E diele, 01.03.2026, 11:25 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Nastradini dhe qorrat

E diele, 01.03.2026, 06:33 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Nastradini dhe qorrat

Njëherë moti, tre qorra u ulën me gëzim,

te porta e xhamisë për të kërkuar ndihmë.

Ishte ditë xhumaje, hoxha ligjëronte mirësi,

ndërsa lypsarët ankimonin fatin e tyre të zi.

Atypari ja Nastradini, kalon me kokën lart,

që humorin e kishte sport dhe ironinë zanat.

Nxori nga xhepi një kuletë, të mbyllur si qese,

me monedha që kërcisnin si kambana shprese.

U afrua ngadalë dhe tundi kuletën me zhurmë:

- Merrni! - u tha me zë e me të qeshura shumë.

Monedhat rrangëllinin brenda kuletës si tik-tak,

e qorrat ia nisën të kërkonin, pa u lodhur aspak.

Filluan të zihen e të shtyhen me bryla e grushte,

kush të kapte më shumë dhe xhepat t’i mbushte.

Njëri godiste me shkop, tjetri e zinte për gryke,

rrëmujë që përngjante në një ndeshje dramatike.

Nastradini qeshte me bark, desh shkrihej në gaz:

- Sa lehtë njerëzit besojnë në zhurmën e parasë!

Shumë respekt për filozofinë e urtësisë popullore,

se ajo sheh edhe atëherë kur ne nuk shohim fare!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rrahman Rrahmani: 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës Dardane u shënua me një mbrëmje madhështore festive në Engelholm të Suedisë Don Fran Sopi: Përkujtimi dhe studimi — sot bashkohen në një pikë të vetme: në kërkimin e së vërtetës Fran Gjoka: Mesazh urimi mësuesit dhe drejtuesit, poetit dhe shkrimtarit Mevlud Buci në 75-vjetorin e lindjes Albert Vataj: Ermal Meta, me “Stella Stellina” solli në Sanremo një akt besimi në fuqinë e artit Sevdail Hyseni: S’ka punë..! Hazir Mehmeti: Filarmonia e Kosovës, koncert festiv në Vjenë Nexhmije Mehmetaj: Shënimi i Pavarësisë së Kosovës në Gjenevë Lekë Mrijaj: Struktura tripjesëshe e librit “Tragjiku i idealizmit shqiptar” si metodologji analitike në veprën e Prend Buzhalës Telegram ngushëllimi i Shoqatës "Trojet e Arbrit" me rastin e kalimit në amshim të Prof. Dr. Ramiz Abdylit Engjëllushe Sheme Koltraka: Po i bashkoj historitë e Kombit Asllan Dibrani – Luani: Kosova në udhëkryqe për president: Koha për një emër që bashkon kombin dhe tejkalon partitë Ndue Dedaj: Fundjavë në Kosovë mes miqsh Edison Ypi: Humba në Vlosh Albert Vataj: Shkodra... Shkodra asht kafshim malli Hysen Ibrahimi: Nejra Cej - 'Nejra e zgjuar' Kadri Tarelli: Shoqata “Durrësi Autokton”, pasuri e qytetarisë durrsake Albert Vataj: Hannah Arendt, një predikuese e kurajshme e besimit te e vërteta dhe të menduarit Sadbere Emshiu: 21 Shkurti – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare Albert Vataj: Lina Cavalieri, "Venus mbi Tokë", gruaja që tejkaloi mitin e bukurisë Ndue Dedaj: “Teksti fals” në letërsi – ja pse nuk duhet lejuar!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx