E marte, 03.03.2026, 10:42 PM (GMT)

Kulturë

Eduard A. Skufi: E papritura befasuese në qiell “e mbetur”… dhe intriga në tokë “e zbritur”

E marte, 03.03.2026, 06:57 PM


E PAPRITURA BEFASUESE NË QIELL “E MBETUR” ...

DHE INTRIGA NË TOKE “E ZBRITUR”

Përjetim

NGA DR.  EDUARD  A.  SKUFI, ATHINË

Ishte një ditë fillimi Qershori e vititi 1999, kur ditëlindjen time do ta kaloja në ajër. Ai udhëtim flururues kishte një veçanti, pasi po më përcillte për në airport, bekimi i nënës. Ajo e prekur, por me        një buzëqëshje që kur nuk ju shua, duke më përqafuar, mes emocionesh më  tha: “ Shpirti   i  nënës, kujdes, thesar im  je ti”...,  unë  duke i përkëdhelur flokët, ju përgjigja... “por  florinjtë  e  vërtetë  mi  dhurove  ti”!

Si zakonisht ajo më pregatiti me kujdes valixhen e udhëtimit dhe mua nolstalgjia më çoji në valixhen e emigrimit. Për mua, ajo valixhe ishte një copë e identitetit tim, një pikë referimi, por  kishte dhe një kuptim  metaforik, ngaqë  sillte  aq emocione  dhe  kujtime...

Aeroplani ishte bërë  një ndajshtim i pranishëm, i të zakonshmes  profesionale, por kësaj here përmbante dhe një tranzit. Më duhej të udhëtoja me Lufthansen, nga Athina në Frankfurt dhe prej andej tranzit, për në  Stokholm  me  kompaninë  ajrore  SAS. Ai ishte kësaj  here  destinacioni  im  shkencor, me një sërë kujtimesh që flasin. Unë isha pak i vonuar, për shkak të preokupacioneve, ndërsa  kolegët  e  mi, kishin  udhëtuar  një  ditë    parë.

Nga mbritja në Frankfurt, sipër në shkallë duke zbritur “kushëriri” me  zonjën  dhe  fëmijët

Unë kisha zgjedhur fluturimin e hershëm të mëngjezit, që ta kisha kohën përpara. Në aeroplan përçudi nuk kishte shumë pasagjerë, zura vendin tim pranë dritares, vendet pranë meje ishin të lira. Sodita për pak natyrën dhe fillova  të rishikoj referatin tim për në  kongres. Paralelisht hidhja nga një sy dhe    libërthin, me atraksionet e Stokolmit. Here pas here piloti kapiten, na  informonte  ku  ndodheshim, duke e  ilustruar fluturimin. Ishte një kohë e bukur, me qiell të kaltërt, që të  jepte  mundësi  ta  shijoje  udhëtimin. Papritur një aeroplan i vogël prej letre ra mbi librin tim. Dy fëmijë çapkën, e  mjaft të lezeçëm, rreth 6-7 vjeç, në sediljet pranë, me shikimin e penduar kërkonin falje. Njeri prej tyre i qeshur, brun me sy të zinj, portreti i tij më kujtonte këngëtarin e vogël, Hoselito, ndërsa tjetri më serioz, bjond me sy të kaltër, më ngjante  me vogëlushin artist, sovjetik Pavel  Boriskin,    petkun  e  Vanjës   tek   filmi “Fati  i  Njeriut ”.

Buzëqeshja ime i afroi, morrën aeroplanin letër, për të vazhduar lojën. E ëma dhe i ati i qortuan me takt dhe ata u kthyen në vendet e tyre. Pas pak vijuan me një lojë tjetër, ishte një loje me letra, ku çdo letër simbolizonte një personazh të antikitetit, kush e gjente fitonte. Kështu loznin dhe edukoheshin. Për një çast u grindën dhe kërkuan mendimin tim. Unë them se në këtë figurë është Platoni, spjegoi bruni, ndërsa vëllai im mendon për Sokratin. Këtu mbrapa shkruan P..., domethënë Platoni. Ngjajnë me njeri tjetrin në pamje, u spjegova duke qeshur. Kështu ata erdhën përsëri pranë, të më bënin shoqëri. Unë i ndikuar nga rasti, u  improvizova  një  lojë me copëza të prera  kartoni, ku kisha shkruar një fjali, e cila mund të lexohej, nëse  bashkoheshin  saktë  pjesët e  puzzle-it. Ata shpejt e  zgjidhën  sekretin  dhe  fjalia “ I love  You”, u    e  dukshme.

I ati u afrua drejt meje, duke më kërkuar falje për shqetësimin që mund të shkaktonin fëmijët. Papritmas, shikimi  i tij u ngul mbi emrin në referatin tim dhe mbeti për pak atje. Jeni doktor, më tha. Po i thashë, po shkoj në Stokolm për një kongres. Quheni Skufi, më tha me një zë  të ulët. Nga jeni?! Shtoi me zë të dridhur. Nga Albania, pohova i çuditur. Ai u zbeh pak në fytyrë. Keni ndonjë lidhje me Polikseni Bularatin, Skufin apo thjesht  sinonim... Aeroplani futej mes rresh dhe herë errësohej drita në kabinë, herë hapej...Nuk e di ishte vërtet një turbulencë e aeroplanit, apo  trokitje në shpirtin tim. Lirova gravatën dhe shqiptova i befasuar:               “ Eshtë  gjyshja ime. Oh, my God... Pas possible...e pamundur”!!!                Ai siç ishte në këmbë u ul menjëherë në sediljen bosh. Keni njeri tuajin në Greqi, ripyeti. Gjyshja më ka thënë se ka motrën e vogël, Fereniqin, të martuar me një argjendar të dëgjuar, spjegova. I mbushur me djersë mbeti për pak pa folur, mes emocionesh, ai nxorri nga axhenda e tij një fotografi të vogël bardhë e zi dhe tha “Ky është babai im, pranë tij jam unë, dhe kjo është nënë Fereniqi.

Unë, jam djali i saj”..., mezi mundi  të shqiptoi  dhe mbeti i ngrirë, me shikimin e fiksuar tek mua. Atë moment erdhi e alarmuar e shoqja dhe bashkë me të dhe stjuardeset, sollën ujë dhe kërkonin mjek. Mos u shqetësoni, jam unë, u  thashë, por    atë  çast  isha  dhe vet, “doktor pacient”. Ishte një moment kur arsyeja mbetet instiktivisht  në hije, nga forca emocionale befasuese, aq e papritur e fjalës, siç thonë anglosaksonët “dropped a bombshell”...           Ajo ishte  një  surprizë  tronditëse  në ajër, rrufe në qiell të kaltërt në 40000 këmbë lartësi. Një ndodhi e papritur me efekt të fortë emocional, që mbetej në kufijtë e një ëndrre apo një eventi surreal, si një skenë me akt të fuqishëm dramatik. Akoma dhe sot, më  rezonon    shpirt   ai  impakt  rrënqethës,  nga    magjia  e  atij  udhëtimi... Aty, në sedilet pranë meje u krijua një fole  miqësie, bukuria e asaj suprize të paparashikuar, na bashkoi. Nikolla, kështu quhej kushëriri, i lauruar në Harvard për ekonomi financë, më prezantoi me Laurën, bashkëshorten polake, pedagoge e psikologjisë në universitetin e Athinës. “Në këtë udhëtim fantastik, fati na fali këtë  surprizë, gjeta kushëririn tim, por më e bukura është se sot doktori ka ditëlindjen”, fliste i emocionuar  ai. Ndërsa  Laura  e shoqëroi me një buzëqeshje të përmbajtur. Nikua mes gëzimit thirri stjuardesën dhe i kërkoi të sjelli një shampanjë.  Keni Luis Roederer, i tha. Po, Crystal Blu u përgjegj e qeshur ajo. Hapi shampanjën mbushi gotat dhe filloi të këndoj, “gëzuar ditëlindjen”. Disa  pasagjerë pranë me një... Uau,  duartrokitën. Mandej ai më njojti me profilin e “halles” së  panjohur: “Nënë Fereniqi një zonjë fisnike, e kishte kthyer shtëpinë tonë në një galeri, me qëndisjet dhe krijimet e saj, por ajo nuk  pati fëmijë, kështu më birësoi mua nga kunati i saj. Më rriti me  kujdes e dashuri dhe më fali edukatë e kulturë, pa kushte. Ajo ishte një grua e bukur si në paraqitje dhe në shpirt, por për fat të keq u largua nga jeta para  dhjetë  vjetësh, në mënyrë të papritur, mbase dhe nga brenga, sepse më parë humbi    shoqin. Unë  ndjeva  keqardhje   dhe   ula  kokën.

Ndërkaq nga mikrofoni u dëgjua zëri i  kapitenit, që na njoftonte fillimin e uljes. Sa shpejt kaloi ky udhëtim  i paharruar, u shpreha unë dhe ai më shtrëngoi dorën. Shpejt ai nxorri kartën personale, shkruajti mbi të numrin e telefonit të tij konfidencial dhe unë           i dhashë timen. Fëmijët qëndronin pranë të habitur, por së fundi ata   nuk   harruan     buzëqeshnin.

“Ne do të vazhdojmë udhëtimin me tren nga Frankfurti, për në provincën polake Slubice, ku Laura ka shtëpinë e prindërve. Aty do të qëndrojmë për pak ditë, mandej do të kthehemi në Athinë, atje  patjetër do të takohemi ”. Bëmë foto, u përqafuam e u ndamë, por  përshtypjet  e  atij  udhëtimi    çuditshëm  mbetën...

Një mbasdite korriku isha duke pirë kafen në ballkon me mamanë, bisedonim dhe rendeshim në kujtime, por  asaj  i  kishte  mbetur mendja  tek  surpriza    aeroplan.

Papritmas ra telefoni dhe unë pashë në ekranin e vogël, numrin e Nikollës. Ai na ftonte në King George, në Tudor Hall, për një darkë, pasi kishin përvjetorin e martesës. Ishte mjaft  i përzemërt dhe  i ngohtë    komunikim. Shkuam në orarin e caktuar, u takuam  sëbashku  dhe  u ngjitëm  me  asensorin  në katin e shtatë. Ishte e papritur e këndshme ai  imazh që takuam, përballë verandës, mbretëronte  madhështori Akropoli, në një pejsazh natyror  magjepës. E çuditshme  si muzgu ndërronte kalimthi ngjyra, për një çast u vesh me një blu në jeshil. Unë mbeta i fiksuar tek ai imazh. “Më  kujton  periudhën  blu, monokromatike    Picassos, kur hija e trishtimit dhe melankolisë e mbulonte. Veç mua nuk më largohej nga mendja, piktura me “Lypësin e verbër  plak dhe një djalosh pranë tij me shikim të humbur”, shpreha i emocionuar  dhe  Nikua  e  pohoi  duke  shtuar...

Pejsazhi  me  Akropolin  nga  Tudor  Hall

“ E shikon me sensibilitetin  e  një  oftalmologu, por veç artistit gjeni, në imazhin e tij “dihotomik”, fsheh një “monstër të megalomanisë”, siç e ka karakterizuar në librin mbi të, gazetarja e shquar grekoamerikane, Arjanna Stasinopoulos-Huffington. Por retorikën e tij  unë e lashë  pa koment, pasi e gjykoja  atë si artist.,,

Shijuam bisedën intime në shumë dimensione, më tepër  se ato kulinare. Aty Nikua më foli dhe për pasurinë e  madhe që i kishte lënë  nënë  Fereniqi  dhe  zgjuarsinë   e  saj   për  ta  administruar.

Kur mbaruam, Nikolla nxorri kartën gold të kreditit, për të paguar. “Paraja duhet të jetë në funksionin tonë dhe jo ne në funksionin  e saj”, tha i  buzëqeshur, duke më  përqafuar. Kalonin ditët dhe ne nuk mbeteshim pa komunikuar, takoheshim, pinim kafen tonë, diskutonim dhe çdo gjë shkonte në një harmoni admiruese. Në muajin gusht, ata  shkuan për pushime në Zakintho, ku kishin një vilë në breg të detit, mandej do të ktheheshin disa  ditë në Janinë, për të vizituar shtëpinë e babait. Na  ftuan  dhe  neve, por  ne  kishim    tjera  detyrime.

Në fillim    Tetorit, kur  vjeshta  ndryshonte  pejsazhin  e natyrës, Nikolla më komunikoi dëshirën e xhaxhait të tij, ose më mirë babait  “biologjik”, për  të më  takuar. Ishte një e shtunë e vrejtur,   e me shi.Vesha kostumin italian blu saks, jo për modë, por për prezantim dinjitoz, e  dija se  imazhi    këto raste, ishte një armë.

Ai më mori me makinën e tij, Range Rover dhe shkuam në Kolonaki, ku ishte zyra e tyre, në një godinë të stilit neoklasik. Jashtë saj në një pllakatë ishte shkruar Master in stock exchange”, pra biznesman në bursën financiare. Më poshtë emri i tij dhe titulli shkencor, ku ndriste Harvardi  dhe mbas  tij  emri i  xhaxhait, si  konsulent, pa  shtojcë tjetër. Ngjitëm shkallët ornamentale dhe u gjendëm në  një dhomë  të  mobiluar, me kolltukë  klasikë, një  zyrë me tavolinë të madhe, mbi të cilën kishte një mori dosjesh. Ndërsa  anën  tjetër një mulazh  bretkoce dhe një vazo qelqi me monedha  dhrahmish. Në mur mbi tavolinë, një skicë dhe citimi “ Paraja është vetëm një mjet, por që nuk të bënë  të lumtur”. Nga dera anësore hyri një burrë i gjatë. i bëshëm me mustaqe, serioz në pamje, i veshur me këmishë të bardhë e tiranta mbi të, me papijon  në qafë dhe një  zhile të shkopsitur. Por ajo që më bëri përshtypje ishte se mëngët e këmishës ishin të përveshura, (papijon në qafë me mëngë të përveshura  stononte ose dilte jashtë protokollit). Mirëseardhe doktor, oho elegant, me “pura lana vergine”, më kujtove thënien e Makiavelit: “Shumë  shohin atë     dukesh, pak  dinë  atë    je”, më tha  me  një  zë bas, “bossi” me tingëllim cmire. Çfarë dëshironi të pini, vazhdoi. Unë kërkova një espresso freddo, atë preferoi dhe Nikolla, por shtoji dhe cheese cake. Xhaxhai telefonoi për porosinë  diku  pranë. Pas pak erdhi garsoni me porositë. Bossi e pagoi duke i plotësuar, me monedhat e vogla nga kavanozi. “Me mbushët me të holla i tha djaloshi”. Ai e pa vëngër dhe me cinizëm ju përgjegj: “Dhe ato pare janë. Nuk të pëlqejnë ty alvane”. Djaloshi i mori dhe u largua. Kujtova se vazua me të holla ishte simbol i  Feng Shui, por  kishte  dhe  funksion  tjetër. Nikolla për të ndryshuar  rrjedhën e  bisedës, i  foli xhaxhait  për mua. Ai mbasi thithi kafen, më tha “ Bravo, Je doktor në spitalin Ygeia, mesa  duket  ke  kartën  e identitetit grek, apo je me leje qëndrimi”...Po, kam kartën e  identitetit, ju përgjigja shkurt. Donte të mësonte  gjithçka  rreth  meje, mbi origjinën e prindërve, mbi nivelin profesional dhe kulturor  dhe  rrethin  grek  mbështetës (patjetër  duke u  riinformuar ). Por unë  isha i kursyer dhe lakonik në përgjigjet e mia. Vetëbesimin e kisha strategji, por diçka nuk më pëlqente në bisedën e tij, nuk edi  se çfarë donte të hetonte! Nikolla e kuptoi dhe e kaloi bisedën në  kujtimet e nënë Fereniqit. Xhaxhai, përfitoi dhe tregoi rastin  kur vëllai më i madh, bashkë me të jatin kishin shkuar para lufte në Gjirokastër, për tregëti arturinash, veç asaj atje blenin djathin dhe gjalpin, që ata e pëlqenin shumë. Një ditë dimri kur po ktheheshin në Janinë, gjatë rrugës, u zunë pritë disa shqiptarë muslimanë, “labë” i quanin, mesa më kujtohet, të cilët ua vodhën të gjitha.  Shikoji sot, i ndihmuam u  hapëm  derën  dhe  si  po  na  e shpërblejnë...Unë reagova me finesë: Në çdo vend historikisht  ka ndodhi të tilla, sigurisht ka dhe  njerëz jo të  mirë, dhe  heshta...Nikolla e aprovoi duke  tundur kokën. Doktor pse hesht?, më  pyeti bossi. Dhe heshtja  kur duhet flet..., reagova shpejt. Përpiqesha  të  disiplinoja  emocionet, ti  dominoja  ato. Ishte një  pingpong i pa dëshiruar, të cilën  nuk doja ta luaja. Dhe përsëri në heshtje vazhduam...Nikolla me shikonte i menduar pa folur, mbetur i  befasuar  nga  retorika, apo  u  bë  aleat  me  cinizmin  e   babait?! Papritur ai u ngrit dhe ne u larguam me     një përshëndetje formale. Në makinë Nikolla, mundohej ta justifikonte “xhaxhanë”, me moshën dhe  impaktin e  hidhur të atyre kujtimeve. Fillimisht nuk u përgjigja, pasi  intuita ime më çonte  diku  tjetër, mbasa tek  shkaku  i  fshehtë,  por  esancial...E  keqja më e madhe mbetet, kur ke  sy dhe  nuk  shikon, shtova unë.

Mbasditja në mes të Nëndorit, më gjeti për një vizitë mjekësore në shtëpinë e një zonje me probleme të syve, në Kolonaki. Duke dalë nga  shtëpia e  saj, u  ndesha  pranë  zyrës  së tij, me “kushëririn“.

“Ku,je.Humbe” më tha, por unë nuk e dija kush kishte humbur. I nxituar vazhdoi, “do të shihemi”, që mesa dukej përkthehej, nuk do të  shihemi kurrë. Ngrita kokën instiktivisht nga dritarja e tij e zyrës, një hije maskohej  mbas  perdes  së  tylit. Ishte  “bossi”, autori i  intrigës, ai  që  e  ktheu  brutalisht,  atë   surprizë  të  këndshme  në  intrigë dhe me gjuhën e “shpërfilljes”, e shndërroi atë nga një  inkandeshencë  emocionale    antarktidë    ngrirë...

Kurba  maniakale  e  parasë

Në vazhdim, telefonatat u bënë më të rralla dhe formale, derisa nuk u dëgjuan më. Në prag të krishtlindjes i telefonova për ta uruar, nga ana  tjetër e receptorit u dëgjua mesazhi: “Ky telefon nuk ekziston”,... pra numri ishte ndryshuar. Mjerimi nuk mund të bashkëjetonte   me  fisnikërinë ...

E gjykova, e analizova, u konsultova me nënën dhe me një mikun tim noter, të gjitha rrugët të çonin tek lakmia e pronave,  mbase mund  të më  konsideronin  si  kërcënim. “Obsesioni i aseteve “ u  kishte  prangosur  mendjen  dhe  shpirtin, veç  verdikti  i  vetdijes   qëndronte  mbi  ta  si  kamë!

Citimi “Paraja është vetëm një mjet, por nuk të bënë  të lumtur”, mesa  duket   mbetej  vetëm, slogan  i  imazhit  skenik    tyre.

...Kështu  papritmas  u shua  ky  përjetim, me  surprizën  befasuese    qiell    “mbetur”...dhe  intrigën    tokë    “zbritur”...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Zeqiraj: Diktatura hije në errësirë Ndue Dedaj: Laja në dimër Albert Vataj: Ndahet nga jeta Mane Lumani, këputet zëri i dytë i "Katërshes Magjike" të "Parodistëve të Vlorës" Lazim Miftari: Kënga e përjetësisë së gurëve Shyqyri Fejzo: Demokracia Shterpë Hysen Ibrahimi: Elhame Dervisholli Gjyrevci - 'Shtëpia Magjike' Anton Marku: Poezia shqipe ‘‘pushton’’ Vjenën Albert Vataj: Si e sfidoi Vatikanin, Mozarti, në moshën 14-vjeçare, duke i "vjedhur" pjesën e famshme korale Albert Habazaj: Ahmet Demaj i Fjalës me Peshë Përparim Hysi: Lirika të shkruara në shkurt Sevdail Hyseni: Nastradini dhe qorrat Rrahman Rrahmani: 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës Dardane u shënua me një mbrëmje madhështore festive në Engelholm të Suedisë Don Fran Sopi: Përkujtimi dhe studimi — sot bashkohen në një pikë të vetme: në kërkimin e së vërtetës Fran Gjoka: Mesazh urimi mësuesit dhe drejtuesit, poetit dhe shkrimtarit Mevlud Buci në 75-vjetorin e lindjes Albert Vataj: Ermal Meta, me “Stella Stellina” solli në Sanremo një akt besimi në fuqinë e artit Sevdail Hyseni: S’ka punë..! Hazir Mehmeti: Filarmonia e Kosovës, koncert festiv në Vjenë Nexhmije Mehmetaj: Shënimi i Pavarësisë së Kosovës në Gjenevë Lekë Mrijaj: Struktura tripjesëshe e librit “Tragjiku i idealizmit shqiptar” si metodologji analitike në veprën e Prend Buzhalës Telegram ngushëllimi i Shoqatës "Trojet e Arbrit" me rastin e kalimit në amshim të Prof. Dr. Ramiz Abdylit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx