Kulturë
Engjëllushe Sheme Koltraka: Po i bashkoj historitë e Kombit
E enjte, 26.02.2026, 06:50 PM
Ukrainë,
tribune lirie
Nga Engjëllushe
Sheme Koltraka
Ukrainë,
moj heroinë
E
merr forcën ti nga dheu
Si
dikur Skënderbeu,
Perballon
Perandorinë.
Ukrainë,
trubunë lirie
Të
shkëlqen ylli i fitores,
Nëpër
flakët ec djegores
Sec
u dogje vflakadan burrërie.
Shtëpitë
tua morën flakë
Duke
perhapur ndriçim shprese
Moj
lule spërkatur vese
O
hyjnore e larë me gjak.
Trimat
i rrite me qumësht gjiri
U
dhe forcën e Anteut
T'i
dalin zot Atdheut
Çdo
ukrainas më i miri.
Mbi
vëllazërinë u turret rus mizori
Vrau
gra, pleq e fëmijë
Si
lugati t'i përpijë
Putin
emri i këtij Diktatori.
Për
troje të babës rreh një zemër
S'e
djeg flaka, s'e shpon plumbi
Në
liri të fluturoj pëllumbi
Në
Ukrainë, në më të bukurin emër.
Ukrainë,
ti je qëndresa
Po
i bën ballë një barbari
Me
fytyrën e një të marri
Për
gjithë botën ti je Shpresa.
Ukrainé,
ti je nderi
Rrezaton
porsi një diell
Je
yjesi në qiell
Në
shi plumbash ndrin ylberi.
E
gjithë bota është me ty
Se
ti je një hyjnore
Në
mes akullit lule bore
Diell
shprese ke në sy.
Ukrainë
me besim tek Zoti
Në
flori t'u kthefte loti!
Begati
të sjelltë moti!
T'u
bëftë plumbi gjyle topi!
Perballon
sot një kuçedër
Lufta
zgjati shumë vite
U
përvëlove e u cfilite
Por
ti ke të zjarrte një zemer...
Zemrës
nuk iu soska gjaku
Perballon
të egrat plagë
Dheu
yt ka plot vlagë
Rritka
trimat pranë çdo pragu.
Ndaj
të shtohet ty lavdia
Krenarë
valëvitet i yti flamur
Fëmija
luftoka porsi burrë
E
artë pér ty shkruhet historia.
Bën
qëndrese për shtëpi e troje
Hallall
u qoftë qumështi inënës
Në
llogoe u ledhaton drita e hënës
Edhe
pse ua helmuan ujin në kroje.
E
gjithë bota po bën çudi
Kush
u jep forcë qendrestareve.
Që
përballojnë dhunën e të marrëve
Trimërinë
Zoti ua dha stoli ...
Shembulli
yt forcë frymëzimi
Për
shumë popuj që vuajnë nën dhunë
Që
të ngrihen ta bëjnë furtunë
Të
shpëtojnë nga skllavërimi.
Apo
nuk po e kupton Despoti...
Shpirtligësia
ia verbon sytë
Por
më shumë i shton mizoritë
Ndëshkimi
i tij do vij prej Zotit...
Për
në Zoti është më i shenjti
Ndaj
s'e humbin kurrë besimin
Bekimi
i tij do të sjell çlirimin
Se
atdheu është më i shtrenjti.
Ndaj
qendoni ukrainas, o vëllezër!
Se
fitorja është me ju sot.
Ju
pershendes nga vendlindja e të madhit Kastriot
Bota
u mbështet me shpirt e zemer...
Ju
përballeni me Bajlozë e Përbindësha
Ju
jep forcë e guxim Zeusi
Shpirtin
tuaj dhuna nuk e kërrusi
Nëna
Ukrainë në djep heroizmin e tundka. .
Po i bashkoj historitë e
Kombit
I
lutem Zotit në jep kthjellësi
Per
Atdheun tim më shto dashuri
Historitë
t'i shkruaj që nga e kaluara
Oë
brezat mos të mbeten të harruara.
Shqipja,
më e vjetra në gjuhët e botës
Shqiptari
i rritur në prehërin e Nënë Lokes
Ku
meson mirë zakone e tradita
Me
ëmbëlsi fjale edhe unë u rrita.
Gjyshja
më falte vetëm buzëqeshje
Për
të më përkedhelur ishte gjithnjë e ngeshme
Porositë
e mia thoshte, mbaj vath në vesh
Dashurinë
për Atdheun në zemer të keshë.
Më
fliste për Zylyftar Podën e fuqishëm
Më
dysh e ndau përbindeshin e pamëshirmshëm
Me
fliste per heronjte që rriti Arvaniti
Për
shqiptari shpata u ndriti.
Hasan
Tasinin e lindi Çamëria
Akademi
lévizése e therriste Turqia.
Rektor
në të parin Universitet të Stambollit
Rreth
vetes i mblodhi shqiptarët për pavaresine e trollit.
Çamëria,
lule limoni në brigjet e Jonit
I
lanë plagët me pikat e lotit
Gjashtë
heronjtë e grekut janë arvanitas
Nga
dhimbja edhe guri po plas.
Çamëria
përse po mbahet peng?!
Kjo
është plaga që më shumë më dhemb...
Grekut
nuk ia kemi dashur të keqen kurrë
Në
vështirësi bukën ua poqem në furrë....
Kur
nenave e fëmijëve u ra vilania
Ndihma
vellazerore iu erdhi nga shqiptaria...
Si
perpiqen të shkombtarizojnë kombin shqiptar
Kur
shqiptarë për pavaresinë Greek janë vrarë.
Spiro
Ballkameni, i ndrituri kolonjar
Në
damarë ndezur kish gjakun shqiptar
Luftetar
i shquar për Pavaresi
Rrezatim
diellor kishte në sy....
Gjyshja
më mesoi si tëhollet byreku
Për
armikun gishtin në këmbëz e do dyfeku
Më
mesoi të gatis kafen e mikut
Më
mësoi si t'i bëj ballë çdo lloj armiku.
Figura
të shquara Kolonja ka njëzet e tetë
Që
të gjithë Atdhetarë të vërtetë
Ndaj
kolonjës i ndrinë krenaria
Gjithmonë
në ballë e ka shqiptaria.
Po
dal të shoh Manastirin e diturisë
Ku
u mblodhém dishepujt e gjuhësisë
Në
krye Fishta i Lahutës së Malësisë
Nënshkruan
alfabetin shqip, hyjnore e mrekullisë.
Alfabeti
që shqiptarëve u çeli sytë
Në
gjuhë të shkruar të tregojnë historitë
Alfabeti
i Gjuhës më të vjetër në botë
Në
sy fëmijësh nuk ka më lotë.
Apo
të flas për Xhemë Simnicën
Shqiptarisë
sa qe i solli dritën
Ai
luftoi sa për një mijë vjet
Të
shoh Shkupin e lirë, dheu nuk e tret.
Se
ty të vranë, o Xhemë Gostivari!
Vrasësi
ishte nga gjak familjari....
Drithërohesh
sa thellé shkon tradhetia
Nga
vëllai, nuni, kumbara e miqësia!....
Iliriadë,
nuk të shteroi kurrë mençuria
Arber
Xhaferi për shqiptari ishte mrekullia
Mendja
i peshonte si floriri
Përjetë
shkëlqen në gjerdan xhevahiri.
Kur
UÇK pushkën e shkrepi
Printe
në ballë dhe Ali Ahmeti...
Themelet
lirisë ia vunë te porta
Ndaj
vlerësim marrin nga gjithë bota.
Do
flas për Tri Balët e Pollogut
Lidhur
në miqësi me Pal Kastriotët
Fis
me tradita ishin gur-gurët
Si
zogj shqiponje u rriteshin cullët.
Bijë
e Gur-gur Tribalit ishte Vajsava
Si
zanë mali me tipare të larta
Ndaj
Pal Kastrioti e mori nuse për Gjonin
Kullën
e Kastrioteve ta ndriçonin.
Kulla
e Kastriotit të Kodër Gështenja
Aty
është themeli, pusi edhe rrënja
Katër
djem e pesë cuca
U
rritën në themelet ketu të kulla.
Kastriotët
alban dhe tribalet ilirianë
Miqësi
të përjetshme kanë...
Sa
të ketë diell edhe hënë
Do
të njohin babë e nënë!....
Tash
po dal nga Dardania
Të
më ulet pak idhnia
Shumë
të shtrenjtë e kanë lirinë
Shumë
të ndritur dhe historinë...
Në
Europë i pari është Dardani
Që
e njohu e u shkri metali
Me
metal prodhoi shpata
Ndaj
dhe korri fitore të arta.
Në
dritë dielli e errësirë nate
Armiqtë
i priti me teh shpate
Gjashtëqind vjet nëpër prita
Në
llogore fëmijtë i rritka!
Shumë
heronj e burra të shquar
Nëpër
breza kanë ndriçuar
Sa
erdh dita e Adem Jasharit
Lirisë
i vu vulën e Dardanit.
Me
gjak e firmosi lirinë
E
lartësoi gjithë shqiptarinë.
Me
Gjakovë e me Rugovë
Me
Drenicën lule zonjë.
Sa
heronj ka Dardania
Aq
yje ka qiellësia...
Nuk
mjaftojnë vargjet e mia
Në
faqet e saj i ka historia.
Tash
po dal në Liburni
Se
ka Tuz,Plavë e Guci
Ka
Tivar e ka Ulqin
Gjon
Kastrioti me ta bëri miqësnë.
E
dha Marën te Cernoviçi
E
kish kullën prej guri e jo prej qerpiçi
Erdhi
i pari në Betejë të Troj Vogjlit
Iu
bë krah Gjergjit, më të voglit.
Gjergjin
e ndihmoi miqësia e babës
Nga
të Angjelinës, Vlajkës, Jellës e të Marës
Dhe
Mamica vetë e veshur si djalë
Si
rrufe mbi turqit printe në ballë.
E
çfarë të flas për bëmat e tradhëtarit
Më
e shëmtuara qe Masakra e Tivarit
Pesë
mijë burra gjaku i kosovarit
I
vranë komunistët, gjaku i barbarit.
Mal
mbi mal është Dardania
Heroinë
që i rritet në çdo kohë lavdia
E
ka vrullin si vala e Drinit
Bashkë
me vrullin e Isa Buletinit.
Nuk
të thahet loti, Dardani e shkreta
Kur
sheh të vuaj nën sundim Presheva
Presheva
që luftoi më shumë për
Pavarësi
Po
e shkel me këmbë përbindësi i zi.
Isa
Buletini i priti plumbat në krahëror
Çau
pritat e erdhi në Vlorë.
Në
Vlorë ishin katër vilajete
E
shpallën Pavarësinë e shqipes më vete.
Po
sot Shqipëria ngjan me një arkivol
Konfiguracion
i trishtë është ky simbol.
Pas
Pavarësisë erdhi e tmerrshmja tragjedi
Në
pesë llokma trojet shqiptare i kanë shkri.
Në
Shqipërinë arkivol u mboll fara e djallëzisë
Shkatërruan
kishën edhe xhaminë
U
vodhën shqiptarëve të gjithë pasurinë
Me
gisht në gojë e lanë njerëzinë.
U
gëzuam kur erdh demokracia
Por
nën rrogoz fshehur rrinte djallëzia.
Në
heshtje priste të gjente volinë
Sot
demokracinë hedhur e kanë në greminë.
Trishtohet
populli nga ky kiamet
Me
emrin e zi narkoshtet.
Në
mes të ditës I përpinë lubia e egër
Njerëzit
nga sytë këmbët ikin sit ë verbër.
Ikin
me shumicë se u është prish jetesa
Nëna,
baballarë me nipër e mbesa
Kuturu
ikin në të huajat dhera
Shtëpitë
u shembën, ua mbulon ferra.
O
ju shqiptarë, mos e humbni shpresën!
Në
vendin tuaj derdheni djersën!
Se
vjen një ditë të shpërblehet mundi
Lum
ai që shpresën nuk e humbi!
Sa
shumë devra ka parë Atdheu!
Nga
shpresa mori forcë Skënderbeu
Bëri
luftë, mbeti legjendarë
Përjetësoi
me lavdoi emrin shqiptarë!
Bekimin
e Zotit kemi me vete
Do
të bashkohemi katër vilajete
Dardani,
Çamëri, Iliriadë, Liburni
Një
flamur, një shqiptari.









