| E diele, 08.03.2026, 06:53 PM |
Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës
Nga Refik
Hasani
Artikulli është
një hulumtim që shqyrton pasivizimin e adresave, për shqiptarët e
Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, vështrim, historik, dhe normative
me jurisprudencë të konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara
edhe me kartën OKB-së, krahasime identike me një padi të ushtruar, për
trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të
përkatësisë së Minoriteteve në Republikën e Sllovenisë.
Duke përdorur
një qasje studimore, artikulli argumenton se veprimi i Serbisë,
përbën shkeljen e te drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj me
të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim
sistematik.
Pasivizimin, për
shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,
mbi spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është si pasoj që
prodhon efekte, përtej administrative, nuk posedoj dokumente identiteti,
atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të
kryejë asnjë veprim ligjor, pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të
vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të
BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së. Nuk
mundë të votoj e të jem i votuar, humbi të drejtën të kem qasje në
kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile, humbi të
drejtën të blejë ose të shesë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashëgojë
pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, do të humbi përdorimin e llogarive
bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia
përmes pasivizimit të adresave, po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje
një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë
zyrtarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.
Serbia vazhdon
ti shkel, cenon, mohon, diskriminon të drejtat themelore individuale dhe të
drejtat kolektive, andaj është miratuar një Rezolutë, më 8
korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për
pasivizimin e e adresave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e
Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminim sistematik,
dhe do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021,
teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga
EuroDeputetët.
Parlamenti Evropian,
për pasivizimin e e adresave mbi spastrimin etnik-diskriminim, më
shumë se një dekad vazhdimisht ngritet diskutim me fakte e prova, e së fundi
Parlamenti Evropian, edhe në raportin e 2 majit 2025, e thekson qartë
se e denoncojnë spastrimin etnik-diskriminim sistemik ndaj shqiptarëve në
Jug të Serbisë, që raporti e cekë anulimi i adresave të tyre të banimit i
privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet
personale.
Me shumë ndikim
e relevancë ndërkombëtare është nga Parlamenti Evropian, pastaj në vazhdën e
kësaj është prezentuar edhe projektligji-REZOLUTË, e iniciuar
nga Kongresmeni Amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për
Evropë i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit
për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, duke propozim me arsyetim të
bazuar Rezolutën me numër H.R. 6411.
Padia e ushtruar
më 2 mars 2026, në Gjykatë Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e
Njeriut, edhe pse është deponuar duke u rexhistruar në Gjykatë për një
individë, por në raste të tillë, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave
themelore të njeriut, ka shkelje të Akteve e Konventave të BE-së,
dhe atyre ndëkombëtare, përbëjn një cenim e shkakton një mohim në
realizimin e të drejtave elementare të njeriut, në shumë fusha,e sistematike.
Gjykata
Evropiane në Strasburg, pas shtjellimit të shumë provave, të mjaftueshme,
këtë e ndihmojn edhe raportime të mediava kredibile ndërkombëtare, që kan
realizuar dhjetra hulumtime investigative, ndihmesë përbën, se disa
organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në
Serbi pastaj ka raporte, nga Organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave
dhe Lirive të Njeriut, në Evrop. Kjo Gjykatë i posedon faktet, dhe do të vendosë
që të gjithë të prekurit, palët e dëmtuara të kompensohen lidhur me këtë
çështje dhe të ndalohet veprimi, procesi administrativë diskriminues apo
mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia, si një spastrim
etnik-diskriminim,ndaj shqiptarëve.
Gjykata
Evropiane në Strasburg, do të përfshij edhe raportimet e parreshtura të vetë
OSBE-së, pa harruar edhe punime e trajtesa si hulumtime të nivelit
shkencor e Akademike, që e potencojnë me fakte e referenca që pasivizimi
i adresave nuk është veprim individual apo i izoluar, por vetë aparati adminsitrativ
i Serbisë, si një mekanizëm i ndërtuar apostafat, me një qëllim për
arritjen e një objektivi- spastrimin e heshtur etnik-diskriminimin, shtetëror
të Serbisë i cili është duke pasivizuar adresat në mënyrë alarmante, janë të
bllokuar totalisht nga pasivizimi i adresave.
Kujtoj opinionin
e gjërë, sipas shenimeve që posedohen dhe jan të qasshme, edhe në Republikën e
Sllovenisë një padi e ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi
pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në këtë
Shtet, Gjykata e Strasburgit,ka nxjerr një vendim të plotëfuqishëm dhe
është dënuar Sllovenia, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit të
cilët ata kanë bërë ndaj Minoriteteve të tyre.
Pasivizimi
selektiv vetëm për shqiptarë i adresave në Serbi, me theks të posaqëm për
shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është një
spastrim etnik-diskriminim, dhe kjo dukuri që përballen shqiptarët
është se përfaqëson edhe fatin e 25 mijë qytetarëve Shqiptarë, jo vetëm
të këtij Rajoni, por vlen së praktikuari vetëm për Shqiptarët edhe gjithëandëj
Serbisë.
Në vendimin
final të nxjerrë, nga Gjykata Evropiane e Strasburgut, pas
argumentimeve gjatë seancave, dhe shkresave që ju drejtohen instancave më të
larta të Serbisë, dhe kjo nënkupton beteja e triumf, një sfidë në pritje
që t'i jap fund spastrimit etnik-diskriminimit, jo vetëm për shqiptarët e
dëmtuar si të sanksionuar në Krahinën që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,
por gjithë shqiptarëve të Serbisë, që jan ballafaquar në pasivizimin e
adresave.
Rezoluta e
miratuar, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, dhe
projektligji-REZOLUTË, me numër H.R. 6411, më 21 janar 2026, nga SHBA-ja, tani
më 2 mars 2026 Gjykata Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut,
regjistron padin me dëshmi e fakte të bollshme e të pakentestueshme
mbi shkeljet sistematike që i jan bër shtetasit të Serbisë që i përket
nacionalitet etnik-autokton Shqiptarë znj.Teuta Fazliut, nga
Bujanoci, e cila nuk është ndaluar me betejat ligjore burokratike e
sfiduese së ankimimeve dhe inicimeve të procedurave mbi pasivizimin.
Të gjithë këto
faktorë tregojnë, se egzistojn se padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatën
Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, lidhur me pasivizimin e
adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka
gjasa reale të çojë drejt një konstatim në diskriminimin në pasivizimin e
adresave-si një pastrim Etnik.
6 mars 2026