E diele, 01.02.2026, 11:42 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Demi dhe Ligji

E diele, 01.02.2026, 06:17 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Demi dhe Ligji

Në stinën e meseleve, kur fjala s’fle,

Një mbret, me mendjen e hollë si pe,

E nxori një ligj - me vulë në kuvend:

-T’i tredhin demat, të gjithë me rend.

S’kish mbaruar fjala, s’ish tharë boja,

Iknin demat si era, mos t’i kapte roja.

Mbanin brirët lartë e bishtin shigjetë,

Si lepuj në kodra, ngjiteshin përpjetë.

Por ja, në mes të rrëmujës me panik,

Një dem qëndronte - i qetë e pa frikë.

Sepse ishte orxak vetëm me një gogël,

Nuk i druhej ligjit, sa një zog i vogël.

I afrohet dhelpra, zonja bishtdredhur,

I flet me fjalë të urta, duke ia hedhur:

- Pse s’po ik, more dem, a s’ke veshë?

Mbretëria të  sheh, s’i ka sytë në lesh.

Kujton Babën mbret lehtë e mashtron,

Aty t’i heq goglat, pastaj t’i numëron.

Demi mbet i shtangur, i ngrirë si ligj,

Kur e kupton i ziu se s’ka shpëtim hiç.

Meseleja s’flet për dema e gogla n’fjalë,

Por për shtetin që kap pa të pyet për hall.

Kush e thotë: “S’më prek mua pa arsye!”,

Zgjohet i tredhur në tru dhe në vetëdije!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx