E shtune, 28.02.2026, 08:55 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: S’ka punë..!

E shtune, 28.02.2026, 05:07 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

S’ka punë..!

Ankohet dentisti: - S’kam punë!,

Ia kthen Xharrahu: - Ta them unë:

Pacienti ka tridhjetë e dy dhëmbë,

kurse unë, vetëm një ndër këmbë!

Me synet një herë në gjithë jetën,

si ta mbush i shkreti unë kuletën?

Kërcen varrmihësi: - Jam me ty,

njëherë vdes njeriu, s’e sheh me sy!

- Lekët te mjeku, mos i qofsha falë,

të rrjep si kasapi sa të jesh gjallë!

Tha një qytetar me shpirtin në fyt:

- Neve Qeveria na kërcen përditë!

Sipër kolltukut, hajni palon banknota,

qesh nën mustaqe: - Kështu e do bota!

Ju flini gjumë e ushqeheni me ideale,

unë bëj pazare - ju numëroni halle!

Shpërthen Aga Hoxhë si prej tavanit:

- Keni pak mëshirë n’ditë t’Ramazanit!

Mos u grindni mes vete si ujku me ujk,

mëkatet nuk fshihen, ulur mbi kolltuk!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx