E hene, 02.03.2026, 10:45 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Demokracia Shterpë

E hene, 02.03.2026, 06:44 PM


Shyqyri Fejzo

Demokracia Shterpë

Ne pritëm shumë nga demokracia

Nuk dëshëronim ndodhi të beftë

Por nuk e heq dera tek Shqipëria

Demokracia na doli krejt shterpë

Pjelloria në dele e dhi në blegtori

Me demokracinë si dy pika ujë

Që flitet e ushtrohet  në shoqëri

Qoftë për ligjin apo për bujë

Barinjtë dinakë  dikur raportonin

Kështu e ka traditë kjo blegtoria

Një polli, një shtiu, një shterpë vetiu

Tamam si tregon sot demokracia

I pari që udhëhoqi luftën, polli

Komunisti antikomunist shtiu

Ky i gjati si piperi mbi pilaf dolli

Por çe do! Mbet shterpë vetvetiu

Në fillim të kulloheshin ujrat e saj

Shoqëria e politika nuk do lëngonte

"Kërkojmë dhëmbin e krimbur pastaj

Të shihni ç'do i bëjmë që sonte!"

Dhe si thanë ashtu e bënë vërtet

Rusmali, Islami "kushtutën përsosën"

Ju kujtohet besoj viti dymijë e tet

Demokracinë keq  e katranosën

Të dy "heronjtë"më pas u takuan

I rrahën përsëri gjokset njëri-tjetrit

Pastaj polet politike i ndërruan

"Tani do kënaqen të rinj e të vjetrit"

Eh! Sa kleçka paska kjo bota jallane!

Çudi që del shterpë puna e demokracisë

Autorët ishin spec u gëdhinë patllixhane

E nga ata pritej mbarësia e Shqipërisë.

Sa pak njerëz të aftë e shumë kopukë

Në vendin tonë të varfër e të mjerë

Njëmbëdhjetë pleq e dymbëdhjetë çibukë

Në kokën e qerosit të gjithë berberë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hysen Ibrahimi: Elhame Dervisholli Gjyrevci - 'Shtëpia Magjike' Anton Marku: Poezia shqipe ‘‘pushton’’ Vjenën Albert Vataj: Si e sfidoi Vatikanin, Mozarti, në moshën 14-vjeçare, duke i "vjedhur" pjesën e famshme korale Albert Habazaj: Ahmet Demaj i Fjalës me Peshë Përparim Hysi: Lirika të shkruara në shkurt Sevdail Hyseni: Nastradini dhe qorrat Rrahman Rrahmani: 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës Dardane u shënua me një mbrëmje madhështore festive në Engelholm të Suedisë Don Fran Sopi: Përkujtimi dhe studimi — sot bashkohen në një pikë të vetme: në kërkimin e së vërtetës Fran Gjoka: Mesazh urimi mësuesit dhe drejtuesit, poetit dhe shkrimtarit Mevlud Buci në 75-vjetorin e lindjes Albert Vataj: Ermal Meta, me “Stella Stellina” solli në Sanremo një akt besimi në fuqinë e artit Sevdail Hyseni: S’ka punë..! Hazir Mehmeti: Filarmonia e Kosovës, koncert festiv në Vjenë Nexhmije Mehmetaj: Shënimi i Pavarësisë së Kosovës në Gjenevë Lekë Mrijaj: Struktura tripjesëshe e librit “Tragjiku i idealizmit shqiptar” si metodologji analitike në veprën e Prend Buzhalës Telegram ngushëllimi i Shoqatës "Trojet e Arbrit" me rastin e kalimit në amshim të Prof. Dr. Ramiz Abdylit Engjëllushe Sheme Koltraka: Po i bashkoj historitë e Kombit Asllan Dibrani – Luani: Kosova në udhëkryqe për president: Koha për një emër që bashkon kombin dhe tejkalon partitë Ndue Dedaj: Fundjavë në Kosovë mes miqsh Edison Ypi: Humba në Vlosh Albert Vataj: Shkodra... Shkodra asht kafshim malli

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx