| E premte, 06.03.2026, 07:57 PM |
MISIONAR I DIJES, SI MODEL KUSHTUAR DR. MUJO BUÇPAPA
Ju uroj gjithë mësuesëve nëpër dekada që kanë dhënë për brezat e rinj më të mirën e vetes dhe
kulturës kombëtare.:
GËZUAR 7 MARSIN!
GJITHASHTU EDHE PËR GJTHË GRATË;GËZUAR DITA E 8 MARSIT!
Tregim
DR.MUJO BUÇPAPA PËR ÇMIIMIN LAUREAT!
Kushtuar dekadave të mësuesëve, ku si simbol të misionit të tyre fisnik, të
bukur dhe të vështirë dhe në emrin e gjithë atyre brezave të palodhur, këtë
tregim ia dedikoj pedgogut, artistit të fjalës dhe mendimit, gjuhëtarit dhe
analistit të shquar, DR.MUJO BUÇPAPA SI MISIONAR I DIJES, i cili qartëson prejardhjen
e banorëve të kësaj treve Autoktone se trojet ETNIKE që rrethojnë Shqipërinë
Londineze janë Dardanët, fis shqiptar që nga fillimi i jetës mbi Tokë!
Urime Miku ynë i mirë,Dr.Mujo,në rrugën e dijes dhe qytetërimit!
MISION I DIJES...
Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj
Mirënjohja
dhe dashuria për gjithçka që na rrethon, lind bashkë me të qarën tonë të parë foshnjërore,
me pasigurinë në hapat tona të para, me belbëzimin e parë ‘Ma' ose ‘Ba’
ose kur ngashërehemi dhe ankohemi me britma shqetësuese apo paniku, prej rrëzimit
të parë,dhembja e të cilit do t’na mësojë sesi të ringrehemi...dhe ashtu
papritur belbëzojmë ‘BABA’-‘MAMA’.Nga gëzimi dhe lumturia e
prindërve,i vogli ose e vogla harron dhembjen dhe fillon të qesh. Kështu
kujtimet ndjekin njëri-tjetrin, pasi dalin nga sirtari sekret i kujtesës, ose kasaforta
e memorjes, pa të cilën historia do të ishte e mangët,memece, e shurdhët, e
çalë dhe inekzistente...Një dashuri e tillë pas njohjes së botës reale, lind
edhe për mësuesin e parë. Dhe për gjithë ata që vijnë më pas të cilët kanë një
mision madhor,edukimin e brezave të rinj që jo më kot i kanë quajtur dhe janë “Misionarë
të Dijes”, për të cilët respekti dhe dashuria rriten nga dita në ditë.
Kujt
nuk i kujtohen mbresat e fëmijërisë. Sa herë kthehemi pas ndër vite,do
përballemi me shokët dhe shoqet e moshës, me bëmat tona të pafajshme
fëmijërore. Edhe pse me plot gabime ato vite të dëlira, kujtohen me mallëngjim,
ose me një mall të patreguar dhe një dashuri të pakthyeshme për gjithçka që
s’ndodh më, e cila nuk përsëritet. Por papritur, si në një ekran hyjnor përballë
nesh del edukatorja e kopshtit e qeshur si një pranverë dhe e gojëmbël si
nektari i luleve. Aty, në atë mjedis jo shumë komod,por në atë moshë njomëzake,
ne të tërë bashkë me vocërrakët e tjerë, nuk besoj se do të ketë ndonjë njeri
në univers që nuk ka hedhur hapin e parë të edukimit shkollor. Aty rreth
tavolinave të vogla plot revista dhe lodra edukative në përputhje me moshën dhe
sipas kushteve ekonomike, i përkëdhelnim me sy, i preknim e i ledhatonim me
duar dhe me sy, sikur të ishin shokët dhe shoqet tona binjake me ne. Me gojën
hapur, i mahnitur kisha ngelur para portretit të dashur, të ëmbël dhe tejet
njerëzor të mësueses, edukatores sime, Drita. Më dukej si jashtëtokësore, ose
Ajo kishte lindur vetëm për të dhënë dritë dhe dije...Vitet kalonin duke
zëvendësuar etapat e moshës me rradhë deri sa u bëra zot i vetes.
Isha
me fat që pata marrëdhënie të mira me disa mësues model, të cilët, për sa bënin,
i vlerësoja dhe i çmoja së tepërmi. Në çdo cikël shkollor kam pasur ndonjë
mësues, bujar që i vinte pikat mbi I Prej
mirësisë, tolerancës dhe drejtësisë së njeriut ‘Njeri’, drejtorit të
shkollës së mesme,unë vazhdova arsimin e lartë. Më pëlqente profesioni i
mësuesit, madje e adhuroja. E theksoj mundësinë e arsimimit se jo të gjithë
kompletoheshin me arsim të lartë...
Pas
disa vitesh krijova familje,u bëra edhe me fëmijë, me djalë dhe me vajzë. Sa më
shumë rriteshin ata, sikur i ndjenin mungesat e një jete më të mirë. Veçse
çuditërisht, nuk ankoheshin. Ishin fëmijë për së mbari. Me nivelin ekonomik, kulturor dhe pagat e
ulëta, jeta për një familjar me kërkesa përherë në rritje, u bë e vështirë.
Bashkëshortja
ime, Bora ishte e qetë, por një brengë mes përmes ballit tregonte se atë diçka
e mundonte...Ajo lodhej shumë,nxirrte sytë, se punonte gjithë ditën me
gjilpërë, në artizanat në sektorin e qëndisjes.
Një
pasdite, ndërsa fëmijët po përgatitnin detyrat në dhomën e gjumit,ku kishim
vendosur një tavolinë portative. Atë copëz dhome e trajtonim si kabinet. Këto
ishin kushtet në një dhomë e kuzhinë.
Bora
më pyeti, a nuk do ta pimë një kafe tani?
-E
dashur, mendoj të dalim më mirë se e kemi privuar veten nga çdo kënaqësi. Dreqi
ta hajë fukarallëkun!
-Zemër,
ne nuk jemi keq për një kafe. Si djali dhe vajza janë në rrugë të mbarë. Një
kafe as na pasuron dhe as na varfëron.
U
veshëm dhe dolëm. Vendi im ka plot vende të bukura gjithë hijeshi, ku të kënaqet
shpirti. Ishte ende dimër. Gjithësesi, gjithçka përreth lulëzonte, natyra ishte
e gjallë sikur çdo lule apo pemë,veç aromës që na joshte,dukej sikur na përshëndeste
me vezullimin e ngjyrave, apo secila dukej sikur zgjaste duart apo lastarët e
njomë për t’na përqafuar. Ndërsa shijonim kafen mes një bukuri marramendëse nën
rrezet e diellit paksa të mekta, që zvarriteshin ngadalë dhe me përtesë në
kupën qiellore,duke na bërë më kureshtar. Çdo njeri ka një synim të vetëm për
t’na çuar drejt së panjohurës enigmë. Rrezet e diellit të vakët, kishin synimin
të kalonin horizontet e largëta për t’ ia lenë vendin Mbretëreshës së Natës,Hënës,
dëshmitares së dashurive të fshehta, apo sekreteve të njerëzimit. Kush e shijoi
këtë mozaik natyror dhe nuk u gëzua apo nuk u trishtua...Edhe pse mahnitës dhe
madhështor, horizonti i paanë që rroket me një shikim gjithëpërfshirës,ndikimi
i tij negativ apo pozitiv, varet nga gjendja morale, pikologjike dhe shpirtëore
e çdo individi.
Të
zhytur në mendime që kunërshtonin njëri-tjetrin gjatë gjithë asaj buzëmbërjeje
argjendore,shijonim kafen në efektin e bukurisë natyrore dhe bisedonim me zë të
ulët. Ashtu pa vetëdije në mendje venin e vinin plot kujtime, ngjarje dhe bëma.
Gjithfarë kujtimesh të bukura, të shëmtuara, gëzime dhe hidhërime. Disa syresh kanë
lënë aq vragë sa ngelen gjatë në kujtesë për të mos i harruar kurrë.
Bora,mes
kësaj kënaqësie, më erdhi ndërmend diçka e kundërt me këto çaste të
mrekullueshme.
Ishte
ditë e shtunë. Mësuesët e fshatit thuajse shumica ishin nga qyteti. Një fundjave
po shkonim pranë familjes. Për fatin tonë të keq ato ditë kishte pasur shira të
rrëmbyeshëm, ndaj rruga ishte tërë gropa, pellgje mbushur me ujë . Ne ecnim
pllaq e plluq nëpër gropa dhe baltë. Pa pyteur se ku hidhnim këmbët, këndonim
si në kor këngën e mjekes të kompozitorit, Agim Prodani dhe nën zërin e solistes
AnitaTake.Pas 20 apo 30 minutash mbërritëm tek lumi,i cili kishte dalë.Kur
prurja e lumit ishte normale, aty në atë gji kalonim se ishte vah. Të ndiqnim
rrugën nacionale do të mbërrinim në mesnatë në shtëpi.vendosëm të kalonim nga
lumi. U kapëm njëri pas tjetrit dhe ecnim gjithë frikë se lumi i rrëmbyeshëm jo
vetëm do na merrte me vete,por edhe gurët,shkëmbenjtë
dhe
trungjet që sillte uji nga zonat malore, mund të na vinin përpara. Ishim mbi
pesëmbëdhjetë persona,ku të shumtat ishin vajza. Kur papritur,fustani veref
(klosh) i një shoqes sonë, Elonës, u hap mbi ujë si parashut.
-Tani e hodhëm lumin me parashutën e
Elonës... klithëm njëzëri. Dolëm nga lumi të rraskapitur,të lodhur nga lufta me
ujin. Deri në bel i kishim rrobat të lagura që jo vetëm rëndonin po na futën
drithmat në palcë si ethet e gushtit.
Kur
rrezet e diellit puthën horizontin, duke i dhënë lamtumirën ditës, u nisëm për
në shtëpi.
Errësira
ra dalëngadalë në formën e një nape gri në ngjyrën e plumbit dhe si një mantel
madhështor mbuloi gjithësinë. Pas pak në kupën qiellore u dukën disa re të kuqrremta me vezullime që feksin në ngjyrën e
Bakrit që flasin për një të nesërme të bukur.
U
ngritëm nga tavolina dhe po bisedonim me ngadalë për kënaqësinë që na dha një
kafe në natyrë.
-Të
ngurosh për të pirë një kafe, është krim ndaj vetes,Bora. Ta haj dreqi jetën
tonë.
-E
tillë është gjendja jonë ekonomike , Arsen...
-Kjo
është gjendja e përgjithshme, zemër.Tani që u ndërrua sistemi,shumë banorë e
panë të udhës të mërgonin. I kanë lënë vartrat shkret. Pronat dhe shtëpitë kanë
ngelur si malli pa zot. Rrugicat e shtëpive i ka mbuluar bari.Bimët janë
tharë për një pikë ujë. Pikërisht për
arsye të tilla kam nguruar të largohem nga vendi im.
-Gjithsesi
me pagat që marrim nuk e përballojmë dot jetën,i dashur. Diçka duhet bërë...
- Ke
të drejtë. Me rritjen e fëmijëve, shtohen kërkesat edhe hallet. E kam menduar
dhe gjykuar disa herë,por duke atur parasysh vështirsitë tuja, nuk vendos dot.Kam
merak për ju të tre.E përballoni jetën pa mua?
-Nuk
them që të largohesh për vite të tëra.Mjafton vetëm pak kohë për të bërë një
dorë para sa të marrim pak veten ekonomikisht. I vështroja tinëzisht nën
qerpikë, Të katër mbanim kokat ulur, sikur prisnim të na hidhnin litarin në
qafë.
Kisha
bëëa një kërkesë pune për në në Italinë fqinje. Mu aprovua nga Amabasada
Italiane për 3 muaj,e cila mund të përsëritet nëse nuk shkelen rregullat.
Në
darkë para nisjes u mblodhëm të katër në tavolinë. Asnjeri nga ne nuk kishte
oreks. Ishte një gjendje e tendosur psikologike në familje. Në dukje ngjante sikur
ishte një darkë ndarjeje.
Papritur
e ndryshova gjendjen...- Gëzuar! Zemrat e mia ju e dini sa ju dua...Babi për
pak kohë do të largohet. Tre muaj shkojnë si uji.
Kanë
të drejtë, se është kurbet, rruga e të cilit nuk dihet. Kushedi me sa të papritura
do të ndeshesh.
-Shpirt,nuk
i fajësoj. Janë mësuar ta kenë babanë aty për çdo rast e nevojë. Gjithsesi nuk kam asnjë merak se të
kanë ty,Bora. Të nesërmen do të nisesha me traget.
***
Udhëtoja
drejt së panjohurës. Për çdo emigrant përballja me vendin,ku shkon për të
jetuar dhe punuar, përballja me njerëzit, me gjuhën dhe kulturën e tyre,është jo
vetëm mangësi, por dhe nevojë. Në këtë drejtim më ndihmoi gjuha se flisja
gjuhën italisht, të cilën e kisha mësuar vjedhurazi, sepse në vendin tonë edhe
muri ka vesh. Aty ku jetoja unë kishte shumë shqiptarë, të cilët kishin nevojë
që fëmijët e tyre të mësonin gjuhën shqipe. Nëse numri i fëmijëve shkonte deri
në dhjetë, shteti bujtës,punësonte një mësues shqiptar të diplomuar, i cili do
punonte pranë një shkolle.Me sjelljen time,me dijet
dhe me zbatimin e programit mësimor (didaktik) të vendit tim,fitova zemrat e
fëmijëve, të prindërve dhe komunitetit.Kështu u bëra mësuesi më i dashur në
shkollë.Madje gjuhën shqipe bashkë me shqiptarët e mësonin edhe dy fëmijë italianë.
Isha krenar për diçka të tillë. Ky ishte një sukses i vërtetë për mua. Plus që
paga ishte shumë e mirë, gjë që më nxiste të punoja më shumë.
Pushtetarët
e Rexhione Toskanës,ishin të kënaqur. E bënin vetë kërkesën për zgjatjen e
vizës. Unë mund të mos shkoja për dokumentin veçse më merrte malli për gruan
dhe fëmijët dhe shkoja në çdo 6 muaj.Qëndrova tre vjet në mërgim. Pushteti
zonal më falenderoi dhe vlerësoi si një mësues model.Më shpërbleu për punën e
bërë në tërësi,por veçanërisht për dy fëmijët italian që fal punës sime, mësuan
të shkruanin dhe të lexonin shqip. Gjëja më e bukur, madje e paharruar, ishte
një dëshmi nga nxënësit, të cilët më falenderonin me një shkrim në tabelën e
zezë.Mësuesi ynë është i jashtëzakonshëm.Faleminderit dhe ju jemi mirënjohës!
Kurse Presidenti Kuluror i Toskanës u shpreh:Nëse
ky zotëri po të ishte mësues për gjuhën italiane,sot do të ishte dekoruar me
çmimin “Nder I Toskanës.”
“Arseni është Mësuesi gojë ëmbël,
i dashur jo vetëm në gjuhë, por edhe në shkencat e tjera të gjithësisë. I
nderuar Z.Arsen, Sot Ju shpalleni “MËSUES MODEL, SI MISIONAR I DIJES!” Ju
urojmë suksese. Jemi të nderuar për punën e mirë që keni bërë.
Ishte një vlerësim i papritur, tejet i bukur dhe i paçmuar për mua si
emigrant.
U
ktheva sikur kisha jetuar në fundin e gjithësisë,por me një vlerësim solemn dhe
maksimal...,të cilin ma kishte mohuar vendi im, ku kam dhënë vlera për dy
dekada me rradhë. Do të largohesha me mbresa të thella nga shkolla,nga
nxënësit,stafi Pedgogjik dhe Bashkia (komuna) për mbrëmjen e bukur dhe tlë
pharuesne tlamtumirës U pëshëndeta me të
gjithë..
Tashmë
udhëtoja me avion. Po kthehesha në atdhe. Isha i ngrohtë se sigurova një garanci të vogël financiare të mirë për
një emigrant, por fitova dhe një përvojë të re,të pasur me kulturën e dy
kombeve miq. Është një lidhje e bukur mes dy vendeve fqinje. Asnjëherë nuk më kishte
shkuar në mendje se unë, një emigrant në pak vite,mora vlerësim nga ky vend bujtës
dhe mikpritës.
Zbrita
në aeroportin e Tiranës.Po papritur u lumturova nga sa pashë.Ishte diçka e
veçantë , e bukur që më mbushi me krenarinë e babait dhe të bashklshortit. Atje
më prisnin fëmijët dhe gruaja ime me krahë hapur! Ajo pritje e ngrohtë, e
plotësoi kuadrin e mozaikut të tre viteve larg shtëpisë, larg vendit tim dhe
nxënësve të mi. Përvoja në emigracion tregon se mësuesi ngelet mësues në çdo
vend të botës. Sa hyra në makinë, shoferi m’u hdh në qafë,gjë që më befasoi.Por
ai djalë e zbehu kureshtjen i pari.
-Mirëseerdhe në tokën mëmë’,
mësuesi im, mësuesi i disa brezave!
Ngrita
kokën dhe e pashë me vëmendje.
Agron,
më bëhet qejfi që të takoj.Po më çudit ,ti, a nuk je në universitet?
-Po
në fundjavë apo kur nuk kam ngarkesë mësimore, bëj taksistin.Heq shpenzimet e
mia studentore.Shoh nga njëherë mediat Italiane. Para 3-4 ditësh më kapi veshi
emrin tuaj që ju kishin vlerësuar si “Misionar i Dijes. “Urime
mësuesit tonë, Arsen!
Faleminderit
o djalë! Mësuesi kudo që të ndodhet,pak apo shumë kohë, ngelet gjithmonë e
tërheq detyra e mësuesit.Deri në frymën e fundit do të jem mësues.
Vlerësimin
Tuaj në Itali do ta festojmë.Nuk ka gjë më të bukur se kur mësuesin që na ka
dhënë dije shkencore, e vlerëson një vend i huaj me titullin , “MISIONAR I
DIJES.”
Ne s’kemi gjë në dorë, por institucionet arsimore,kanë
edhe gurin edhe arrën...gjithesesi para heshtjes së tyre na takon ne nxënësve
të tij t’i ngrehim në piedestalin e Panteonit vlerat e tij eduktive! Faleminderit,
Mësuesi im i Nderuar!
Vivra- 1 janar 2026