Kulturë » Ypi
Edison Ypi: One Man Television
E marte, 03.02.2026, 06:55 PM
One Man Television
Nga
Edison Ypi
Në
Tiranë ka qindra "One man byrek", dritare në mur nga ku një burrë ose
një grua në mesmoshë të zgjasin nga errësira byreqe trekëndorë nga ata që edhe
Sigurimi po tu futet brenda nuk u gjen dot asnjë gjurmë të mishit inekzistent, spinaqit virtual,
gjizës së padukëshme, qepës hipotetike.
Ka
dhe "One man punishte" ku një usta me syze ndihmon popullin fukara
duke ja ndrequr çakmkët, çadrat, hekurat e korentit, sobat e ndryshkura, e deri
te televizorët bardh e zi, që Dreqi e di pse u duhen.
Nuk
mungojnë as "One man minimarket" ku mund të blesh gjithçka: Përveç
fasule pllaqi, ullinj Berati, vaj ulliri Mallakastre, bulmet jugu, mish veriu,
djathë Leskoviku, gjizra Tepelene, fruta ekzotike, edhe kopërtona biçiklete,
hekurishta, rroba të vjetra.
Por
ka edhe,
"One
man party" që janë partitë.
"One
man organisation" OJQ-të.
"One
man bordello" mediat.
"One
man show" banaqet.
E
të tjera e të tjera.
Duke
parë këto që funksionojnë për bukuri prej mbi 35 vjet dhe man-ët e tyre ua kanë
parë hajrin, Bubi shqetësohet, nervozohet, zilepset, arrin në përfundimin se
biznesin shqiptaresk me 1 person, po ashtu si
Lahutën me 1 tel, duhet të na e njohi zyrtarisht OKB-ja. Kështu Bubit i
lindi ideja që pas kaq e aq përvojash si komisar ushtarak dhe gazetar
rokambolesk, ta bëjë vetë një "One Man Television".
Dhe
e bëri Bubi. Realizoi ëndërrën e vet me televizionin e një tjetri.
Prej
kohësh, në çdo orë të ditës dhe të natës në ekranin e të parit televizion
privat shqiptar që nisi me antenë majë xhamisë, 24 orë në 7 ditë të javës sheh
vetëm surratin e Bubit.
Bubi
nuk e ka problem orarin. Orarin e kanë problem anglezët, jo albanezët. Dhjetë a
njëzetë minuta me vonesë pas orës 8 të mëngjezit kur duhet të jetë para kameras
për të lexuar titujt e gazetave, nuk është problem, është pjesë e spektaktit
gratis.
Jam
si treni, u thotë Bubi miqve të kafenesë. Dhjetë minuta me vonesë, janë
problemi im. Një orë me vonesë është problem i udhëtarëve. Po të mos vete fare,
është problem i budallenjve që mezi presin t'i telendis.
Bien
trumpetat. Ulen dritat. Hapet skena.
Bubi
ulur me përpara ca gazeta. Për të kursyer ca qindarka, gazetat ja ka marrë
borxh një gazetashitësi. Do ja kthejë pas nja një ore kur të ketë mbaruar së
lexuari titujt, përgojuar të gjithë autorët, mallkuar të gjithë pronarët,
përdhosur të gjithë drejtorët.
Në
sfond, një zhurmë e mbytur si uturimë aeroplani që nuk ndal kurrë.
Sapo
zë me dorë një gazetë, Bubi përdridhet sikur e zë korenti, sikur e pickon
gjarpëri.
Nis
e i shan me rrënjë e me degë emrat që i zë syri në gazeta ose ja asocion
kujtesa, duke i bërë të gjithë legen, budalla, hajvan, gomar, kafshë, plehër.
Gjatë
komenteve që u bën shkrimeve të gazetave, Bubi nuk lë pa u punuar qindin ku
janë e ku s'janë, presidenta, kryeministra, burra shteti, mbretër, perandorë,
sulltanë.
Kur
një ditë gjatë një vorbulle diturie përmendi Frank Sinatrën, vajta futa kokën
në lavaman për të ardhur në vete nga gjithai erudicion.
Zoti
e rujt Bubin nga guximi i tepërt.
A
mban Bubi hudhër me vete ?
Prite
kur emrin e Bubit t'ja vënë ndonjë rruge a sheshi në qëndër të Tiranës me
motivacionon: Për talentin e pashoq komunikativ dhe guximin e rrallë në
cilësimin e korifejve të Kombit me emrat që i kanë hak.
Kur
Bubi lexon gazetën Telegraf, në ekran çfaqet gazeta Panorama.
Kur
në ekran çfaqet gazeta Tema, Bubi lexon gazetën Dita.
Bubi
i bërtet regjisë me gishta në vesh të vërë rregull.
Por
Regjsë zëri i vjen me disa minuta vonesë. Dhe Babeli audio-viziv vazhdon e
trashet.
Gjatë
leximit të gazetave bie në sy se kur Bubit nuk i pëlqen diçka, çka ndodh
shpesh, thotë gjithmonë të njëjtën gjë: Vari Qillon. Pyet kë të duash. Askush
nuk e di kush është Qillua dhe për çfarë varje është fjala.
Thyersi
i të gjitha rregullave, antikonformisti, revolucionari, pionieri i shtigjeve të
reja, e mbyll leximin e titujve të gazetave me fjalët:
-Faleminderit
për bisedën.
-Me
nder qofsh o Bubi. Por fole vetëm ti. Biseda dhe tangua nuk bëhen me 1, bëhen
me 2.
Aha,
Bubit nuk i vjen zëri.
Kur
Bubi, pasi lexon gazetat, nis e llafoset me mysafirin, aty shpirti inovativ dhe
imagjinata e çartallosur e Bubit kapin qiellin.
Bubi
që duhet të pyes, përgjigjet.
I
ftuari që duhet të përgjigjet, pyet.
As
njërit as tjetrit nuk i mbetet qefi.
Me
të mbaruar përgjigjen, Bubi kërruset mbi celular dhe shkruan e shkruan pa u
ndalur, derisa mysafirit i ka shterrur logoreja si i shterret uji i një gjymi
me vrimë, dhe Bubi, do s'do, ngre kokën nga celulari, dhe kalon te...përgjigja
tjetër.
Gjatë
arratisjes së mysafirit nëpër labirintat e pyetjeve, Bubi mbi celular hunguron
duke tundur kokën;
bukur
bukur bukur
hë
hë hë
po
po po
qart
qart qart
dhe
vazhdon shkruan mesazhe.
24
orë janë shumë për një Bub në televizion që në ekran del live jo më tepër se 1
orë.
S'ka
problem. Bubi e përsërit pafund veten e vet.
Jo
vetëm gazetat. Edhe ca si emisione lajmesh të para disa javëve ose disa muajve.
Sa kohë këtu s'ndodh asgjë, mirë e bën Bubi.
Kur
ka mbaruar edhe me mysafirin, Bubi i denoncimit të miliardave dhe veseve, nuk
harron t'i kthejë te tezga gazetat e qindarkave të kursyera.
Mirupafshim
nesër në të njëjtën orë. Po më doli gjumi.









