E shtune, 28.02.2026, 08:56 PM (GMT)

Kulturë

Fran Gjoka: Mesazh urimi mësuesit dhe drejtuesit, poetit dhe shkrimtarit Mevlud Buci në 75-vjetorin e lindjes

E shtune, 28.02.2026, 06:55 PM


MESAZH URIMI, MËSUESIT DHE DREJTUESIT, POETIT DHE SHKRIMTARIT MEVLUD BUCI NË 75-VJETORIN E LINDJES

(SHKRIM PROFIL NË DITËN E 7 MARSIT )

Shkruar nga: Fran Gjoka

Vitet ikin shpejt, duke lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë, breza që sakrifikuan shumë nga vetja për t’u dhënë dije e kulture brezave. Dhe vjen një ditë dhe del në pension. Sa më të thella të jenë njohjet, aq më të thella dhe të veçanta bëhën kujtimet. Por nuk janë vetëm vitet e punës ato që të bëjnë të vlerësuar dhe që të japin personalitet, janë veprat e mira, qëndrimi korrekt me njerëzit, mirëkuptimi dhe toleranca. Sa më shumë i njohim shokët e miqtë, veçanërisht në momente të vështira, aq më të thella janë dhe rrënjët e kujtesës. Nëse disa njerëz harrohen dhe kalojnë në jetën tonë si pa u ndierë, të tjerët mbeten të fiksuar fort në kujtesë dhe kështu bëhën të paharrueshëm. Kjo e dyta ndodh veçanërisht me njerëzit e punës, me ata që ndeshen me vështirësitë dhe u japin zgjidhje atyre, me ato që i shërbejnë drejtpërdrejt vlerave të jetës dhe qëllimeve të larta njerëzore. Do të ndalemi tek njëri prej atyre njerëzve të sakrificës, të përkushtimit, të vetmohimit dhe të pastërtisë morale. I tillë është portreti i Mevlud Bucit, figurë e njohur e gazetarisë, artit pedagogjik dhe i letërsisë. Vjen në 75-vjetorin e tij te lindjes i nderuar e krenar. Jetë të gjatë dinjitoze burrit të vlerave e virtyteve të larta njerëzore. Jemi njohur dekada të shkuara në redaksinë e gazetës “Mësuesi”, gazetë me peshë në fushën e didaktikës dhe të edukimit, e cila vinte në lëvizje dhe nxiste dashuri ndaj mësimdhënies, çonte përpara vlerat e arsimit shqip, por tani ajo gazetë i mbetet kohës së shkuar, padrejtesisht ajo nuk ekziston më. Mevlud Hazis Buci u lind me 2 mars 1951, në Lukan (Kater Gryket - Selishtë - Diber). Ai ka mbaruar arsimin fillor në Kacni e Lukan dhe shkollën 7-vjeçare në Lunare të Kater Grykeve, me rezultate të shkëlqyera, pastaj shkollën pedagogjike "Luigj Gurakuqi" në Elbasan, fakultetin e mësuesisë me rezultate të larta, po ashtu të gjitha kategoritë e kualifikimit të mësuesisë. Në vitet 2011-2013, përfundon studimet pasuniversitare në fakultetin e Shkencave Humane të Zotuara të Edukimit dhe mori graden për Drejtim dhe Administrim në Arsim. Ka punuar 46 vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, si drejtor e nëndrejtor në shkollat, ndër më t? mëdhatë e të veshtira, në Diber e Tiranë. Përkatësisht në shkollat "Kadri Abdihoxha" Qafë Murre, Selishte, "Kolë Jakova" si drejtor; në Laknas, si zv. drejtor, në shkollat e mesme "Ataturk" e "Sander Prosi". Tiranë, si organizator e mësimdhënës në shkollat "Sadi Nuri" Yrshek e "Murat Toptani" në Tiranë. Mban titujt "Anëtar nderi i Diaspores", dhënë nga gazeta "Emigranti" dhe "Mësues i dalluar", dhënë nga Ministria e Arsimit. Mbi 50 vite ka shkruar në mjaft organe shtypi, lokale dhe qendrore, mban vlerësime në shtypin publik, ushtarak dhe nga revista shkencore. Ka shkruar me qindra artikuj në revistën "Hosteni" me pseudonimin "Runja"; në revisten "Obelisk", "Humor shkodran", "Kunji", "Mësuesi", "Humor e satirë", "Urtësia", "Gjuha jonë", "Emathia", "Arsimi sot dhe nesër", "Rreth e rrotull”etj. Është një bashkëpunëtor i rregullt i gazetës "Rruga e Arberit", me fokus shkrimet mbi traditen dhe etno-kulturen. Për shume vite ka qenë bashkëpunëtor i Radio Kukësit, Radio Tiranës, bashkëpunëtor shkencor i Akademisë s? Shkencave (Instituti i Folklorit).

Mevlud Buci është stërnip i Hoxhë Bucit (Mulla Bajram Bucit), i cili ishte Sekretar i Lidhjes së Prizrenit për Dibrën, shok i Iliaz Pashë Dibres, zotërues i 7 gjuhëve të huaja. Me babanë e me të birin, Hoxhë Buci u vra për atdhe në shtator 1913, me të birin Mustafanë e Hoxhë Bodinin, në malin e Petrinos (Petrino) në mësymjen e dytë kundër serbve. Kulla e Bucit historikisht ishte bazë e patriotëve të Dibrës e më gjerë. Xhaxhai, Bajram Buci (i Riu) ishte luftëtar i lirisë qysh në njësitin e parë të çetës së Dibrës; shtëpia ishte bazë e luftëtarëve të lirisë të Dibrës, Matit e më gjërë. Mevlud Buci është nip i kullës atdhetare të Manukëve të Luznisë: Hazis e Demir Manuka, burrave të shquar e mentarë: Rrem, Destan, Naim, Sakip, Fetah, Maliq, Seit, Gani, Veli dhe Naim Manuka. Më 1920, dajat qëndrestarë e shndrruan kullën në kala qëndrese ku, në rrethim, u vra edhe komandanti serb, gjeneral, - thotë muza popullore. Babai i tij, Haziz Buci, ishte njeri i vlerave, i njohur në krahinën e Dibrës për fjalën e tij bindëse dhe të sinqertë. Ai i ftonte bashkëfshatarët e vet dhe të krahinës për bashkëpunim, unitet dhe pajtim. Toleranca dhe bashkëjetesa ishin për Haziz Bucin, tipari dallues, që e bënte të rrezatonte mirësi e dashuri tek miqtë dhe shokët e shumtë të tij, me të cilët punonte e ndante të mirën me fatkeqësinë njerëzore. I priste dhe i përcillte njerëzit si vëllezër dhe shokë në shtëpinë e tij. Sa jetoi, kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij. Mbeti deri në frymëmarrjen e fundit i dashur me të vërteten dhe i rreptë me padrejtësitë. Fëmijëria dhe adoleshenca nuk ishin të lehta për të e ndaj ky është shkaku i një miredukimi e shkollimi me sakrificë, të cilat ai ka ditur t’i mundë shumë mirë. Ishin pikënisjet librat që lexonte, që e bënë të shtonte dhe mundësinë e shprehjes në komunikimet me njerëzit. Që në rininë e hershme të tij, Mevludi veçohej si një djalë fjalëpak, pa zhurmë dhe me energji të pashtershme, dashamirës që nuk iu dëgjua kurrë zëri për keq, gojëmbël, kurajoz që mbron me dinjitet pikëpamjet e tij. Shumë shpejt u shndërrua një ndër figurat e dashura publike jo vetëm për Dibrën dhe Tiranën, por në tërë Shqipërinë. Duke qënë një burrë malësor me tradita të shkëlqyera finsike, trashëgoi e përcolli për 50 vjet tek brezat e rinj mesazhin e një kulture të ngritur dhe profesionalizmi të spikatur. Tek Mevlud Buci mendimi dhe prokupimi i vazhdueshëm qendron përherë zgjuar, ashtu siç rrin ndezur në një vater të ngrohtë familjare, ëndërron aspiraten e shpejtë dhe rrugën për një demokraci të vërtetë dhe integrim dinjitoz dhe të natyrshëm europian. Ndërsa bashkëshortja e tij, Shahe Buci, dhe pse ka vite që ka dalë në pension, ajo punon dhe shërben me devotshmëri familjes së saj. Cilësitë e vyera, edukaten dhe kulturen e lartë, Shahja e përcolli te shtatë djemtë dhe vajzat e saj, teksa shfaq një dobësi të veçantë për trembëdhjetë nipërit dhe mbesat e saj. Për Shahen dhe familjen janë ëmbëlsira e shpirtit. Këta shtatë pasardhës shikojnë sot te prindërit e tyre modelin e prindërve të devotshëm, babain e tyre të mirënjohur e shembullor në gjithçka, të nënës së tyre, që personifikon modelin, figurën e një nëne të dhembshur, të dashur dhe me dijeni të shumta për jetën. Një nënë, një zonjë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një qytetare me emancipim bashkëkohor. Mësuesi dhe drejtuesi, poeti dhe shkrimtari i talentuar i “Kater-Grykeve”, Diber vazhdoi të shkruajë me pasion, ku trajtonte me vërtetësi problemet e arsimit. Sot, në 75-vjetorin e lindjes, Mevludi është ende energjik, pasionant dhe i shkathët, një studiues dhe intelektual i mirë që rrezaton vlera të rralla dhe talent të spikatur. E shikoj me respekt, flasim shpesh e me përzemërsi dhe gjithnjë më sjell ndërmend natyrën e tij fisnike të njeriut me zemër të madhe dhe me shpirt të gjerë. Te karakteri i tij burrëror mund të shikosh një shpirt tepër human dhe një vendimarrës për t’i dhënë zgjidhjen e duhur në momentin e duhur problemeve të drejtimit dhe menaxhimit me efikasitet të arsimit. Mevludi i gëzohet aftësive të tij, përpjekjeve, mundit dhe djersës, sakrificave dhe dinjitetit. Skaliti dhe portretizoi figurën e një mësuesi, drejtuesi, gazetari dhe shkrimtari të afirmuar. Është botues i 29 librave dhe pesë librave të tjerë që shumë shpejt presin driten e botimit. Një fjalë e urtë thotë: “Duhet hedhur hapi i parë, që të nisesh rrugën drejt shtigjeve të reja krijmtarie”.

1. "Krushqia e korbit", libër me satira, epigrame, epitafe, 1997.

2. "Udha e mirësisë", libër me poezi lirike - filozofike, 1998.

3. "Metafora e Shpirtit", libër me një mijë aforizma të krijuâra, 2000.

4. "Thirrje njerëzore", libër liriko-epik, poezi, 2001.

5. "Drita hyjnore", libër publicistiko-letrar" me 12 kapituj, 2002.

6. "Krushqia e korbit", ribotim me shtesa, fabula, satira, epigrame, 2002.

7. "Foleja e shqiponjes", libër poetik për fëmijë, 2003.

8. "Koha thërret", libër satirik, fabula, satira, aforizma, 2003.

9. "Fletorja e artë e Sander Prosit", libër publicistiko-letrar, 2004.

10. "YIbere mençurie", libër me 1030 aforizma filozofike të krijuara nga vetë autori, 2005.

11. "Selim Brahja i Saukut-shenjtor i lirisë", libër publicistiko-letrar, 2005.

12. "Metafora e shpirtit", libër me 1500 aforizma të krijuara, ribotim me shtesa, 2005.

13. "Diplomat diplomacia", libër satirik me 21 poema, 2005.

14. "Dritare fisnikërie", libër publicistiko-letrar për vlerat e figurat arsimore dibrane dhe mbarëkombëtare, 2007.

15. "Fjalor me shprehje dhe njësi frazeologjike nga Dibra", 2008.

16. "Prova shenjtërie", libër publicistiko-letrar për shenjtërimin njerëzor për Buzemadhen e shenjtë, 2008.

17. "Myftinia e Dibres dhe magjistër Ruzhdi Lata", libër studimor, 2008.

18. "Bukuria e universit të besimit", libër studimor, 2008, me 1015 aforizma të krijuara për dritën e besimit, vëllazërimin fetar.

19. "Alegoria e Luznisë dhe gjuha e zogjve", libër monografik me studime publicistike-letrare, krijimtari e hulutmime, 2010.

20. "Një jetë në pavdekësi", libër publicistiko-letrar për martirin e demokracisë, Mark Tom Rozhani, me shtatë kapituj, 2012.

21. "Qëndrestarët e flamurit", libër studimor me 5 kapituj, për figurat kombëtare-atdhetare., 2012.

22. "Udhët e fisnikërisë", libër publicisiko-letrar, për figura t? ndritura të fisnikërisë, të punës, arsimit e kulturës, 2013.

23. "Alegoria e Dibrës, filozofi e shekujve", (Gjurmime alegorike, anekdota, shprehje popullore), ribotim, 2014.

24. "Dritë jete, dritë vlerash", libër publicistiko-letrar me shkrime, skica, krijime për vlerat njerëzore.

25. "Qesh e qaj me lot", libër me poezi satirike, fabula, aforizma satirike, tregime.

26. "Mexhit Capa dhe krahët e fisit", libër publicistik-letrar me 10 kapituj, 2020.

27. "Shenjtëria", libër liriko-epik, poezi me një pjesë të krijimtarisë në 50 vite të botuara në shtypin letrar (2020).

28. "Hoxhë Buci i Dibres dritëshenjtëria për mëmëdhenë" (Libër monografik) 2021.

29. "Alegoria e Dibrës, filozofi e shekujve", (Gjurmime alegorike, anekdota, shprehje popullore), ribotim, 2022.

Përfshirja në këtë veprimtari krijuese 50-vjeçare ishte për Mevlud Bucin një përvojë e bukur dhe interesante, pasi kështu u njoh me shumë njerëz të ndryshëm dijetarë, shkrimtarë, shkencëtarë, por dhe me shumë njerëz të thjeshtë, të cilët e respektonin dhe i hapnin derën e shtëpisë në çdo kohë. Ai sot është i vetëdijshëm kur thotë se çdo studim apo kërkim shkencor, kur kryhet jashtë kohës së procesit mësimor, është investim për të ardhmen. Kur vitet kalojnë dhe del në pension, secili e ndien sa vlen dhe sa çmohet në mjediset akademike dhe në shoqërinë krijuese. Studiuesi Mevlud Buci, në ato qindra shkrime të tij shpreh shpesh dhe paaftësinë e disa mësuesve për shkak të nivelit të ulët profesional, është një nga faktorët më me rëndësi, por dhe degjenerimi i teksteve mësimore ka bërë të veten. Ai këshillon gjithnjë institucionet arsimore që t’i kushtojnë më shumë vëmendje arsimit kombëtar dhe në veçanti investim arsimit të fëmijëve. Mevlud Buci i Dibres dhe i gjithë Shqipërisë nuk pushon së shkruari. Me sa duket është ngacmuar nga thënia e Sami Frashërit: “Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë”. Një jetë e tërë në mësuesi dhe krijmtari është mbushur sot me shumë synime e vlerësime të merituara. Në shtator 1986 i jepet titulli “Mësues i dalluar” për interpretim  pedagogjik të problemeve të arsimit. Në vitin 1984 dhe 1988 i jepen dy medalje “Naim Frasheri” të klasit të dytë dhe të tretë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të asaj kohe. Në janar 2004 “Çertifikatë Mirënjoheje” shkolla, media dhe të drejtat e njeriut. Mevlud Bucit i jepet Çmimi i dytë për poemen “Epika e Koliçit”, në konkursin “Krijmtaria Dibrane 2007”. Po në vitet 2008 dhe 2009 për librin më të mirë në fushën shkencës, kulturës dhe artit  islam. Më 30 tetor 2019, nderohet me "Mirënjohje" nga shkolla 9-vjeçare Vranjt, e Kastriotit të Dibrës për arritje në mësimdhënie dhe për botimin e librave të tij. Me motivacionin "Për kontribut te veçantë në mësimdhënien e nxënësve". Krijimtaria juaj eshtë një dritare më shumë për të ardhmen tonë". ?? 12 shtator 2020 ka marrë "Çmimin e Karrierës" në konkursin "Muza Budiane 5" (organizuar në shkallë mbarëkombëtare). 15 nëntor 2020, nderohet me Mirënjohje për poezinë e botuar në antologjinë poetike "Na bashkoi poezia 7". 16 shkurt 2021 vlerësohet me titullin e lartë "Nderi i Shoqatës BPVPSH" me këtë motivacion: "Për bashkëpunimin efektiv me kryesinë e shoqatës BPVPSH, si zëvendëskryeredaktor i gazetës "Zëri i të moshuarve" dhe si botues i 30 librave në prozë, poezi e satirë". Po në vitin 2023 i jepet Çmimi i Tretë “Muza Poetike Budiane”. Në vitin 2024 i jepet Çertifikatë Mirënjoheje dhënë në festivalin e tetë kombëtar “Muza Poetike Budiane”. Në 29 librat e tij lexohet sharmi i atdhedashurisë dhe i lirizmit më të lartë, realitetit më të mrekullueshëm, aq i lexuar dhe në të njëjtën kohë dhe modest. Mbetet një studiues aktiv, nuk lodhet kurrë nga hulumtimet dhe kërkimet shkencore, duke treguar mesazhin e një kulture të ngritur  dhe profesionalizmi të spikatur. Gjatë bisedës me Mevludin vazhdon të ketë ende një merak që s’i jepet ende titulli “Mirënjohje e Qarkut të Dibres”. Ndaj ky institucion duhet t’i akordojë njëzëri këtë titull të premtuar kohë më parë, se ai nuk i përket vetëm Dibres, por tërë Shqipërisë. Vetëm kështu do të gjejë zbatim ajo thënia e dramaturgut nobelist, H. Pitersen: “E vërteta është e kapshme, kërkimi i së vërtetes është detyrim”. I shqetësuar mbetet Mevludi kur thotë se ne nuk duhet të lejojmë të papërgjegjshmen e qeveritarëve të sotëm, si ato të ikjes masive të rinjve nga vendi në këto dhjetë vitet e fundit, por duhet të krijojmë me çdo kusht kondita të favorshme në këtë drejtim. Duhet të ngrihemi me forcën e dinjitetit kombëtar, patriotik dhe intelektual që t’i pritet rruga kësaj të keqje të madhe, e cila ka marrë përmasat e një sëmundje galopante. Në këtë vend sa të bukur, aq dhe të pasur, ka vend për të gjithë që të jetojmë mirë”. Sot Mevlud Buci u gëzohet aftësive të tij krjuese dhe hulmtuese të tij, përpjekjeve, mundit dhe djersës, sakrificave dhe dinjitetit. Skaliti dhe portretizoi figurën e një personaliteti me vlera të mëdha intelektuale. Duke biseduar me këtë mësues pensionist, të duket se dëgjon zëra brezash në vite tek rrëfejnë se mësues Mevludi ka bërë ç’është e mundur të kryejë më së miri detyrën e mësuesit dhe drejtuesit të vërtetë. Shërbeu për 50 vjet drejtues shkolle në Diber e në disa shkolla të mesme të Tiranës, duke mos kursyer asgjë nga vetja, duke i dhënë nga shpirti i tij i madh e bujar gjithçka për nxënësit, rrezatoi kudo kulturë dhe me plot pasion u dha dije e kulturë brezave. Një jetë e tërë në mësuesi, gazetari dhe krijmtari letrare është mbushur sot me shumë synime e vlerësime të merituara. Mevlud Buci është dhe mbetet një burrë ideal, një shkrirje të gjërë miqësie e shoqërie nga të gjitha trevat shqiptare, duke skalitur me atë portretin e një malësori të vërtetë dibran dhe krenar që rrezaton vetëm mirësi dhe frymë atdhedashurie. Një prind që u gëzohet fëmijëve të tij, nje gjysh ku reflekton përkujdesje dhe dashuri atërore për nipërit dhe mbesat. Unë, si shok dhe mik i tij, i uroj në 75-vjetorin e lindjes së tij shëndet dhe jetë të gjatë bashkëshortore! Kudo ti mbetesh përherë i nderuar e krenar, si një zë intelektuali të përkushtuar dhe me integritet të lartë njerëzor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx