E shtune, 07.03.2026, 06:03 AM (GMT)

Mendime

Asllan Dibrani-Luani: Kur pushteti gabon dhe opozita dështon - Kosova peng i ambicieve politike

E premte, 06.03.2026, 08:12 PM


Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Shkruan Asllan Dibrani-Luani

Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i vjetër: lufta për pushtet po vendoset mbi interesin e shtetit. Kryeministri Albin Kurti gaboi rëndë kur e injoroi Vjosa Osmanin dhe e shtyu vendin drejt një krize të re institucionale. Por përgjegjësia nuk është vetëm e tij. Edhe opozita po tregon një mungesë serioze vizioni dhe përgjegjësie përballë situatës.

Vjosa Osmani është një figurë e përgatitur dhe e dëshmuar në skenën politike. Ajo ka treguar se di të përfaqësojë institucionet me dinjitet dhe profesionalizëm. Injorimi i saj nuk është vetëm një konflikt personal apo partiak; është një gabim politik që dobëson institucionet e shtetit dhe krijon përçarje të panevojshme.

Por edhe opozita nuk mund të paraqitet si shpëtimtare e situatës. Në vend që të ofrojë zgjidhje dhe përgjegjësi shtetërore, ajo shpesh mjaftohet me kritika dhe kalkulime politike. Kosova nuk ka nevojë për një garë se kush e shfrytëzon më shumë krizën politike, por për një klasë politike që di të vendosë interesin e shtetit mbi interesin e partive.

Vendimi për ta futur vendin përsëri në zgjedhje është një tjetër goditje për qytetarët. Populli është lodhur nga votimet e shpeshta, nga konfliktet e pafundme politike dhe nga mungesa e stabilitetit. Në vend që të ndërtohen institucione të forta dhe funksionale, po krijohet përsëri një atmosferë pasigurie dhe tensioni.

Edhe më shqetësuese është fakti se kjo ndodh në një kohë kur bota po përballet me tensione dhe kriza të mëdha sigurie. Rajoni ynë nuk është i izoluar nga këto zhvillime. Në një moment të tillë, një shtet i vogël si Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet institucional dhe lidership të pjekur.

Ta lësh vendin në prag të një krize institucionale dhe pa stabilitet politik është një gabim serioz. Pozita dhe opozita duhet ta vënë gishtin në kokë dhe të reflektojnë. Kosova nuk mund të mbetet peng i ambicieve politike dhe kalkulimeve partiake.

Deri më sot kam përkrahur shumë nga hapat politikë të Albin Kurtit, sepse kam besuar në ndryshim dhe në përgjegjësi. Por përkrahja nuk do të thotë heshtje përballë gabimeve. Kur bëhen vendime që rrezikojnë stabilitetin e shtetit, ato duhet të kritikohen hapur.

Kosova ka nevojë për politikë që bashkon, jo për politikë që e fut vendin në kriza të njëpasnjëshme. Në fund, historia nuk do të gjykojë se kush fitoi një betejë politike, por se kush e mbrojti shtetin dhe interesin e qytetarëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Kosova në rrezik të themelimit të dy parlamenteve paralele pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit nga populli shmang pazaret e deputetëve Lekë Mrijaj: Një shtet që e dëgjon zërin e qytetarëve të tij ndërton institucione më të forta, më të qëndrueshme dhe më demokratike Florim Zeqa: Kosova drejt zgjedhjeve me dilema të mëdha! Fahri Xharra: Pellazgët dhe vallja Pirrike Asllan Dibrani – Luani: Solidaritet me Izraelin dhe Përkrahje për Lirinë e Popullit Iranian Isuf B. Bajrami: Marrëveshja e Lozanës - Perspektiva për Drejtësi Tranzicionale Ilir Çumani: Riformatimi i dhunshëm i kabinetit “Rama”: pasqyrë e një qeverisjeje në kllapi Kalosh Çeliku: “Plakat e marsit” me të “rejat” partiake Isuf B. Bajrami: Serbia në arkitekturën e ndikimit rus dhe rajonal: nyje strategjike, armë dhe lidhje ekstremiste Bardhyl Mahmuti: Shqiptarë me memorie të shkurtër apo shërbëtorë të armiqve të kombit? Idriz Zeqiraj: Presidente e Kosovës pas Vjosës, përsëri Vjosa Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (3) Isuf B. Bajrami: Siguria e Kosovës në Kontekstin e Tensioneve Rajonale dhe Gjeopolitike Florim Zeqa: Kosova po vdes për së gjalli! Florim Zeqa: 18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso! Idriz Zeqiraj: Një opinioniste si Leonora Jakupi Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit/es me përparësi interesin shtetëror Isuf B. Bajrami: Instrumentalizimi iliberal i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë Florim Zeqa: President konsensual dhe jo partiak!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx