E diele, 01.02.2026, 11:45 PM (GMT)

Faleminderit

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti jeton përgjithmonë në histori

E diele, 01.02.2026, 06:56 PM


Gjergj Kastrioti jeton përgjithmonë në histori

Nga Gjon Keka

Eseisti dhe historiani i njohur skocez Thomas Carlyle shkruante në një nga veprat e tij kështu: „çdo gjë që shohim të përfunduar në botë është në fakt rezultati i jashtëm, fizik, realizimi dhe mishërimi i mendimeve që banonin brenda njerëzve të mëdhenj të dërguar në botë: shpirti i gjithë historisë botërore, mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme, se do të ishte historia e këtyre njerëzve" që kanë vënë themelet e shteteve, kombeve dhe të parimeve apo porosive udhëzuese për brezat e ardhshëm.

Kështu që sa ishte gjallë në tokën arbërore dhe europiane, kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ende ishte në gjendje të shijonte famën e tij të merituar, të rrethuar me shfaqje pothuajse të pakrahasueshme të trimërisë e guximit në beteja të shumta, i favorizuar nga fisnikët tjerë arbëror krah tij dhe nga populli arbëror por njëkohësisht edhe nga mbretërit e princat e popujt europian të asaj kohe.

Popullariteti që ai gëzonte, nga i cili kanë mbijetuar qindra gjurmë që nuk mund t'i shlyej askush, mund të krahasohet vetëm me atë të Aleksandrit të Madh, Karlit të Madh dhe Konstantinit të Madh. Ai ia detyronte popullaritetin e tij jo vetëm sukseseve të tij ushtarake si një njohës rrënjësor i artit dhe strategjisë ushtarake, por edhe cilësive që e zbukuronin besimin e tij të sinqertë në Zotin dhe Atdheun Iliro-arbëror.

Karakteri i popullit arbëror(sot shqiptar)do të tretej në mjegull po të mos ishte në imazhin e gjallë të Gjergj Kastriotit dhe më pas heronjëve tjerë tanë e deri në ditët tona, Pavarësisht njohurive tona të mjaftueshme por duhet thënë se edhe të kufizuara për të, ai mishëron besimin,trimërinë, urtësinë, besnikërinë e palëkundur ndaj zakoneve iliro-arbërore, unitetin, Atthemeluesin e shtetit arbëror europian si dhe të identitetit kombëtar arbëror europian të vulour me vulën e tij.

Në kuadër të kësaj duhet ditur një fakt të gjithë se në Iliro-Arbëri pasi apostulli Pal e solli Ungjillin, ai më pas u bë pjesë e pandashme e shpirtit dhe trupit të iliro-arbërorëve. Apo sikur e kam thënë e shkruar shpesh se Ungjilli që nga koha e Apostullit Pal më pas në kohën kur qeverisi Gjergj Kastrioti e deri më sot u bë fryma e Dardano-Arbërisë, ndërsa trupi arbëroro-dardan toka e tij që do të jepte fryte ungjillizimi e patriotizmi kombëtar e human,

Sot Shqipëria e Kosova kanë nevojë për një ringjallje në shpirt e mish, për fryte ungjillizimi e humanizmi, kanë nevojë për dashurinë e Krishtit dhe për patriotizmin e Gjergj Kastriotit, për dritë e paqe në mes vete si vëllezër, me Zotin, të afërmin dhe fqinjët. Historiani,politikani dhe senatori romak Taciti shkroi rreth vitit 100 pas Krishtit, se si më parë popujt përfshirë edhe popullin tonë iliro-arbëror i festonin perënditë dhe heronjtë e tyre në këngët e lashta; kënga sipas tij ishte forma e tyre e vetme e përkujtimit historik.

Kështu bazuar në këtë mund të thuhet se historia fillon me legjendën, dhe mësimet e historisë duhet të fillojnë gjithashtu me legjendën. Në legjendë, fryma kombëtare jeton dhe merr frymë në menjëhershmërinë e saj që nga djepi shtëpiak e vazhdon ndër breza; në legjendë, historia pasqyrohet ashtu siç i paraqitet mendjes kombëtare, perceptimit kombëtar ende të brishtë, prandaj, këtu shihet qartë që vetë njerëzit formojnë qenien e tyre më të brendshme, thelbin e tyre kombëtar. Nëse mësimet e historisë duhet të përmbushin me besueshmëri detyrën e tyre të stimulimit, zhvillimit të ndjenjës kombëtare dhe frymës kombëtare tek nxënësit, studentët, qytetarët, populli dhe secili prej nesh, atëherë legjendave në këtë rast veçanërisht atyre iliro-arbërore duhet t'u jepet shumë më tepër rëndësi sesa ka qenë rasti deri më tani.

Në të vërtetë, nëse shikojmë më nga afër, zbulojmë se në historinë e të gjithë heronjve të mëdhenj të të gjithë popujve legjenda ende mbizotëron shumë fuqishëm, por në historinë tonë ajo jo vetëm që lavdëron Aleksandrin e Madh ,Pirron, Konstantinin e Madh, Mbretëreshën Teuta, por arrin deri te Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), në të vërtetë legjenda luan një rol në jetën e çdo heroi. Sepse të gjithë njerëzit e mëdhenj që depërtojnë në vetëdijen popullore kapen menjëherë edhe nga fryma popullore, e cila i vendos ata në një sferë ideale perceptimi, në mënyrë që ata të mund të shihen dhe vlerësohen jo vetëm me sytë e mendjes, por edhe me sytë e zemrës. Bota e legjendës duhet të jetë porta përmes së cilës studenti,por edhe secili lexues hyn në botën e historisë.

Përveç legjendës është edhe arti, ku në fakt ne shohim se si p.sh. Gjergj Kastrioti është pasqyruar në shumë gravura e portrete që nga koha e tij e deri më sot nga mjeshtra të ndryshëm të artit të skulpturës dhe pikturës etj. Një prerogativë e tillë e artit është lavdia e heroit të vërtetë, i cili, edhe pas vdekjes së tij ende shkëlqen gjallë në pasqyrën e artit, si dielli që perëndon në dritën e botës. Vetëm ai, gjoksi i të cilit nuk është i mbushur me soditjen e një heroi të madh dhe mendja e të cilit e kap, nuk do të them njohuri, por të paktën ndjenjën e përjetësisë, e cila zbulohet në gjenitë e kombeve, mund të pyesë ende për "pse"-në e lidhjes së mirëthemeluar midis heroizmit dhe artit, nëse ai ka parë pak thelbin e heroizmit. Me një kryehero si Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), nuk mund të bëhet fjalë për ringjalljen e famës së emrit të tij, sepse ai është i gdhendur jo vetëm në faqet e përmbledhjeve historike, kronikave e dokumenteve të ndryshme historike e arkivore, si dhe analeve historike,por edhe në zemrat e gjalla të së tashmes të kombit tonë, të arbërorëve të vërtetë të tij me tipare të pavdekshme.As nuk bëhet fjalë për dhënien e një shenje të dukshme njohjeje për veprën e tij, sepse ai tashmë ka fituar më të bukurën nga të gjitha përmes një shteti të lulëzuar arbëror të kohës së tij të cilin e bëri të famshëm dhe i vendosi kufij zjarri mbrojtës që nënkuptonte mbrojtjen e Arbërisë dhe Europës nga pushtuesi otoman si dhe i bashkoi Arbërorët në një kuvend të përbashkët, që do të thotë se kuvendi i parë apo parlamenti i parë në historinë e kombit tonë është Kuvendi i Lezhës i 2 marsit 1444.

Gjergj Kastrioti e ngriti në mënyrë krenare Mbretërinë arbërore, ndërkaq nënat e Dardano-Arbërisë rritën bijtë e bijat që luftuan për lirinë, pavarësinë dhe unitetin arbëror dhe e mbajtën armikun larg përtej kontinentit Europian. Ai i udhëhoqi ushtarët arbëror drejt fitores dhe jeton në histori përgjithmonë. Në ballë të burrave të cilëve u atribuohet kryesisht suksesi i madh i luftës kundër pushtuesve qëndron burrështetasi i madh, strategu, gjenerali i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti "Dragoi i Arbërisë", i cili, duke vendos unitetin arbëror, kishte dyfishuar forcën e Arbërisë. Ushtria jonë si ajo në Shqipëri dhe Kosovë duhet t'i bëjë homazhe heronjve të Arbërisë dhe t'i ketë frymëzime të përjetshme sidomos kryeheroin dhe heronjtë tjerë të epokës së Gjergj Kastriotit e deri tek heronjtë e sotëm. Nuk duhet vetëm heronjtë modern apo të kohëve të afërta por duhet filluar homzhet nga kryeheroi arbëror, heronjtë e kohës së tij e deri më sot. Vetëm kështu të bashkuar në unitet, mund të gëzohemi duke i parë se si bijtë e Arbërisë e Dardanisë nga të gjitha anët e atdheut nderojnë nga thellësia e zemrës së tyre kryeheroin dhe heronjtë e mëdhenjë të kombit tonë. Sepse ata vdiqën për çlirimin e Atdheut, poashtu ata vdiqën për bashkimin e Atdheut iliro-arbëror, për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut të tyre.

Në kohën e Gjergj Kastriotit askush nuk guxonte ta shikonte me përçmim emrin arbëror,sepse emri i Arbërisë dhe arbërorëve në krye me atë kishte fituar famë të mirë në Europën e asaj kohe dhe ishte bërë mburoja e saj. Ndërkaq mund të thuhet se shfaqja e një heroi të madh nuk duhet ta lejojë një popull të mençur të pushojë derisa arti i tyre kombëtar të ndjekë imazhin e tij. Dhe tani, nëse edhe adhurimi i një ylli kishte kuptim në vetvete, sa më shumë mund të kishte kuptim adhurimi i një kryeheroi, Adhurimi i heroit është admirimi i përhapur i një njeriu të madh.

Unë them shpesh gjatë shkrimeve të mia se njerëzit e mëdhenj sikur është edhe kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti do të jenë përherë të denjë për admirim.

Gjergj Kastrioti u shfaq si një diell që shkëlqente në horizontin e kohës së tij, sepse që nga pushtimi otoman në trojet iliro-arbërore, marrja penga e Gjergj Kastriotit dhe vëllezërëve të tij Atdheu ishte në terrë dhe zymtësi.

Bazuar në historinë tonë kombëtar iliro-arbërore dhe vetëdijen fisnore e kombëtare, Gjergj Kastrioti qëndron në krye të heronjëve të mëdhenj dhe model të popullit tonë.

Mbi të gjitha, Gjergj Kastrioti ynë i nguliti popullit arbëror një karakter vërtetë arbëror, një dashuri të pastër për atdheun e tij të dashur, një kuptim të thellë të sistemit madhështor të artit ushtarak të Arbërisë së kohës së tij ,por edhe sot dhe së fundmi, besim dhe dashuri të pakufishëm për atdheun e tij.

Nëse sot do të kishim një brez të zgjuar e patriot do të dinin se si të shfrytëzonin gjithçka mbi dhe nën tokën dardano-arbërore, të gjallët dhe të vdekurit; kur dihet botërisht se historia jonë është e pasur ,e thellë për nga rrënjët dhe me figura kombëtare e humane të njohur brenda dhe në Europë e botë sikur është Gjergj Kastrioti, Karl Ghega, Nënë Tereza etj.

Le të mos jemi shumë krenarë, sepse vetëm të jesh krenar e të mos ecësh udhës së paraardhësve nuk na sjell asgjë dhe nuk na bënë aspak më të denjë dhe të veçantë se të tjerët, por të mësojmë nga paraardhësit tanë, nga figurat themeltare e humane kombëtare të kombit tonë, për të testuar reflektimet tona të gabuara dhe larguar paragjykimet dhe injorancën nga mesi i popullit tonë.

Duhet ditur se pavarësisht shumë trazirave,konflikteve, luftërave dhe ndryshimeve politike që kanë ndodh deri më sot që nga koha e Gjergj Kastriotit, ne duhet t'i ruajm me dashuri të thellë kujtimin e themeluesve të lirisë së tyre dhe ta përcjellim kujtimin e veprave të kryeheroit dhe heronjëve, humanistëve e patriotëve të kombit tonë brez pas brezi si një trashëgimi të pashlyeshme. Kështu ata shkëlqejn si yje shpëtimtarësh mbi errësirën e të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes sepse këta yje kombëtare e europiane të kombit tonë, këta që nga kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti,pastaj heronjtë, patriotët dhe humanistët arbëror vazhdimisht rizgjojnë shpresën e një të ardhmeje më të ndritshme sot e përgjithmonë. Për të ndezur te nipërit e mbesat e tyre të vërtetë e besnik për nga ruajtja e gjakut dhe identitetit kombëtare europian dardano-arbëror flakët e patriotizmit fisnik si dhe për t'u përcjellë atyre dëshmi të një ndjenje entuziaste.

Me pak fjalë ashtu si shkëndija ndez një zjarr ,ashtu edhe Gjergj Kastrioti,heronjtë dhe patriotët dardan-arbëror na e kanë ndez zemrat tona arbërore brez pas brezi duke u bë kështu edhe frymëzimi i madh i të gjitha shekujve të kombit tonë deri në ditët tona. Ne sot të gjithë pa dallim duhet të jemi kërkues heroik të dritës ashtu sikur ishin edhe paraardhësit tanë,sepse vetëm kështu ne mund ta nxjerrim në dritë kombin tonë dhe ta bëjmë atë të denjë për emrin e tij dhe t'ia plotësojmë testamentin paraardhësve tanë që luftuan e dhanë djers e gjak që kombi i tyre të jetë i lirë dhe në dritë e me të ardhme te qartë e të sigurt.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjekë Gjonaj: Rrugëtimi profesional i Marina Kastratit Florim Zeqa: Nebih Zeneli – hero i gjallë i arsimit shqip Gjekë Gjonaj: Në kujtim të Ali Zekut Pepiq (Pepa) Lekë Mrijaj: Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Jobi Biblik i Epokës Moderne Gani Qarri: Dr. Ibrahim Rugova, Apostulli i Jodhunës së kohës sonë! Gjon Keka: Me vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova kombi ynë humbi njeriun e madh Bedri Tahiri: Porosia e Gjergjit tonë të Madh Ismet Lekë Hajrullahu: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Atleti i Krishtit Lekë Mrijaj: Busti i Kastriotit në Klinë – Kujtesë e identitetit tonë kombëtar Dorian Koçi: Kryezoti Gjon Keka: Gjergj Kastrioti nuk ka vdekur, ai është fryma që mban gjallë shpirtin dhe trupin e kombit tonë Lekë Mrijaj: Ernest Koliqi – Figurë poliedrike e hapjes së shkollave shqipe në Kosovë Dorian Koçi: Ismail Qemal Vlora Lekë Mrijaj: I amshuari Shkëlqesia e Tij Imzot Mark Sopi – Bariu epik i Kosovës Lekë Mrijaj: Akademi Solemne në 30-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Mark Sopit Luljeta Pula: Kam luftuar kundër Serbisë, por kam luftuar edhe me ndërskamcat e brendshme Ismet M. Hasani: Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (4) Tomë Mrijaj: U nda nga jeta veprimtari Ismet Ukë Sadik Berisha Ismet M. Hasani: Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (3) Gjekë Gjonaj: Prof. Dr. Mark Camaj, një pedagog erudit dhe humanist i përkushtuar i dijes

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx