Mendime
Idriz Zeqiraj: Besueshmëria e Vjosës ndryshoi qasjen e botës vendimmarrëse për Kosovën
E marte, 24.02.2026, 07:08 PM

BESUESHMËRIA E VJOSËS, NDRYSHOI QASJEN E BOTËS VENDIMMARRËSE PËR KOSOVËN
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Para
një ngjarje të shënuar, siç është zgjedhja e presidentit/es të vendit, amatorë
dhe specialistë të çështjeve politike, japin propozime dhe bëjnë parashikime,
sipas analizave të tyre. Por, kush i ka gjasat për ta merituar postin e krye
shtetarit, nganjëherë ka dilema objektive, kur kandidatët/et janë të një niveli
apo të përafërt në simpati apo meritokraci. Por, në rastin konkret, duke njohur
kandidaturën e parë dhe me provën e dhënë përgjatë mandatit të parë, nuk ka
arsye për hamendje. Sepse Vjosë Osmani është objektivisht më e pranueshme për
shqiptarët e kudondodhur.
Ndërkohë,
kundërshti subjektive, edhe pse të pakët në numër, do të këtë. Presidentja
aktuale, besoj edhe në pritje, për hirë të parimeve të hekurta, duke qenë
sovrane në qëndrimet e saj, nuk e mbështeti të ardhmen e saj tek asnjë parti
politike. Dhe, vetëm ky element, edhe pse fisnik, plus zilia me tepri e politikanëve
partiakë, mund t`ia zvogëloi gjasat e vazhdimit të mandatit të dytë. Kjo nuk do
të ishte humbje personale, sa do të ishte humbje për shtetin e brishtë të
Kosovës, në procesin e konsolidimit.
Edhe
pse më lartë trajtuam figurën dhe personalitetin shumëdimensional të
presidentes Osmani, megjithatë po bëjmë edhe disa plotësime. Historia ka
dëshmuar se e ardhmja u përket reformatorëve. Të tilla janë binomi Vjosë Osmani
dhe Donikë Gërvalla, të cilat kanë hyrë në historinë e kohës më të re të
Kosovës, natyrshëm, me qëndresë dhe vendosmëri, njëmendësisht për ta bërë
ndryshimin e madh, në Kosovën tonë, të lodhur nga krimi vrastar, hajnia
zyrtare, haraçi, kontrabanda dhe të gjithë katalogun e veseve, të një shoqërie
të zënë fryme dhe bjerrje të shpresës, për një perspektivë të afërme. Prandaj,
bazuar në opinionin tërësisht pozitiv, Vjosë Osmani është uragan i
papërballueshëm, madje nga kushdo qoftë, e pakonkurrencë.
Vendosmëria
e kryeministrit Albin Kurti dhe e LVV të tij, me aleatët Guxo, Alternativa, për
ta shtrirë sovranitetin "cep me cep" në veriun e Kosovës, ngjalli
kundërshti dhe nervozizëm. Boshti Prishtinë-Tiranë-Beograd, përkatësisht,
Hashim Thaçi, Edvin Rama, Aleksander Vuçiq, ishin pajtuar që veriu i Kosovës,
si "tokë e askujt",, sipas Ramës, ose "Kosova t`i lihet
Serbisë", siç do ta përçonte në opinion porosinë e Hashimit, këshilltari i
trefishtë, Baton Haxhiu!
Çmontimi
i Institucioneve paralele të Serbisë në veriun e Kosovës, nga Qeveria Kurti,
nxiti reagimin koral të Serbisë, Rusisë, BE-së dhe të disa ndërkombëtarëve të
tjerë. Kësaj kampanje ogurzezë, iu bashkua edhe opozita kundra-kombëtare e
Kosovës, duke kërkuar kthimin e gjendjes në veri, ku e ka lënë shelegia e
Hashimit, Editë Tahiri, tej një dekade më parë, kur mashtronte se me Thaçin po
bëjmë vetëm dialog teknik. Ndërkohë, i gjithë dialogu ishte puro politik dhe i
tëri në favor të Serbisë! Sepse i shantazhuari me dosje penalizuese, Hashim Thaçi,
tashmë, i ishte dorëzuar Vuçiqit, Serbisë, me premtimin se do ta shpëtonin nga
burgu i Hagës.
Lobistët
e paguar pro serbë, Christopher Hill dhe Richard Grenell, bënin punën e tyre në
Amerikë. Me intrigimet e tyre, në Administratë amerikane, Dialogu Strategjik
Kosovë-SHBA u pezullua. Një zyrtar amerikan shënjestroi kryeministrin Kurti,
duke akuzuar për gjithçka. Opozita, palë me Serbinë, për çështjen e veriut, i
gëzohej goditjes dhe ishin në pritje të shpalljes "non grata" të
kryeministrit Kurti nga DASH amerikan. Nga Administrata deklaruan hapur se të
vetmen lidhje komunikuese që ka mbetur në mes të SHBA dhe Kosovës , është
presidentja Vjosë Osmani,
Ndërkohë
presidentja Osmani bëri disa vizita radhazi në Amerikë. Nga Shtëpia e Bardhë
filloi një reagim ndryshe. Shefi i NATO-s, Rutte, do të thoshte se "Vjosa
Osmani është presidentja ime e preferuar". Takimi i presidentes Vjosë, në
"Bordin e Paqes" me presidentin Donald Trump dhe pritja e veçantë e
saj, të shoqëruar me një deklaratë dashamirësie unike: "E shihni këtë
zonjë të ulur këtu, para meje, meriton të gjithë respektin tonë, sepse ajo po
lufton dhe punon për mbrojtjen e Atdheut të saj". Ndonëse të
njëjtën gjë ka bërë dhe vazhdon ta bëjë edhe Albin Kurti, tërthorazi, ky mesazh
vlente edhe për kryeministrin. Kështu, presidentja Vjosë rehabilitoi, madje
njëkohshëm, Kosovën dhe kryeministrin e saj Albin Kurtin.
Edhe
pse ka pasur zëra, deklarata dhe përfolje për disa kandidatë të tjerë, ende nuk
ka shpallje publike të kandidaturave të tjera, për president/e të Republikës të
Kosovës. Pra, në tavolinë është kandidatura e vetme e presidentes aktuale,
Vjosë Osmanit.
Megjithatë,
deri me tani, as një subjekt politik apo grup deputetësh, nuk është deklaruar
për ta propozuar Vjosë Osmanin për presidente të vendit. Partia fituese, LVV, e
cila ka parësinë e propozimit të kandidatit/es për president/e, është deklaruar
se janë disa procese të ngutshme në radhë, për t`u kryer dhe pastaj i vjen
radha zgjedhjes për postin presidencial. LVV, si parti e centralizuar, nuk
praktikon deklarime vetjake paushalle, por i përmbahet deklaratës fillestare të
liderit Kurti.
Kjo
ka ngjallur dyshime se mos Kurti ka ndërmend të kalkulojë me parti tjera, për
dy arsye: E para, për ta lehtësuar zgjedhjen e presidentit. E dyta, ngritjen e
mëtejme të figurës të Vjosë Osmanit, mund ta shikojë si një konkurrente serioze
në perspektivë. Megjithatë, kalkulime të tilla në këtë fazë të proceseve
konsoliduese të shtetit të Kosovës, nuk i shërbejnë vendit.bukëshkalë e të pafisëm
Megjithatë,
nuk dua ta besoj se shqiptarët nuk janë kaq bukëshkalë e të pa fisëm, sa kjo
opozitë destruktive e hiçe, të mos e shpërblejnë presidenten Vjosë Osmanin, për
përgatitjen supreme intelektuale dhe kontributin unik, tashmë, e provuar në mbrojtjen
dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, në ripertritjen e lidhjeve dhe të
miqësive, me Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, si dikur Presidenti historik
Dr. Ibrahim Rugova, i cili nuk ka ndërmjetës në historinë kombëtare, që nga
Gjergji ynë lavdiplotë.









