E hene, 02.03.2026, 10:45 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Kontradikta që nxit trazirat në botën islame

E hene, 02.03.2026, 06:58 PM


Prof. Blerim Latifi:

Gjithë vikendin e kam kaluar duke parë lajme e duke lexuar tekste mbi luftën që ka nisur midis SHBA-së dhe Iranit. Duke lexuar mbi kastën që drejton aktualisht Iranin, më doli para syve një profil paradoksal i një pjesëtari të saj: Ali Larijani, këshilltar i lartë i ajatollahut tashmë të vdekur dhe shef i sigurisë kombëtare të Iranit.

Fillimisht student i matematikës dhe inxhinierisë kompjuterike, Larijani më pas i hyn studimit të filozofisë, duke u bërë profesor i saj dhe një nga ekspertët më të mirë në Iran për filozofinë perëndimore. Doktoratura e tij paraqet një studim të thelluar mbi filozofinë racionaliste të Immanuel Kantit.

Dhe paradoksi: si mundet një studiues i Kantit, i cili këmbëngul në idenë e lirisë së individit dhe në ligjin moral që buron nga arsyeja njerëzore, të jetë në krye të një regjimi totalitar që bazohet në idenë se ligji moral vjen nga autoriteti hyjnor?

Si mundet të rrinë bashkë filozofia e Kantit, e cila del dhe e shpie përpara programin emancipues të Iluminizmit, dhe një regjim teokratik i cili është ngritur mbi përmbysjen e këtij programi dhe prej 47 vitesh e lufton atë sistematikisht?

Jam i prirur me mendu se këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një intelektual oportunist, por me shfaqjen e dilemës më të madhe historike të botës islamike moderne: të pranohet apo të refuzohet moderniteti perëndimor?

Larijani shpreh atë rrymë në botën islamike që mendon se moderniteti perendimor duhet përdorur teknikisht, por duhet refuzuar në aspektin intelektual dhe etiko-juridik. Por kjo ide përmban një kontradiktë fundamentale që nuk përballohet dot as logjikisht as moralisht. Dhe pikërisht nga kjo kontradiktë buron gjithë trazira e sotme e botës islame.

_________

Ka edhe shumë shqipfolës që e dëshirojnë një gjë të tillë. Dhe ju e dini shumë mirë cilët janë dhe si duken. Arsyeja është e qartë: të dyja palët janë nën komandën e Beogradit; ndryshon vetëm metodologjia e veprimit të tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina! Blerim Latifi: Kur drejtësia harron logjikën - UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës Blerim Latifi: Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e UÇK-së! Blerim Latifi: Ulurima e historisë midis pranimit dhe përjashtimit Blerim Latifi: Anekdota për Ahmet Zogun, malësorin nga Drenica dhe mençurinë e shtetarit Blerim Latifi: Anëtarësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes, një akt i domosdoshëm Blerim Latifi: Kur mendimtarët e mëdhenj e bëjnë bërllog Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave Blerim Latifi: Ndërron jetë Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i Ahmet Delisë Blerim Latifi: Deklarata e Pavarësisë ishte deklaratë për të gjitha trevat shqiptare Blerim Latifi: Tri ngjarje që do të mbesin në memorien e zgjedhjeve lokale të këtij viti Blerim Latifi: Sundimi i ligjit rrezikon të kthehet në formalitet bosh Blerim Latifi: Një dokument me vlera të mëdha historike dhe aktuale Blerim Latifi: Roli publik i filozofisë sipas Michael Sandel Blerim Latifi: Një heshtje që flet për ikjen... Blerim Latifi: Moral selektiv! Blerim Latifi: Origjina e slloganit më të famshëm të kohëve moderne dhe rasti i Kosovës Blerim Latifi: Perëndimi është superior mbi të tjerët Blerim Latifi: Deklarata që zbardh të vërtetën e luftës sonë çlirimtare

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx