E diele, 01.03.2026, 11:25 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Lirika të shkruara në shkurt

E diele, 01.03.2026, 06:37 PM


Lirika të shkruara në shkurt

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1. Kur dashurova  për herë të parë

E mbj mend mirë,kur dashurova për herë të parë,

E ndjeva veten si në një galaktikë tjetër

Nga "shejtan" që qeshë,tani u bëra "goxha djalë"

Mbi flokët gjemb,një grusht me belladinë kam hedhur.

Dhe qeshem,paksa me veten,tani kur e kujtoj

Ato çaste dukesha si një zog fluturak

Po kush nuk u ndje si "tjetër",kur dashuroj

Tani që po shkruaj,jam plak.

Po "fajin" atë kohë ma pati PABLO NERUDA  *

Me vargjet e tij si"psallme"  në gojë

U bëra i guximshëm dhe miken e putha

Se nga PABLO NERUDA mësova si të dashuroj.

*PABLO NERUDA -Poeti Nobelist nga KILI. Thoshte:- Poetët dashurojnë tërë jetën dhe kanë thënë për të:" Faleminderit,PABLO,që na mësove si të dashurojmë."

2.  ANISA

Po ku je, o moj ANISA?

Kam kohë pa të parë.

Vij andej, tek rrugica

Dhe regtij me mall.

Vij andej si dikur

Mike, të kujtohet?

Dhe më bëhet sikur...

Me sikur a rrohet?

Nëse i lexon këto vargje,

Për ty,i kam shkruar!

Oh, të lutem, hajde-hajde!

Jam i përgjëruar.

Vij me shpresë,po fare kot

Aty nuk je parë

ANISA,nuk të harroj dot

Për ty,kam mall.

3. Nuk ka "turp" dashuria

Erdhe dhe kishe vajzën me vete

(nuk ishte e vogël,por 18-vjeçe)

M'u hodhe në kokë si të isha vetëm

Unë si "aktor"... sikur ruaja  "politesën"

Sado që u mundova,ta ndalja "shpërthimin"

Se gjame unë jam burrë me "namuz"

Po ti e njihje mirë Përparimin:

Një djall që nuk rrinte"sus"!

Dashuria nuk ka turp dhe nuk është racionale

Kush dashuron, është gati  t'i  hyjë detit në këmbë.

Ndaj u "kacafytëm" dhe u mbytëm me malle.

Dhe çupa që qe si"vëzhguese" mbrëmë.

Nuk jemi as të vetmit dhe as përjashtim

Mori me fakte dëshmon historia

Nëse po ndalem tek ky përjetim,

Dua t'ju tregoj që nuk  ka turp dahuria.

4. Sikur të kam pranë...

Ti më thuaj:-Sikur të kam pranë,

Por nuk është hiç ashtu.

Kam kapërcyer oqean

Dhe nuk jam tek ju.

Mijëra kilomtetra larg

Mu në fund të botës

Për ty shpirti më është plagë

Më luan çarku i kokës.

Ika unë nga nevoja

Për shkaqe familjare

Ah,ta dish, s'ma thotë dot goja

Po mbytem nga malle.

5.Loti  i nxehtë

Loti yt-valë i nxehtë

E pritta me buzë dhe buzën ma djeg

Thonë që i nxehti del me të nxehtë

Ndaj buzën time me tënden e pjek.

Tash i nxehti u rrit, u bë furrë

Që të dy u"poqëm" sa ramë të "sëmurë."

Po ti kishe "resurse" të mbushur "ilaçe"

Dhe më shërove "esnafçe"

Tiranë,25 shkurt 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sevdail Hyseni: Nastradini dhe qorrat Rrahman Rrahmani: 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës Dardane u shënua me një mbrëmje madhështore festive në Engelholm të Suedisë Don Fran Sopi: Përkujtimi dhe studimi — sot bashkohen në një pikë të vetme: në kërkimin e së vërtetës Fran Gjoka: Mesazh urimi mësuesit dhe drejtuesit, poetit dhe shkrimtarit Mevlud Buci në 75-vjetorin e lindjes Albert Vataj: Ermal Meta, me “Stella Stellina” solli në Sanremo një akt besimi në fuqinë e artit Sevdail Hyseni: S’ka punë..! Hazir Mehmeti: Filarmonia e Kosovës, koncert festiv në Vjenë Nexhmije Mehmetaj: Shënimi i Pavarësisë së Kosovës në Gjenevë Lekë Mrijaj: Struktura tripjesëshe e librit “Tragjiku i idealizmit shqiptar” si metodologji analitike në veprën e Prend Buzhalës Telegram ngushëllimi i Shoqatës "Trojet e Arbrit" me rastin e kalimit në amshim të Prof. Dr. Ramiz Abdylit Engjëllushe Sheme Koltraka: Po i bashkoj historitë e Kombit Asllan Dibrani – Luani: Kosova në udhëkryqe për president: Koha për një emër që bashkon kombin dhe tejkalon partitë Ndue Dedaj: Fundjavë në Kosovë mes miqsh Edison Ypi: Humba në Vlosh Albert Vataj: Shkodra... Shkodra asht kafshim malli Hysen Ibrahimi: Nejra Cej - 'Nejra e zgjuar' Kadri Tarelli: Shoqata “Durrësi Autokton”, pasuri e qytetarisë durrsake Albert Vataj: Hannah Arendt, një predikuese e kurajshme e besimit te e vërteta dhe të menduarit Sadbere Emshiu: 21 Shkurti – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare Albert Vataj: Lina Cavalieri, "Venus mbi Tokë", gruaja që tejkaloi mitin e bukurisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx