Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pellazgët dhe vallja Pirrike
E enjte, 05.03.2026, 06:25 PM

Pellazgët dhe vallja Pirrike
Shkruan
Fahri Xharra
....Në
këtë kapitull do të thoja thjesht se pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh
shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azinë e
Vogël qysh të paktën nga fundi i kohës e akujve që mori fund në Evropë nga
10.000 vjet para erës sonë.. Do të shtoja që një pjesë e këtyre popullsive, për
arsye të ndryshme ka emigruar drejt Lindjes, ka të ngjarë rreth mijëvjeçarit
V/IV në vijim me një ritëm më të ngadaltë. Duke i shtuar kësaj se trupat e
Lekës të madh i Maqedonisë kanë shkelur truallin e territoreve të stërmëdha
deri në luginën e Indusit madje përtej këtij. Sipas Arrianit (Anabaza e
Aleksandrit të Madh), pjesa më e madhe e ushtrisë së tij ishte me zanafillë
thrako–ilire (Maqedonët, Trakët, Peonianët, Ilirët, Agrianët : "popujt më
të fortë dhe më luftarakë të Europës kundrejt racave më të dobëta dhe më pak
burrërore të Azisë". - : Libri II / 7). Të gjitha këto migracione të
vullnetshme apo të pavullnetshme, (ushtarët u vendoseshin në rajonet e
pushtuara), kanë lënë në këtë pjesë të Azisë (duke shkuar nga Mesdheu deri në
Indus) një pjesë të madhe të kulturës së tyre dhe mbi të gjitha të gjuhës së
tyre.
Sot
në rajonin e « Gilgit Baltistan » në Pakistan verior dhe në afërsi të kufirit
Afganistanit : gjendën Hunzët dhe Burrushit njerëz që flasin një gjuhë të afërt
me gjuhën shqipe (shumica janë flokë verdhë dhe sy blu). Këto do të jenë
pasardhës të ushtarëve të Aleksandrit të Madh të cilët kishin qendruar në
vendet që kishte pushtuar. Pra nuk është për tu habitur që gjenden fjalë të përbashkëta
në Europën ballkano-danubiane dhe në Azinë perëndimore dhe qendrore (gjuha
sanskrite, avestike, tokariane, elimiane, etj.). Më në fund duhet shënuar se
Hititet dhe Sumerianet rrjedhin nga gadishulli juglindor të Evropës i quajtur
sot Ballkan : në ato kohë aty ekzistonin vetëm Pellazgët.
Vallja
pirrike ishte valle e lashte qe luhej ne Greqinë e Lashte, Iliri, Maqedoni e
Thraki. Sipas legjendes, edhe Kurretet (banoret eponim te ishullit te Kretes)
kane luajtur një valle te tille shpatash me synim qe ta mbrojnë Zeusin foshnje
nga ndëshkimi i pakthim i atit te tij Kronosit qe gëlltiste fëmijët e vet qe ne
lindje. Kurretet për ta mbytur zhurmën e te qarave te Zeusit foshnje,
vringëllinin shpatat e tyre ne ajër ne mënyre qe piskamat e Zeusit foshnje te mos
dëgjoheshin e t'i pikaseshin nga Kronosi i rrepte.
Si
e tille, vallja pirrike ka një lashtësi mbi te te gjitha vallet e tjera. Kjo
valle është ruajtur plotësisht ne popullin shqiptar, per dallim nga popujt e
tjerë qe nuk e kane një valle te tille. Kjo valle është pranuar gjerësisht te
jete e pastër Shqiptare, ndaj pikërisht
ekzistenca e një valle te tille origjina e se çiles shkon gjer ne lashtësitë
pellazgjike është një element shtesë (ne ketë rast etnografik) qe dëshmon
origjinën pellazge te Shqiptareve.
Dorianët
(populli ishte « ilirë » ndërsa pushtuesit ishin « semito-egjiptian »), gjatë
qëndrimit të tyre në Kretë, e shpien në Spartë (Lakedemonë) këtë valle
luftëtarësh. Aleksandri i Madh (një tjetër thrako–ilirë i shquar) përpara se të
lëshohej kundër Persëve kërceu vallen pirrike. Jul Cezari, i cili qëndroi në
Ilirinë e Jugut (Shqipëria e sotme) dhe i joshur nga kjo valle e bëri të njohur
atë në Itali. Ushtarët e Pirro i dytë e kanë kërcyër këtë valle çdo hërë kur
fitonte një luftë, sidomos kundër Romës. Albanologu hungarez Thalloczcy pohon
se Ilirët vallëzonin me shpatë në dorë, ashtu si bëjnë shqiptarët sot (në
veçanti në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut). I pari që e ka vallëzuar ishte
biri i Akilit « PIRRO i parë ». Kjo valle ishte e njohur që në lashtësinë nga
autorët e lashtë ndër të cilët Ksenofoni, Platoni, etj.
Dihet
se ushtaret e Lekes se Madh ketë valle e kane përhapur gjer ne Azine. Sic dihet, shumica e ushtrisë
se Lekes se Madh, pas vdekjes se tij (323 p.l.K) asnjëherë nuk janë kthyer ne
atdheun Ilirik. Ata preferuan te mbesin atje (me gjithë mallin e pashuar per
atdheun, ku edhe sot e kësaj dite Kalashet *popullsi qe mendohet te jete mbetje
e ushtareve te Lekes se Madh, mendon se 'nje dite do te kthehemi ne Tsyam ne
token stërgjyshore'. "Tsyam' nuk është gjë tjetër vese lumi Thyam ne
Çamëri, prej nga e ka marre emrin Çameria. Shih për ketë Arisitdh Kola 'Gjuha e
Perendive')
Edhe
Hunzaket e kane një lloj valleje te tille qe e quajnë Valle Shpatash. Per me
tepër shih foton:
Ndonëse
luhet me ca ndryshesa, nuk është e vështire te pohohet se një valle e tille nuk
është gjë tjetër perpos Vallja Pyrrike e atdheut te tyre te vërtete ne Ballkan.
Madje, vallja pyrrike ka luajtur një rol edhe me te madh se kaq edhe ne artet
luftarake kineze: Greek boxing experienced its classic era from the time of
Homer to the close of the 5th century B.C., and may have been the first art to
utilize the "open-hand" as a weapon.
"
Rreth
gjenezës së valles pyrrike , Zihni Sako
shkruan «Pyrrike» quhet vallja e tipit luftarak, e njohur përgjithësisht me
emrin «vallja e shpatave».
Në
vendin tonë pyrrikja e mirëfilltë me shpata quhet «presa me tagan» dhe
ekzekutohet me shpata, pa melodi e shoqërim instrumental. Ajo luhet në
Shqipërinë Veri-perëndimore.
Në
Shqipërinë Verilindore «kcimi me shpatë kundër anmikit» (Malësi e Gjakovës e
vise të tjera të Kosovës) është e afërt me të. Në të kaluarën kjo shoqërohej me
lodër e tani vonë me sharki e çifteli, ndërsa «Këlliçoja e parë» e Kukësit,
shoqëruar me lodër e currle, luhet me shpatë në dorë, me shumë si element
figurativ.
«Pyrrike»
për autorë të ndryshëm latinë është një «kcim i armatosur» - saltatio armata -
ose një «cantus ad quem saltatur» (valle e kënduar), struktura metrike e së
cilës përbëhet nga këmbë me dy vv që nga autorë grekë është quajtur «?????????
???? » — këmbë pirrike. Edhe Quintiliani thotë se kjo është ndërtuar në masën
metrike me dy silaba të shkurtëra vv po, që formon një këmbë të qëndrueshme, e
cila « sa e shpejtë është, aq e shtruar dhe e rëndë bëhet ». 1
Autori
i vjetër grek Athenaeus, që ka jetuar në shekullin e tretë pas erës së re, në
veprën e tij - «??????????????» — «Darka e dijetarëve» - shkruan se Mollosët
kërcenin një valle të ndërtuar me një strukturë që quhet «iambi mollos». Ky
kërcim, sipas tij, ndryshonte nga kërcimet me strukturë daktilike, - vv, të
cilat ishin të thjeshta, më të ngadalshme po më të ndryshueshme. 2
Homeri
në këngën e XVIII të «Iliadës» përshkruan një kërcim, po që s'ka të bëjë me
vallen pyrrike: valltarët herë përshkruhen zënë dorë për dorë: «??????? ???
????? ?????? ???????» 3 në rreth, herë në dy grupe, që venë e vinë ballë për
ballë njëri-tjetrit: «?????? ?'?? ????????? ??? ?????? ?????????». 4 Këto dy
valle, siç duket, nuk krijojnë ato mundësi të valles pyrrike luftarake me armë.
Pra, mund të vërtetohet ajo që thotë Athenaeus lidhur me ndryshimin e
strukturës së valles mollose, me ato me strukturë daktilike.
Referencat:
-Mathieu Aref ,
komente dhe spjegime
-Zihni Sako / Rreth
gjenezës së valles pyrrike / Kuvendi i studimeve ilire, v.II
-http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?t=152
Fahri Xharra, 06.02.18
Gjakovë









