Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Kur drejtësia harron logjikën - UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës
E premte, 13.02.2026, 07:49 PM
Prof. Blerim Latifi:
Nga
eseja e famshme e Carl Schmitt “Teoria e partizanit” e deri tek veprat e David
Galula e John Nagl, studiuesit e kryengritjeve popullore e lëvizjeve guerile
pajtohen rreth thelbit të tyre: gueriljet janë forca të çrregullta luftarake,
që nuk janë pjesë e një ushtrie të rregullt shtetërore dhe zakonisht përbëhen
nga vullnetarë ose luftëtarë lokalë.
Ato
kanë strukturë jo të ngurtë dhe komandim të decentralizuar, ku njësitë veprojnë
me autonomi.
Tjetra:
dallohen për fleksibilitet të lartë, duke ndryshuar shpejt taktikat dhe zonën e
veprimit sipas rrethanave.
Duke
qenë zakonisht të armatosura keq, me armë të lehta, gueriljet nuk janë në
gjendje të kontrollojnë territore në mënyrë të qëndrueshme dhe, kësisoj, ato
detyrohen të veprojnë me njësi të vogla e të lëvizshme, duke shmangur
përplasjet frontale dhe duke u tërhequr shpejt pas sulmeve.
Krejt
këto karakteristika i gjejmë në kryengritjen e UÇK-së, por sot në Gjykatën
Speciale ajo po trajtohet si të ishte një ushtri e rregullt, e cila, sipas vetë
konceptit të saj, është atribut i shteteve.
Kështu,
sot në Hagë jo vetëm që po shkelen normat themelore të drejtësisë, por po
shkelen edhe ligjet themelore të logjikës.
E
aty ku s’ka logjikë, aty nuk mund të pritet të ketë edhe drejtësi. Në fakt, aty
mund të vijë në shprehje vetëm ajo që Platoni e quante formën më të tmerrshme
të padrejtësisë: padrejtësinë e bërë në emër të drejtësisë.
Prandaj,
me 17 shkurt, të gjithë në shesh në Prishtinë.
Për të mbrojtur të vërtetën dhe nderin mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.









