Mendime
Ismet Hasani: Mendime etike e morale (8)
E diele, 11.01.2026, 06:53 PM
Mendime etike e morale (8)
Nga
Ismet M. Hasani, Suedi
F A M I L J A
Familja e ngritur, e ditur, e fuqishme
dhe kompakte, solidare dhe kohezive, në harmoni, numerike, mirë organizuar, e
vetdisciplinuar, në punë e përkushtuar, paraqet progresin dhe ardhmërinë e një
populli (një vendi).
Familja përbëhet prej: BURRIT, GRUAS
dhe FËMIJËVE të tyre.
Obligimi i gruas është të udhëheqë
amvisërinë, të ushqejë dhe të edukojë fëmijët sa më mirë*; t'i
përgatis burrit dhe fëmijëve komoditet dhe kënaqësi sa më të madhe në shtëpi;
Obligimi i fëmijëve është që t'i
respektojnë prindërit, të jenë të dëgjueshëm e kur të rritën të kujdesën për
nënën dhe babain.
Obligimi i burrit është të udhëheqë
familjën; bashkë me gruan t'i edukojnë fëmijët sa më mirë*
*Lidhur me edukatën e fëmijëve dhe
obligimin e tyre ndaj prindërve, dy mendime dhe këshilla etike e morale:
1. Nuk ka tjetër pasuri më të madhe,
që prindi i lë në trashëgim fëmiut, sesa edukatën e mirë;
2. Sa më të mëdhenj e sa më të
njohur t'i kemi prindërit, aq më të madh e kemi obligimin dhe përgjegjësinë, që
ata mos t'i koritim!
Po vazhdojë edhe pak për familjën!
Burri ka
pranuar pozitën e udhëheqësit të familjës. Nëse asnjëri (burri apo gruaj) nuk e
udhëheqë familjën, aty do të mbretërojë kaosi, dhe, nëse çdo person i familjës
punon sipas dëshirës së vet, aty do të shkaktohet tollovi; nëse burri tërheqë
në njërën anë e gruaja në tjetren, ardhmëria e fëmijve do të jetë e
shkatërruar. Sipas mendimit tim, burri duhet të jetë koka e familjës...
Gruaja lirohet prej dëtyrave (obligimeve) jashtështëpiake, ashtu që të
mundet plotësisht t'u përkushtohet dëtyrave të brendshme dhe të përdorë tërë
energjinë e saj në mirëmbajtjën e shtëpisë dhe edukimin e fëmijëve.
Profesor Cyril Joadi thotë:
"Besoj se toka do të ishte vend më
i lumtur nëse gratë do të kënaqëshin për shtëpinë dhe fëmijët e tyre, bile edhe
nëse ajo (familja) do të kishte si pasojë rënien e lehtë të standardit
jetësor!" (Veriety, 1 dhjetor 1952).
Por kjo nuk do me thënë që gruas i
është ndaluar që të mos dalë aspak nga shtëpia. Largë asaj. Asaj i është lejuar
të dalë kur ka nevojë.
Përveç familjës, njeriu (burri) duhet
të ka marrëdhënie edhe me shokët, fqinjët, banorët e vendit ku jeton, por me
ta t'u largohet shprehjeve apo fjalëve nënçmuese e që nuk i kanë hije, të
ndihmohën në mes veti, të vizitojnë të sëmurët, t'i ndihmojnë të varfërit, të
shkoi të shtëpitë e t'i ngushëllojnë ata që janë në fatkeqësi, në
pikëllim, t'i largohën armiqësisë, grindjeve në mes veti; etj. Anipse, Familja
është kështjella kryesore e një kombi, është bima parësore, kohën e fundit, po
ndodhë dezorganizimi, shkapërderdhja shpërbërëse e saj. Po ndodhin shumë të
këqija në dëm të familjës, çfarë paraqet rrezik kryesor për (jo) përspektivën e
familjës.
FAMILJA e shëndoshë e ngritur dhe
e ditur, shumënumerike - e fuqishsme dhe kompakte edhe solidare edhe
kohezive edhe harmonike, mirë e organizuar dhe vetdisciplinuar, si dhe në
punë e përkushtuar, paraqet strumbullarin piedestalor të progresit, të
ardhmërisë se një populli e të një vendi. Familja është bima parësore dhe
kështjella e një kombi. Sot, me familjën po ndodhë difersifikimi, dezorganizimi
dhe shkapërderdhja shpërbërëse e saj. Po ndodhë, fatkeqësisht, humbja e
kohezionit, solidaritetit si dhe fuqisë ekonomike, sociale e morale të saj. Po
ndodhë dekompozimi dhe defaktorizimi i saj gjer në stërkeqje dhe zvëtnim. Kjo
gjendje paraqet njërën nga rreziqet kryesore për përspektivën shoqërore dhe për
kombin tonë.
*
Optimistëve realë, vullnetarëve,
entuziastëve dhe të pasionuarëve, iu takon ardhmëria e ndritshme...!
Nëse rikthehemi pak në të kaluarën
tonë, mendojë se ajo ishte e tmerrshme; të djeshmën e kuptojmë nesër, të
ardhmën mund të parashiqojnë largëpamësit, vizionarët - MENDJET E
NDRITURA.
V i j o n









