E shtune, 07.03.2026, 11:32 AM (GMT)

Kulturë

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Dr. Mujo Buçpapaj - Misionar i dijes

E premte, 06.03.2026, 07:57 PM


MISIONAR I DIJES, SI MODEL KUSHTUAR DR. MUJO BUÇPAPA

Ju uroj gjithë mësuesëve nëpër dekada që kanë dhënë për  brezat e rinj më të mirën e vetes dhe kulturës kombëtare.:

GËZUAR 7 MARSIN!

GJITHASHTU EDHE PËR GJTHË GRATË;GËZUAR DITA E 8 MARSIT!

Tregim

DR.MUJO BUÇPAPA PËR ÇMIIMIN  LAUREAT!

Kushtuar dekadave të mësuesëve, ku si simbol të misionit të tyre fisnik, të bukur dhe të vështirë dhe në emrin e gjithë atyre brezave të palodhur, këtë tregim ia dedikoj pedgogut, artistit të fjalës dhe mendimit, gjuhëtarit dhe analistit të shquar, DR.MUJO BUÇPAPA SI  MISIONAR I DIJES, i cili qartëson prejardhjen e banorëve të kësaj treve Autoktone se trojet ETNIKE që rrethojnë Shqipërinë Londineze janë Dardanët, fis shqiptar që nga fillimi i jetës mbi Tokë!

Urime Miku ynë i mirë,Dr.Mujo,në rrugën e dijes dhe qytetërimit!

MISION I DIJES...

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Mirënjohja dhe dashuria për gjithçka që na rrethon, lind bashkë me të qarën tonë të parë foshnjërore, me pasigurinë në hapat tona të para, me belbëzimin e parë ‘Ma' ose ‘Ba’ ose kur ngashërehemi dhe ankohemi me britma shqetësuese apo paniku, prej rrëzimit të parë,dhembja e të cilit do t’na mësojë sesi të ringrehemi...dhe ashtu papritur belbëzojmë ‘BABA’-‘MAMA’.Nga gëzimi dhe lumturia e prindërve,i vogli ose e vogla harron dhembjen dhe fillon të qesh. Kështu kujtimet ndjekin njëri-tjetrin, pasi dalin nga sirtari sekret i kujtesës, ose kasaforta e memorjes, pa të cilën historia do të ishte e mangët,memece, e shurdhët, e çalë dhe inekzistente...Një dashuri e tillë pas njohjes së botës reale, lind edhe për mësuesin e parë. Dhe për gjithë ata që vijnë më pas të cilët kanë një mision madhor,edukimin e brezave të rinj që jo më kot i kanë quajtur dhe janë “Misionarë të Dijes”, për të cilët respekti dhe dashuria rriten nga dita në ditë.

Kujt nuk i kujtohen mbresat e fëmijërisë. Sa herë kthehemi pas ndër vite,do përballemi me shokët dhe shoqet e moshës, me bëmat tona të pafajshme fëmijërore. Edhe pse me plot gabime ato vite të dëlira, kujtohen me mallëngjim, ose me një mall të patreguar dhe një dashuri të pakthyeshme për gjithçka që s’ndodh më, e cila nuk përsëritet. Por papritur, si në një ekran hyjnor përballë nesh del edukatorja e kopshtit e qeshur si një pranverë dhe e gojëmbël si nektari i luleve. Aty, në atë mjedis jo shumë komod,por në atë moshë njomëzake, ne të tërë bashkë me vocërrakët e tjerë, nuk besoj se do të ketë ndonjë njeri në univers që nuk ka hedhur hapin e parë të edukimit shkollor. Aty rreth tavolinave të vogla plot revista dhe lodra edukative në përputhje me moshën dhe sipas kushteve ekonomike, i përkëdhelnim me sy, i preknim e i ledhatonim me duar dhe me sy, sikur të ishin shokët dhe shoqet tona binjake me ne. Me gojën hapur, i mahnitur kisha ngelur para portretit të dashur, të ëmbël dhe tejet njerëzor të mësueses, edukatores sime, Drita. Më dukej si jashtëtokësore, ose Ajo kishte lindur vetëm për të dhënë dritë dhe dije...Vitet kalonin duke zëvendësuar etapat e moshës me rradhë deri sa u bëra zot i vetes.

Isha me fat që pata marrëdhënie të mira me disa mësues model, të cilët, për sa bënin, i vlerësoja dhe i çmoja së tepërmi. Në çdo cikël shkollor kam pasur ndonjë mësues, bujar që i vinte pikat mbi I  Prej mirësisë, tolerancës dhe drejtësisë së njeriut ‘Njeri’, drejtorit të shkollës së mesme,unë vazhdova arsimin e lartë. Më pëlqente profesioni i mësuesit, madje e adhuroja. E theksoj mundësinë e arsimimit se jo të gjithë kompletoheshin me arsim të lartë...

Pas disa vitesh krijova familje,u bëra edhe me fëmijë, me djalë dhe me vajzë. Sa më shumë rriteshin ata, sikur i ndjenin mungesat e një jete më të mirë. Veçse çuditërisht, nuk ankoheshin. Ishin fëmijë për së mbari.  Me nivelin ekonomik, kulturor dhe pagat e ulëta, jeta për një familjar me kërkesa përherë në rritje, u bë e vështirë.

Bashkëshortja ime, Bora ishte e qetë, por një brengë mes përmes ballit tregonte se atë diçka e mundonte...Ajo lodhej shumë,nxirrte sytë, se punonte gjithë ditën me gjilpërë, në artizanat në sektorin e qëndisjes.

Një pasdite, ndërsa fëmijët po përgatitnin detyrat në dhomën e gjumit,ku kishim vendosur një tavolinë portative. Atë copëz dhome e trajtonim si kabinet. Këto ishin kushtet në një dhomë e kuzhinë.

Bora më pyeti, a nuk do ta pimë një kafe tani?

-E dashur, mendoj të dalim më mirë se e kemi privuar veten nga çdo kënaqësi. Dreqi ta hajë fukarallëkun!

-Zemër, ne nuk jemi keq për një kafe. Si djali dhe vajza janë në rrugë të mbarë. Një kafe as na pasuron dhe as na varfëron.

U veshëm dhe dolëm. Vendi im ka plot vende të bukura gjithë hijeshi, ku të kënaqet shpirti. Ishte ende dimër. Gjithësesi, gjithçka përreth lulëzonte, natyra ishte e gjallë sikur çdo lule apo pemë,veç aromës që na joshte,dukej sikur na përshëndeste me vezullimin e ngjyrave, apo secila dukej sikur zgjaste duart apo lastarët e njomë për t’na përqafuar. Ndërsa shijonim kafen mes një bukuri marramendëse nën rrezet e diellit paksa të mekta, që zvarriteshin ngadalë dhe me përtesë në kupën qiellore,duke na bërë më kureshtar. Çdo njeri ka një synim të vetëm për t’na çuar drejt së panjohurës enigmë. Rrezet e diellit të vakët, kishin synimin të kalonin horizontet e largëta për t’ ia lenë vendin Mbretëreshës së Natës,Hënës, dëshmitares së dashurive të fshehta, apo sekreteve të njerëzimit. Kush e shijoi këtë mozaik natyror dhe nuk u gëzua apo nuk u trishtua...Edhe pse mahnitës dhe madhështor, horizonti i paanë që rroket me një shikim gjithëpërfshirës,ndikimi i tij negativ apo pozitiv, varet nga gjendja morale, pikologjike dhe shpirtëore e çdo individi.

Të zhytur në mendime që kunërshtonin njëri-tjetrin gjatë gjithë asaj buzëmbërjeje argjendore,shijonim kafen në efektin e bukurisë natyrore dhe bisedonim me zë të ulët. Ashtu pa vetëdije në mendje venin e vinin plot kujtime, ngjarje dhe bëma. Gjithfarë kujtimesh të bukura, të shëmtuara, gëzime dhe hidhërime. Disa syresh kanë lënë aq vragë sa ngelen gjatë në kujtesë për të mos i harruar kurrë.

Bora,mes kësaj kënaqësie, më erdhi ndërmend diçka e kundërt me këto çaste të mrekullueshme.

Ishte ditë e shtunë. Mësuesët e fshatit thuajse shumica ishin nga qyteti. Një fundjave po shkonim pranë familjes. Për fatin tonë të keq ato ditë kishte pasur shira të rrëmbyeshëm, ndaj rruga ishte tërë gropa, pellgje mbushur me ujë . Ne ecnim pllaq e plluq nëpër gropa dhe baltë. Pa pyteur se ku hidhnim këmbët, këndonim si në kor këngën e mjekes të kompozitorit, Agim Prodani dhe nën zërin e solistes AnitaTake.Pas 20 apo 30 minutash mbërritëm tek lumi,i cili kishte dalë.Kur prurja e lumit ishte normale, aty në atë gji kalonim se ishte vah. Të ndiqnim rrugën nacionale do të mbërrinim në mesnatë në shtëpi.vendosëm të kalonim nga lumi. U kapëm njëri pas tjetrit dhe ecnim gjithë frikë se lumi i rrëmbyeshëm jo vetëm do na merrte me vete,por edhe gurët,shkëmbenjtë

dhe trungjet që sillte uji nga zonat malore, mund të na vinin përpara. Ishim mbi pesëmbëdhjetë persona,ku të shumtat ishin vajza. Kur papritur,fustani veref (klosh) i një shoqes sonë, Elonës, u hap mbi ujë si parashut.
-Tani e hodhëm lumin me parashutën e Elonës... klithëm njëzëri. Dolëm nga lumi të rraskapitur,të lodhur nga lufta me ujin. Deri në bel i kishim rrobat të lagura që jo vetëm rëndonin po na futën drithmat në palcë si ethet e gushtit.

Kur rrezet e diellit puthën horizontin, duke i dhënë lamtumirën ditës, u nisëm për në shtëpi.

Errësira ra dalëngadalë në formën e një nape gri në ngjyrën e plumbit dhe si një mantel madhështor mbuloi gjithësinë. Pas pak në kupën qiellore u dukën disa re të  kuqrremta me vezullime që feksin në ngjyrën e Bakrit që flasin për një të nesërme të bukur.

U ngritëm nga tavolina dhe po bisedonim me ngadalë për kënaqësinë që na dha një kafe në natyrë.

-Të ngurosh për të pirë një kafe, është krim ndaj vetes,Bora. Ta haj dreqi jetën tonë.

-E tillë është gjendja jonë ekonomike , Arsen...

-Kjo është gjendja e përgjithshme, zemër.Tani që u ndërrua sistemi,shumë banorë e panë të udhës të mërgonin. I kanë lënë vartrat shkret. Pronat dhe shtëpitë kanë ngelur si malli pa zot. Rrugicat e shtëpive i ka mbuluar bari.Bimët janë tharë  për një pikë ujë. Pikërisht për arsye të tilla kam nguruar të largohem nga vendi im.

-Gjithsesi me pagat që marrim nuk e përballojmë dot jetën,i dashur. Diçka duhet bërë...

- Ke të drejtë. Me rritjen e fëmijëve, shtohen kërkesat edhe hallet. E kam menduar dhe gjykuar disa herë,por duke atur parasysh vështirsitë tuja, nuk vendos dot.Kam merak për ju të tre.E përballoni jetën pa mua?

-Nuk them që të largohesh për vite të tëra.Mjafton vetëm pak kohë për të bërë një dorë para sa të marrim pak veten ekonomikisht. I vështroja tinëzisht nën qerpikë, Të katër mbanim kokat ulur, sikur prisnim të na hidhnin litarin në qafë.

Kisha bëëa një kërkesë pune për në në Italinë fqinje. Mu aprovua nga Amabasada Italiane për 3 muaj,e cila mund të përsëritet nëse nuk shkelen rregullat.

Në darkë para nisjes u mblodhëm të katër në tavolinë. Asnjeri nga ne nuk kishte oreks. Ishte një gjendje e tendosur psikologike në familje. Në dukje ngjante sikur ishte një darkë ndarjeje.

Papritur e ndryshova gjendjen...- Gëzuar! Zemrat e mia ju e dini sa ju dua...Babi për pak kohë do të largohet. Tre muaj shkojnë si uji.

Kanë të drejtë, se është kurbet, rruga e të cilit nuk dihet. Kushedi me sa të papritura do të ndeshesh.

-Shpirt,nuk i fajësoj. Janë mësuar ta kenë babanë aty për çdo rast e  nevojë. Gjithsesi nuk kam asnjë merak se të kanë ty,Bora. Të nesërmen do të nisesha me traget.

***

Udhëtoja drejt së panjohurës. Për çdo emigrant përballja me vendin,ku shkon për të jetuar dhe punuar, përballja me njerëzit, me gjuhën dhe kulturën e tyre,është jo vetëm mangësi, por dhe nevojë. Në këtë drejtim më ndihmoi gjuha se flisja gjuhën italisht, të cilën e kisha mësuar vjedhurazi, sepse në vendin tonë edhe muri ka vesh. Aty ku jetoja unë kishte shumë shqiptarë, të cilët kishin nevojë që fëmijët e tyre të mësonin gjuhën shqipe. Nëse numri i fëmijëve shkonte deri në dhjetë, shteti bujtës,punësonte një mësues shqiptar të diplomuar, i cili do punonte pranë një shkolle.Me sjelljen time,me dijet dhe me zbatimin e programit mësimor (didaktik) të vendit tim,fitova zemrat e fëmijëve, të prindërve dhe komunitetit.Kështu u bëra mësuesi më i dashur në shkollë.Madje gjuhën shqipe bashkë me shqiptarët e mësonin edhe dy fëmijë italianë. Isha krenar për diçka të tillë. Ky ishte një sukses i vërtetë për mua. Plus që paga ishte shumë e mirë, gjë që më nxiste të punoja më shumë.

Pushtetarët e Rexhione Toskanës,ishin të kënaqur. E bënin vetë kërkesën për zgjatjen e vizës. Unë mund të mos shkoja për dokumentin veçse më merrte malli për gruan dhe fëmijët dhe shkoja në çdo 6 muaj.Qëndrova tre vjet në mërgim. Pushteti zonal më falenderoi dhe vlerësoi si një mësues model.Më shpërbleu për punën e bërë në tërësi,por veçanërisht për dy fëmijët italian që fal punës sime, mësuan të shkruanin dhe të lexonin shqip. Gjëja më e bukur, madje e paharruar, ishte një dëshmi nga nxënësit, të cilët më falenderonin me një shkrim në tabelën e zezë.Mësuesi ynë është i jashtëzakonshëm.Faleminderit dhe ju jemi mirënjohës!

Kurse  Presidenti Kuluror i Toskanës u shpreh:Nëse ky zotëri po të ishte mësues për gjuhën italiane,sot do të ishte dekoruar me çmimin “Nder I Toskanës.”

“Arseni është  Mësuesi gojë ëmbël, i dashur jo vetëm në gjuhë, por edhe në shkencat e tjera të gjithësisë. I nderuar Z.Arsen, Sot Ju shpalleni “MËSUES MODEL, SI MISIONAR I DIJES!” Ju urojmë suksese. Jemi të nderuar për punën e mirë që keni bërë.

Ishte një vlerësim i papritur, tejet i bukur dhe i paçmuar për mua si emigrant.

U ktheva sikur kisha jetuar në fundin e gjithësisë,por me një vlerësim solemn dhe maksimal...,të cilin ma kishte mohuar vendi im, ku kam dhënë vlera për dy dekada me rradhë. Do të largohesha me mbresa të thella nga shkolla,nga nxënësit,stafi Pedgogjik dhe Bashkia (komuna) për mbrëmjen e bukur dhe tlë pharuesne tlamtumirës  U pëshëndeta me të gjithë..

Tashmë udhëtoja me avion. Po kthehesha në atdhe. Isha i ngrohtë se sigurova një garanci të vogël financiare të mirë për një emigrant, por fitova dhe një përvojë të re,të pasur me kulturën e dy kombeve miq. Është një lidhje e bukur mes dy vendeve fqinje. Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje se unë, një emigrant në pak vite,mora vlerësim nga ky vend bujtës dhe mikpritës.

Zbrita në aeroportin e Tiranës.Po papritur u lumturova nga sa pashë.Ishte diçka e veçantë , e bukur që më mbushi me krenarinë e babait dhe të bashklshortit. Atje më prisnin fëmijët dhe gruaja ime me krahë hapur! Ajo pritje e ngrohtë, e plotësoi kuadrin e mozaikut të tre viteve larg shtëpisë, larg vendit tim dhe nxënësve të mi. Përvoja në emigracion tregon se mësuesi ngelet mësues në çdo vend të botës. Sa hyra në makinë, shoferi m’u hdh në qafë,gjë që më befasoi.Por ai djalë e zbehu kureshtjen i pari.
   -Mirëseerdhe në tokën mëmë’, mësuesi im, mësuesi i disa brezave!

Ngrita kokën dhe e pashë me  vëmendje.

Agron, më bëhet qejfi që të takoj.Po më çudit ,ti, a nuk je në universitet?

-Po në fundjavë apo kur nuk kam ngarkesë mësimore, bëj taksistin.Heq shpenzimet e mia studentore.Shoh nga njëherë mediat Italiane. Para 3-4 ditësh më kapi veshi emrin tuaj që ju kishin vlerësuar si “Misionar i Dijes. “Urime mësuesit tonë, Arsen!

Faleminderit o djalë! Mësuesi kudo që të ndodhet,pak apo shumë kohë, ngelet gjithmonë e tërheq detyra e mësuesit.Deri në frymën e fundit do të jem mësues.

Vlerësimin Tuaj në Itali do ta festojmë.Nuk ka gjë më të bukur se kur mësuesin që na ka dhënë dije shkencore, e vlerëson një vend i huaj me titullin , “MISIONAR I DIJES.”

Ne  s’kemi gjë në dorë, por institucionet arsimore,kanë edhe gurin edhe arrën...gjithesesi para heshtjes së tyre na takon ne nxënësve të tij t’i ngrehim në piedestalin e Panteonit vlerat e tij eduktive! Faleminderit, Mësuesi im i Nderuar!

Vivra- 1 janar 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Memli Sh. Krasniqi: Reflektim i thellë mbi kohën dhe rrethanat Cikël poezish nga poetja rumune Cristina Serghiescu Albert Zholi: Elina, vajza nga Suedia, që dashuroi djalin nga Konispoli Albert Vataj: George Orwell dhe Aldous Huxley, ata që paralajmëruan për një botë që kërcënohej nga dhimbja dhe kënaqësia Albert Zholi: Flet piktori dhe skulptori i mirënjohur Shkëlqim Meçaj Albert Vataj: Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937 Eduard A. Skufi: E papritura befasuese në qiell “e mbetur”… dhe intriga në tokë “e zbritur” Milazim Zeqiraj: Diktatura hije në errësirë Ndue Dedaj: Laja në dimër Albert Vataj: Ndahet nga jeta Mane Lumani, këputet zëri i dytë i "Katërshes Magjike" të "Parodistëve të Vlorës" Lazim Miftari: Kënga e përjetësisë së gurëve Shyqyri Fejzo: Demokracia Shterpë Hysen Ibrahimi: Elhame Dervisholli Gjyrevci - 'Shtëpia Magjike' Anton Marku: Poezia shqipe ‘‘pushton’’ Vjenën Albert Vataj: Si e sfidoi Vatikanin, Mozarti, në moshën 14-vjeçare, duke i "vjedhur" pjesën e famshme korale Albert Habazaj: Ahmet Demaj i Fjalës me Peshë Përparim Hysi: Lirika të shkruara në shkurt Sevdail Hyseni: Nastradini dhe qorrat Rrahman Rrahmani: 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës Dardane u shënua me një mbrëmje madhështore festive në Engelholm të Suedisë Don Fran Sopi: Përkujtimi dhe studimi — sot bashkohen në një pikë të vetme: në kërkimin e së vërtetës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx