Kulturë
Telegram ngushëllimi i Shoqatës "Trojet e Arbrit" me rastin e kalimit në amshim të Prof. Dr. Ramiz Abdylit
E enjte, 26.02.2026, 06:52 PM

-E nderuara familje Abdyli,
-Të
nderuar studiues dhe historian nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata e
madhe atdhetare,
Lajmin
për kalimin në amshim të prof.dr.Ramiz Abdyli e morëm me shumë dhimbje.
Profesor Abdyli ka dhënë një kontribut të çmushëm për shkencën shqiptare.
Profesor dr.Ramiz Abdyli ishte punonjësi shkencor në Institutin e Historisë në
Prishtinë (1978-1994) dhe në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup
(1994-2004). Ishte njëri nga iniciatorët për themelimin e Universitetit të
Tetovës. Ligjëroi në katedrën e Historisë të UT-së (1995-2003; 2004-2009). Një
mandat ishte prodekan i Fakultetit Filozofik dhe më pas rektor i UT-së (2003).
Gjatë viteve 2008-2010 ushtroi postin e drejtorit të Institutit për Trashëgimi
Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Profesor Ramizi nuk ju nda
asnjëherë shkencës shqiptare ku është edhe autor i dhjetra veprave të botuara
si dhe shumë veprave tjera me dokumente.
Profesorin
e kujtojmë me shumë respekt,ai dha një kontribut të çmuar edhe në Shoqatën
"Trojet e Arbrit" ku ishte edhe koordinator për Maqedoni dhe
përgaditi edhe një sesion shkencor që Shoqata "Trojet e Arbrit" e
mbajti në Shkup. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë se Shqipërisë pikërisht
më 28 nëntor 2012, mbajtëm një sesion të madh shkencor gjithëkombtarë.Në këtë
sesion që i filloj punimet te Lidhja Shqiptare e Prizrenit fjalën e hapjes e
mbajti pikërisht prof.dr.Ramiz Abdyli. Profesori Ramiz botoi edhe disa punime
shkencore tek veprat e Shoqatës "Trojet e Arbrit" .
Shkenca
shqiptare humbi një profesor të çmuar kurse Shoqata "Trojet e Arbrit"
e kujton me nderë dhe respekt koordinatorin tonë për Maqedoni. Pushoftë në
paqë!
Në
emër të Shoqatës "Trojet e Arbrit", familjen dhe studiuesit e
historianët shqiptarë i ngushëllon,
Mr.sc.Nue
Oroshi Kryetar









