| E shtune, 28.02.2026, 05:07 PM |

Sevdail Hyseni
Satirike
S’ka
punë..!
Ankohet
dentisti: - S’kam punë!,
Ia
kthen Xharrahu: - Ta them unë:
Pacienti
ka tridhjetë e dy dhëmbë,
kurse
unë, vetëm një ndër këmbë!
Me
synet një herë në gjithë jetën,
si
ta mbush i shkreti unë kuletën?
Kërcen
varrmihësi: - Jam me ty,
njëherë
vdes njeriu, s’e sheh me sy!
-
Lekët te mjeku, mos i qofsha falë,
të
rrjep si kasapi sa të jesh gjallë!
Tha
një qytetar me shpirtin në fyt:
-
Neve Qeveria na kërcen përditë!
Sipër
kolltukut, hajni palon banknota,
qesh
nën mustaqe: - Kështu e do bota!
Ju
flini gjumë e ushqeheni me ideale,
unë
bëj pazare - ju numëroni halle!
Shpërthen
Aga Hoxhë si prej tavanit:
-
Keni pak mëshirë n’ditë t’Ramazanit!
Mos
u grindni mes vete si ujku me ujk,
mëkatet
nuk fshihen, ulur mbi kolltuk!
(Karikatura marrë nga
interneti)