuar historinë e vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë trimave dhe tribunëve popullor.

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në mbrëmjen e së dieles në lokalin "DEA CAFFE" në Spresiano, por fakti pse isha aty, ishte jehona e një nate më parë lokalin "BAR HOSTARIA LOVA" në Biancade, në të cilin ishte krijuar një atmosferë madhështore, në frymën e pastër kombëtare.

Florim Zeqa, 23.02.2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit/es me përparësi interesin shtetëror Isuf B. Bajrami: Instrumentalizimi iliberal i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë Florim Zeqa: President konsensual dhe jo partiak! Asllan Dibrani-Luani: Kur hoxhallarët bëjnë miqësi me ish-pushtuesit - Alarm kombëtar për shqiptarët Idriz Zeqiraj: Besueshmëria e Vjosës ndryshoi qasjen e botës vendimmarrëse për Kosovën Dom Shan Zefi: Deklaratë përfundimtare për opinionin publik Eduard M. Dilo: E drejta për të drejtën duhet thënë Isuf B. Bajrami: Kosova - Mbrojtja e Sovranitetit përmes Ligjit dhe Aftësive Vendore Driton Gashi: Mes dy horizonteve Fahri Xharra: Kisha Ortodokse Serbe si organizatë unike me emër kombëtar nuk ka pasur pronësinë apo juridiksionin... Idriz Zeqiraj: PAN-i e ka në axhendë bllokadën e zgjedhjes të presidentit/es Adil Fetahu: Dr. Berna Turkdogan Uysal – Gjenocidi Çam Nue Oroshi: Sulmet ndaj Dr. don Shan Zefit dhe Dr. Nusret Pllanës janë sulme të orkestruara nga islami politik Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (2) Florim Zeqa: Mungesa e reflektimit, pengesë e reformave në LDK! Fahri Xharra: Si kaluan kishat ortodokse shqiptare ne Krajina dhe me gjerë nën Kisha Serbe? (shek. XIX) Albert Zholi: Në lokalet e jugut të merr malli për një kamerier shqiptar Fahri Xharra: Ndërtimi i kishave ortodokse në territore kryesisht katolike Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa Idriz Zeqiraj: Kronikë e krimeve dhe e tradhtisë kombëtare të Hashim Thaçit

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx