Mendime
Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit nga populli shmang pazaret e deputetëve
E enjte, 05.03.2026, 06:58 PM

ZGJEDHJA
E PRESIDENTIT NGA POPULLI, SHMANG PAZARET E DEPUTETËVE
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Nga zgjedhja në zgjedhje është thënë dhe
përsëritur, se zgjedhjet e presidentit/es, nuk duhet lejuar të bëhen praktikë
pazaresh të pista kuvendore. Dhe, ka mundur të zgjidhet pa pritur edhe këto
ditë të fundme. Republikë parlamentare apo presidenciale, zgjedhja e
presidentit/es drejtpërdrejtë nga populli nuk ndryshon asgjë, kur këtë e kanë
provuar edhe disa shtete tjera, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm
zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit/es nga populli, shmang pazaret e
partive politike, përmes deputetëve të tyre.
Normalisht, kur një mandat presidencial është
përmbyllur, në mënyrën më të mirë të mundshme, pse nuk duhet dhënë shansi dhe
mundësia për një mandat të dytë protagonistes të këtij suksesi?!
Presidentja aktuale i plotëson të gjitha kërkesat,
kriteret e vazhdimit të mandatit të dytë. Ndërkohë, opozita humbëse me votë,
kërkon fitoren në tavolinë, edhe pse nuk kanë vota as për ta plotësuar kuotën
prej 30 firmave të deputetëve, sa kërkohen për konkurrim, për postin e
presidentit.
Kërkesa për një president konsensual, asnjëra nga
subjektet politike nuk kanë ofruar zgjidhje, sepse pretendojnë të gjithë të
kenë kandidatin e tyre president. Nëse edhe nesër nuk ka zgjidhje, pasnesër ka
vendim për zgjedhje të serishme, të jashtëzakonshme.
Populli ka një shprehje: "Zëri i popullit,
zëri i Zotit". Nëse, vërtet, dëgjohet, përfillet ky disponim i popullit,
për Vjosë Osmanin presidente, zgjidhja është e gatshme. Kjo preferencë nga
shumësia e shqiptarëve, vjen nga suksesi domethënës, që Presidentja ka arritur
përgjatë mandatit të saj të parë.
Dhe, pa mëdyshje vazhdimi i Vjosë Osmanit do të
ishte zgjidhje e duhur. Sepse, duke qenë se për 5 vjet me radhë nuk i përkiste
asnjë subjekti politik, përmbush njërin nga kushtet bazë, kandidati të
jetë jashtë angazhimit partiak. Megjithatë, këtë nuk e kushtëzon Kushtetuta,
andaj, ta "nxjerrësh nga xhepi", pikërisht, tani, është bajate, jo
serioze dhe hiç relevante. Sepse, përjashto një rast unik, të porositur nga
ndërkombëtarët, rastet tjera kanë qenë presidentë krye politikë, meqë vinin nga
të qenit në kreun e subjekteve të tyre politike.
Rrjedhimisht, nuk ka asnjë bazë ligjore apo morale,
që pengon zgjedhjen e serishme të Vjosë Osmanit në krye të Presidencës të
Kosovës. E gjithë kjo zhurmë është e stisur dhe e shpikur, thjeshtë, për
interesa të pista të grupeve të inkriminuara.
Angazhimi idiotesk i Shoqatës të OVL të UÇK-së,
përkatësisht, nga subjektet politike PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN,
për t`u përzier në punët e Drejtësisë të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli
në Hagë, duke e sakrifikuar dhe viktimizuar UÇK-në, për ta konvertuar dhe
inkorporuar brenda saj Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale (NPK). A e kupton
turma masive e shqiptarëve, që mbushin sheshet në protesta, se kjo turpëron
shqiptarët. Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, mike e madhe e shqiptarëve,
deklaroi: "Më armiq janë ata që protestojnë, se sa ata që janë në burgun e
Hagës!"
Është kjo opozitë e çoroditur, të cilës nuk i
intereson as shteti dhe as nuk merakoset për dëmtimin e Atdheut, nga qëllime të
tilla të errëta, por vetëm pushteti. Sipas mendjes së tyre të mykur, duan një
president kukullë, për ta përdorur në forume ndërkombëtare, ashtu siç bënë
karaxhozi Edwin Rama. Protesta paralajmërohet për "gjykim të drejtë",
por në sheshin e Prishtinës dhe të Tiranës, i bëhet ultimatum Gjykatës të Hagë,
për lirimin e menjëhershëm të "çlirimtarëve"! Dhe, kjo nuk u ndihmon
as atyre në Hagë.
Rreshtimi i presidentes Vjosë Osmani në protestën,
me moton fallco "Drejtësi, jo politikë", në Prishtinë, nuk ishte në
standardin e presidentes. Sepse burgu ka një derë, kurse varri jo! Kjo prani e
të parës të shtetit, ishte lëndim i rëndë për mijëra familje të viktimave të
Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale (NPK). Prindër, motra, nuse, dhe fëmijë
jetimër, të mbetur në zinë e përjetshme, për ekzekutimin e njerëzve të tyre.
Me Shqipërinë tonë londineze, me popullin shqiptar,
duhet ta ruajmë dashurinë e dëlirë dhe vëllazërore. Por, me Edvin Ramën dhe
"byroistët" e tij, duhet të mbajmë atë qëndrim që mbanë opozita
shqiptare, e kryesuar nga Dr. Berisha, e përjashtuar dhe e përçmuar
poshtërsisht nga kryeministri aktual mostër.
Kryeministri Rama në të gjitha nismat e tij
ogurzeza për Kosovën, ka qenë palë me Serbinë dhe vëllain e tij më shumë se
ideologjik, Vuçiq. Përçarësi i përhershëm i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë;
bashkëthemelues i "Open Ballkan", me primat Serbinë; projektues i
ndarjes të Kosovës, së bashku me Thaçin dhe Vuçiqin; përbuzës dhe përjashtues i
Vjosës dhe Kurtit në Shqipëri; presion ndërkombëtar të Kosovës, për ta bërë
"Zajednicën", pavarësisht nëse Serbia i kryen obligimet
reciproke" dhe pisllëqe të tjera.
Kosova dhe drejtuesit e saj, sot dhe nesër, duhet
të bëjnë shumë kujdes nga intrigimet e krye "hoshtaplerit",
mashtruesit Edvin Rama!









