E diele, 11.01.2026, 02:30 PM (GMT)

Speciale

Kalosh Çeliku: Vetëshkatrrimi i shqiptarëve

E shtune, 10.01.2026, 03:59 PM


VETËSHKATRRIMI I SHQIPTARËVE

NGA KALOSH ÇELIKU

Po, është Luftë e partive politike shqiptare për pushtet, me ato pushtuese turke, serbe -“maqedonase” ish jugosllave me poste partiake: pasuri personale, dhe familjare, me “Çobanët” (barinjtë) e partive politike shqiptare, dhentë e nënkryeme përmbrapa për “fitore”. Mos e them edhe të  “Agait Çelike” pas Vathe, t’i kullosin dhentë maleve të “Drenovës”. Fyt për fyti me “mik” dhe armik! Si në Shqipëri, Republikën e Kosovës, edhe të Maqedonisë Veriut.

“Çobanë”, që nuk dinë t’i  kullosin dhentë maleve “Drenovës’ te     “Jasakët e Tikeve”, nën mrizet e dardhave gorricë. Vathën e “Agait Çelike”, në Katundin e Xha Derallës, që ministrin e arsimit të Maqedonisë, gjatë një vizite e shtinë t’i mjelë dhentë e Agait Çelike me kusi në Katundin Cërvicë të Kërçovës.

Popull, i dalldisur dhe arratisur Sot: me tre shtete shqiptar në Ballkan?! Ende, pa Shtet Shqiptar?! Sidomos, para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për pushtet dhe pasuri në “demokraci”, dëm të popullit dhe Shtetit Shqiptar në Histori nëpër Shekuj për Liri. Shtet Shqiptar, me tre shtete në Ballkan: me armik e për armik. Përtej Ditës Nesërme. Bota,  kur ende është në Luftë. Populli shqiptar, është në Luftë me Vetëveten, edhe në shekullin XXI për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare!

Dhe, këto politikanë shqiptar në Ditën e Sotshme me të katra turren për pushtet, pas posteve  partiake dhe pasurisë, si argatë besnik me vite në frontin politik antishqipitar me armik e për armik në shërbim të “Agait Çelike” (pronarit) t’i mjeli dhentë me vite?! Pushtet, e poste partiake: Vetëshkatërrimi, në dëm të shqiptarëve nëpër parti politike shqiptare.

Ne, historikisht: nuk kemi pasur armiqë, por armik e kemi pasur Vetëveten. Përjashtim, bënë “Agai i Çelike” me Kopenë e dhenëve, i ka dhënë popullit qumësht, qëngja dhe dele. Çka, i kanë dhënë partitë politike shqiptare Ditën e Sotshme?! Përveçse, hajni, varfëri dhe robëri. Ia dogjën edhe vathën te “Arat e Beshirit”.

“Agai Çelike” (Pronari) vendoste, ku do të kullosin dhentë delebuta me deshët me brirë rreth veshëve shyta, dhe qentë besnikë përmbrapa.  Përtej, Ditën e Nesërme! E, jo partitë politike shqiptare. Jo, as “Çobani” (Bariu) i partive politike, deleve të nënkryeme përmes dëllinjave me fyellin nateditë në gojë të Ujkut delengrënës: te: “Lugu i Ymerit”, “Përroni i Xhetit”, “Guri i Hysenit”, “Përroni i Thanës” me burime malore. Apo, te “Çifligu i Xha Derallës”. Ende me pasoja politike të pashërueshme të “vëllazërim  - bashkimit” ish komunist jugosllav me ferra dhe kërroca mes maleve. Partisë Komuniste me “Din e Iman” me këmbët dhe trutë në Legen pa flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare në minare. Politikanë, që: edhe në Ditën e Sotshme na ngatërrohen nëpër këmbë, dhe na i hanë qengjat mesdite para syve.

Nana ime me prejardhje nga familja e hoxhallarëve si Bareshë, e thoshte shpeshë para ne fëmijve: deleve nënkryeme, duhet futur thikën në qafë! Janë, kob i Shtëpisë. Edhe, mishin e tyre mos ta hamë vetë, por duhet t’ia hudhim qenit besnik “Murgo”, dhe Dr. Dacit në Lëmë përpara Shtëpisë. Ato janës më besnik se njeriu, si Roje të Shtëpisë. Delet e nënkryeme Ujkun ta sjellin në Shtëpi.

“Patriotët” e sotshëm “kuqezi” të partive politike shqiptare, pas Pavarësisë të Republikës Kosovës e raketuan instuticionin e Pavarërsisë. Krah për krahu me partitë politike shqiptare. Përkahrjen e shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërhyrjet e tyre politike partiake me “Çobanin” e tyre “musliman” gjatë zgjedhjeve locale, dhe parlamentare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut me brekët nëpër këmbë, pa i zgjidhur ende problemet e Republikës të Kosovës. Bashkimit tyre si parti politike, duke u fotografuar para kamerave televizive gjatë këtyre zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (2025), “kokë më kokë” në rrezik të komunave me shumicë shqiptare me dy - tre kandidatë shqiptarë për ”fitore”. Dikur, që i polli një Parti Komuniste ish jugosllave. Sot, i pjellin partitë Neokomuniste Shqiptare ish jugosllave. Kopila, që ua dimë “Babën”, por jo edhe Nënën. Fundekrye, dalldisje dhe arratisje e popullit shqiptar pas politikanëve, posteve partiake, pasurisë dhe humbjen  komunave me shumicë shqiptare.

E kam thënë, edhe më herët në shkrimet e mia publicistike – letrare – parashikuese dhe libra, se: burgu jugosllav, nuk ka qenë Universitet i shqiptarëve. Shumica e të burgosurve politik shqiptar i kanë lënë eshtrat mes atyre katër mureve në “Goli Otok”, dhe “Idrizovë”. Pak veta kanë dalë nga burgu si spiunë. Ose, të çmendur.

Gabime politike historike, që na përsëtiten edhe në Ditën e Sotshme në “demokraci”, dhe “Liri”. Fatkeqësisht, këto “burra mejdani”, të partive politike shqiptare, nuk lexojnë libra. Ende trumbetojnë parulla partiake para kamerave televizive, popullit shqiptar me premtime parazgjedhore.

Sot, partitë politike Neojugosllave shqiptare, nuk kanë nevojë të rroken qafë për qafe për pushtet pa marreveshje politike, dhe kushte shqiptare partiake të partive politike. Edhe, me pasuri me armikun shekullor Historik me shekuj, të dalin me dy - tre kandidatë shqiptar partiak, dhe të “pavarur” në komuna me shumicë shqiptare parazgjedhore për poste partiake për Ditën e Nesërme. Këmbekrye, me këmbët dhe trutë ende në Legen Ditën e Sotshme. Edhe, të Nesërme.

Politikanët e Djeshëm, i polli Partia Komuniste ish Jugosllave. Sot, ende na i pjellin vetë partitë  politike të “vëllazërim – bashkimit ish jugosllav shqiptare - “maqedonase” – serbe – turke (pa turqë), ish  jugosllave me “Din e Iman” në minare të xhamive pa flamurin shqiptar.

Partitë politike shqiptare, e para PPD -ja, PDSH - ja dhe BDI -ja. Edhe, VLEN -i në rolin e argatit pas Lufte. Parti politike, që nuk shohin më LARG, përtej Ditës Nesërme. Parti politike shqiptare, të cilat ende pjellin kopila dhe na i lënë pasmesnate nëpër këmbë te Pragu i Shtepisë.

Pavetëdije, nateditë pjellin kopila, dhe Natën na i flukin lyrekë te Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë. Edhe, në këto parazgjedhje të reja  partiake politike lokale dhe parlamentare me “fitore” politike (2025). Ditës Nesërme Shqiptare?! Ende, pa e ditur me vite regjistrimin e popullatës shqiptare në Trojet Shqiptare, në Ballkan, sesa: banorë shqiptarë lindin dhe vdesin, jetojnë në këtë shtet të “përbashkët”, ende ish jugosllav me shumicë shqiptare dhe “maqedonase” - bullgare?!

Fatkeqësisht, edhe në Ditën e Sotshme “maqedonase” jugosllave me thashetheme të partive politike “maqedonase” – shqiptare dhe bullgare, qafë për qafe dhe rrena të partive politike, jetojmë si popull shqiptar, ende edhe më keq se në sistemin ish jugosllav. Po ky, nuk është realiteti shqiptar në Ballkan. As, i popujve tjerë që jetojnë në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav komunist të “vëllazërim-bashkimit”.

E kanë thënë italjanët gjatë Luftës Dytë Botërore (1941-’45): “touto albanazi, touto komandanti”. Luftë, e cila na u përsëritë edhe në Luftën e Kosovës (1988 - ’89), edhe të Maqedonisë (2001), të gjithë shqiptarët komandantë pa ushtarë. Vetëm me një “Asker”. Edhe, ai komandant “Askeri” nga Kërçova, që iku një ditë nga mesi ynë si Hero pa lule mbi Varr, dhe kamera televizive.

Megjithatë, ky është realiteti historik shqiptar në Ballkanin e Ditës Sotshme për në Shqipëri, përtej Ditës Nesërme?! Vetëm, me plotë “komandantë” lufte, politikanë të partive politike shqiptare, e pa ushtarë.

Dhe, vetëm me një “Asker”?!...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Syrja Etemi: Shkupi dardan në dritëhijet e enciklopedisë serbo-kroato-sllovene Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (50) Qazim Namani: Konferenca për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (49) Qazim Namani: Programi rajonal për Trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Evropën Juglindore Bedri Tahiri: Ftonjtë e Tahirit Ndue Dedaj: Marie Kaçinari, heroina e Gjakovës Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (48) Syrja Etemi: Nga Kërpena e Petrushjani – në Neproshten Dorian Koçi: Fillimi i një rrugëtimi të shenjtë për gjuhën dhe kulturën arbërore Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (47) Qazim Namani: Zhvillimi i arsimit në tokat shqiptare pas pushtimit nga P. Osmane Mark Palnikaj: Beteja e Dytë e vitit 1448 në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvendosjen dhe islamizimin e popullsisë së Kosovës Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (46) Lutfi Alia: Shën Nënë Angjelina Arbërore (5) Sabile Basha: Libri si monument për Ylfete Humollin Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (44) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (43) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (42) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (41)

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx