E shtune, 07.03.2026, 11:32 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Kosova në rrezik të themelimit të dy parlamenteve paralele pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve

E premte, 06.03.2026, 07:46 PM


Kosova në rrezik të themelimit të dy parlamenteve paralele pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve

Nga Nue Oroshi

Mungesa e një kompromosi të partive politike shqiptare për ta zgjedhur një president apo një presidente e ka sjellë Kosovën në një rrezik, buzë shkatërrimit të institucioneve sa nuk ka qenë asnjëherë që nga viti 1999 kur është liruar Kosova. Ky kaos politikë ku partitë dhe individët interesin e tyre personal e kanë vendosur para atij shtetëror, mund të sjellë në një të ardhme shumë të shkurtër një paralelizëm institucional ku mundemi me i pas shumë shpejt dy Parlamente të Kosovës. Deri sa partitë e opozitës e pranojnë Dekretin e Presidentës Osmani e cila deri më datën 4 prill 2026 çdo vendim që ta merr është vendim kushtetues se e ka funksionin e Presidentës deri në atë datë.Kurse në anën tjetër, nga ekspertët jurdik thuhët qartë se çdo vendim i Parlamentit të Kosovës pas datës 5 mars 2026, në zgjedhje të Presidentit është vendim jo kushtetues.Nëse gjërat shikohen nga ky prizëm atëherë shihet qartë se partitë e Opozitës që e pranojnë dekretin e Presidentës Osmani, ato do të marrin pjesë në datën e zgjedhjeve  që do ta cakton Presidentja Osmani në konsultim më partitë politike. Kurse në anën tjeter VV me partnerët e saj mund të vazhdon duke thirrur seanca me një Parlament që është i shpërndarë me vendim Presidencial. Kësaj pune në gjuhën popullore shqiptare i thonë „Në hall me rrnu,e në gjygj me vdekë". Deri këtu nuk është problematike situata, në aspektin e konfrontimit fizikë. Problematikë është vetëm konfrontimi ligjor. Por problematike është pranimi i datës së zgjedhjeve.Në një anë partitë opozitare dhe vet Presidentja Vjosa Osmani, dëshirojnë që zgjedhjët të mbahën në muajin maj, kurse Albin Kurti me partnerët e tij dëshirojnë që zgjedhjët të mbahën në korrik apo gusht 2026. Por për ti mbajtur zgjedhjët në muajin korrik apo gusht 2026, ku më shumicë vijnë mërgimtarët, Albini është dashur ta ketë Presidentën Vjosa Osmani në krah që t´ia caktoj datën e zgjedhjëve siç ishte rasti më datën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2026. E kësaj radhe nuk e ka në krah por e ka konkurrente politike. Për tu ndalur kjo katrahurë politike, VV duhet ta pranoj vendimin e Presidentës Osmani dhe të shkoj në zgjedhje. NeseVV nuk shkon në zgjedhje, atëherë shumë lehtë mund  të mos i pranoj zgjedhjët e reja dhe Kosova ti ketë dy Parlamente, që mund të vjen deri në një konfrontim fizik kur deputetët e rinj tentojnë të hyjnë në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Kurse prap problemi i zgjedhjës se Presdientit të ri do të mbetët shumë problematik për faktin se ushtruesja e detyrës se Presidentit ,Albulena Haxhiu vetëm 6 muaj mund ta ushtron mandatin e ushtruesës së detyrës së Presidentës së Kosovës.Por ende nuk është e qartë fakti se a ka të drejtë tash ta ushtron këtë funksion se është kryetare e Parlamentit në detyrë dhe jo kryetare e Parlamentit të Kosovës. I gjithë ky kaos institucional dhe politikë u krijue nga një mungesë e një tolerance politike për ta zgjedhur një President konsensual ku mirë e keq në këtë krizë botërore ku Kosova është e rrezikuar se paku do të kishim institucione të rregullta.E në fund e kam një pyetje për të gjithë ju politikanë shqiptarë në Republikën e Kosovës:Nëse kriminelët serb e sulmojnë Republikën e Kosovës të përkrahur nga Rusia e Irani, kush është Komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit nga populli shmang pazaret e deputetëve Lekë Mrijaj: Një shtet që e dëgjon zërin e qytetarëve të tij ndërton institucione më të forta, më të qëndrueshme dhe më demokratike Florim Zeqa: Kosova drejt zgjedhjeve me dilema të mëdha! Fahri Xharra: Pellazgët dhe vallja Pirrike Asllan Dibrani – Luani: Solidaritet me Izraelin dhe Përkrahje për Lirinë e Popullit Iranian Isuf B. Bajrami: Marrëveshja e Lozanës - Perspektiva për Drejtësi Tranzicionale Ilir Çumani: Riformatimi i dhunshëm i kabinetit “Rama”: pasqyrë e një qeverisjeje në kllapi Kalosh Çeliku: “Plakat e marsit” me të “rejat” partiake Isuf B. Bajrami: Serbia në arkitekturën e ndikimit rus dhe rajonal: nyje strategjike, armë dhe lidhje ekstremiste Bardhyl Mahmuti: Shqiptarë me memorie të shkurtër apo shërbëtorë të armiqve të kombit? Idriz Zeqiraj: Presidente e Kosovës pas Vjosës, përsëri Vjosa Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (3) Isuf B. Bajrami: Siguria e Kosovës në Kontekstin e Tensioneve Rajonale dhe Gjeopolitike Florim Zeqa: Kosova po vdes për së gjalli! Florim Zeqa: 18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso! Idriz Zeqiraj: Një opinioniste si Leonora Jakupi Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit/es me përparësi interesin shtetëror Isuf B. Bajrami: Instrumentalizimi iliberal i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë Florim Zeqa: President konsensual dhe jo partiak! Asllan Dibrani-Luani: Kur hoxhallarët bëjnë miqësi me ish-pushtuesit - Alarm kombëtar për shqiptarët

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx