| E premte, 06.03.2026, 07:46 PM |
Kosova në rrezik të themelimit të dy parlamenteve paralele pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve
Nga
Nue Oroshi
Mungesa
e një kompromosi të partive politike shqiptare për ta zgjedhur një president
apo një presidente e ka sjellë Kosovën në një rrezik, buzë shkatërrimit të
institucioneve sa nuk ka qenë asnjëherë që nga viti 1999 kur është liruar
Kosova. Ky kaos politikë ku partitë dhe individët interesin e tyre personal e
kanë vendosur para atij shtetëror, mund të sjellë në një të ardhme shumë të
shkurtër një paralelizëm institucional ku mundemi me i pas shumë shpejt dy
Parlamente të Kosovës. Deri sa partitë e opozitës e pranojnë Dekretin e
Presidentës Osmani e cila deri më datën 4 prill 2026 çdo vendim që ta merr
është vendim kushtetues se e ka funksionin e Presidentës deri në atë datë.Kurse
në anën tjetër, nga ekspertët jurdik thuhët qartë se çdo vendim i Parlamentit
të Kosovës pas datës 5 mars 2026, në zgjedhje të Presidentit është vendim jo
kushtetues.Nëse gjërat shikohen nga ky prizëm atëherë shihet qartë se partitë e
Opozitës që e pranojnë dekretin e Presidentës Osmani, ato do të marrin pjesë në
datën e zgjedhjeve që do ta cakton
Presidentja Osmani në konsultim më partitë politike. Kurse në anën tjeter VV me
partnerët e saj mund të vazhdon duke thirrur seanca me një Parlament që është i
shpërndarë me vendim Presidencial. Kësaj pune në gjuhën popullore shqiptare i
thonë „Në hall me rrnu,e në gjygj me vdekë". Deri këtu nuk është problematike
situata, në aspektin e konfrontimit fizikë. Problematikë është vetëm
konfrontimi ligjor. Por problematike është pranimi i datës së zgjedhjeve.Në një
anë partitë opozitare dhe vet Presidentja Vjosa Osmani, dëshirojnë që zgjedhjët
të mbahën në muajin maj, kurse Albin Kurti me partnerët e tij dëshirojnë që
zgjedhjët të mbahën në korrik apo gusht 2026. Por për ti mbajtur zgjedhjët në
muajin korrik apo gusht 2026, ku më shumicë vijnë mërgimtarët, Albini është
dashur ta ketë Presidentën Vjosa Osmani në krah që t´ia caktoj datën e
zgjedhjëve siç ishte rasti më datën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2026. E kësaj
radhe nuk e ka në krah por e ka konkurrente politike. Për tu ndalur kjo
katrahurë politike, VV duhet ta pranoj vendimin e Presidentës Osmani dhe të shkoj
në zgjedhje. NeseVV nuk shkon në zgjedhje, atëherë shumë lehtë mund të mos i pranoj zgjedhjët e reja dhe Kosova
ti ketë dy Parlamente, që mund të vjen deri në një konfrontim fizik kur
deputetët e rinj tentojnë të hyjnë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Kurse prap problemi i zgjedhjës se Presdientit të ri do të mbetët shumë
problematik për faktin se ushtruesja e detyrës se Presidentit ,Albulena Haxhiu
vetëm 6 muaj mund ta ushtron mandatin e ushtruesës së detyrës së Presidentës së
Kosovës.Por ende nuk është e qartë fakti se a ka të drejtë tash ta ushtron këtë
funksion se është kryetare e Parlamentit në detyrë dhe jo kryetare e
Parlamentit të Kosovës. I gjithë ky kaos institucional dhe politikë u krijue
nga një mungesë e një tolerance politike për ta zgjedhur një President
konsensual ku mirë e keq në këtë krizë botërore ku Kosova është e rrezikuar se
paku do të kishim institucione të rregullta.E në fund e kam një pyetje për të
gjithë ju politikanë shqiptarë në Republikën e Kosovës:Nëse kriminelët serb e
sulmojnë Republikën e Kosovës të përkrahur nga Rusia e Irani, kush është
Komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës?!