Kulturë
Shyqyri Fejzo: Demokracia Shterpë
E hene, 02.03.2026, 06:44 PM
Shyqyri Fejzo
Demokracia
Shterpë
Ne
pritëm shumë nga demokracia
Nuk
dëshëronim ndodhi të beftë
Por
nuk e heq dera tek Shqipëria
Demokracia
na doli krejt shterpë
Pjelloria
në dele e dhi në blegtori
Me
demokracinë si dy pika ujë
Që
flitet e ushtrohet në shoqëri
Qoftë
për ligjin apo për bujë
Barinjtë
dinakë dikur raportonin
Kështu
e ka traditë kjo blegtoria
Një
polli, një shtiu, një shterpë vetiu
Tamam
si tregon sot demokracia
I
pari që udhëhoqi luftën, polli
Komunisti
antikomunist shtiu
Ky
i gjati si piperi mbi pilaf dolli
Por
çe do! Mbet shterpë vetvetiu
Në
fillim të kulloheshin ujrat e saj
Shoqëria
e politika nuk do lëngonte
"Kërkojmë
dhëmbin e krimbur pastaj
Të
shihni ç'do i bëjmë që sonte!"
Dhe
si thanë ashtu e bënë vërtet
Rusmali,
Islami "kushtutën përsosën"
Ju
kujtohet besoj viti dymijë e tet
Demokracinë
keq e katranosën
Të
dy "heronjtë"më pas u takuan
I
rrahën përsëri gjokset njëri-tjetrit
Pastaj
polet politike i ndërruan
"Tani
do kënaqen të rinj e të vjetrit"
Eh!
Sa kleçka paska kjo bota jallane!
Çudi
që del shterpë puna e demokracisë
Autorët
ishin spec u gëdhinë patllixhane
E
nga ata pritej mbarësia e Shqipërisë.
Sa
pak njerëz të aftë e shumë kopukë
Në
vendin tonë të varfër e të mjerë
Njëmbëdhjetë
pleq e dymbëdhjetë çibukë
Në
kokën e qerosit të gjithë berberë.









