| E shtune, 10.01.2026, 03:59 PM |
VETËSHKATRRIMI I SHQIPTARËVE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po,
është Luftë e partive politike shqiptare për pushtet, me ato pushtuese turke,
serbe -“maqedonase” ish jugosllave me poste partiake: pasuri personale, dhe
familjare, me “Çobanët” (barinjtë) e partive politike shqiptare, dhentë e
nënkryeme përmbrapa për “fitore”. Mos e them edhe të “Agait Çelike” pas Vathe, t’i kullosin dhentë
maleve të “Drenovës”. Fyt për fyti me “mik” dhe armik! Si në Shqipëri,
Republikën e Kosovës, edhe të Maqedonisë Veriut.
“Çobanë”,
që nuk dinë t’i kullosin dhentë maleve
“Drenovës’ te “Jasakët e Tikeve”, nën
mrizet e dardhave gorricë. Vathën e “Agait Çelike”, në Katundin e Xha Derallës,
që ministrin e arsimit të Maqedonisë, gjatë një vizite e shtinë t’i mjelë
dhentë e Agait Çelike me kusi në Katundin Cërvicë të Kërçovës.
Popull,
i dalldisur dhe arratisur Sot: me tre shtete shqiptar në Ballkan?! Ende, pa
Shtet Shqiptar?! Sidomos, para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për pushtet
dhe pasuri në “demokraci”, dëm të popullit dhe Shtetit Shqiptar në Histori
nëpër Shekuj për Liri. Shtet Shqiptar, me tre shtete në Ballkan: me armik e për
armik. Përtej Ditës Nesërme. Bota, kur
ende është në Luftë. Populli shqiptar, është në Luftë me Vetëveten, edhe në
shekullin XXI për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare!
Dhe,
këto politikanë shqiptar në Ditën e Sotshme me të katra turren për pushtet, pas
posteve partiake dhe pasurisë, si argatë
besnik me vite në frontin politik antishqipitar me armik e për armik në shërbim
të “Agait Çelike” (pronarit) t’i mjeli dhentë me vite?! Pushtet, e poste
partiake: Vetëshkatërrimi, në dëm të shqiptarëve nëpër parti politike
shqiptare.
Ne,
historikisht: nuk kemi pasur armiqë, por armik e kemi pasur Vetëveten.
Përjashtim, bënë “Agai i Çelike” me Kopenë e dhenëve, i ka dhënë popullit
qumësht, qëngja dhe dele. Çka, i kanë dhënë partitë politike shqiptare Ditën e
Sotshme?! Përveçse, hajni, varfëri dhe robëri. Ia dogjën edhe vathën te “Arat e
Beshirit”.
“Agai
Çelike” (Pronari) vendoste, ku do të kullosin dhentë delebuta me deshët me
brirë rreth veshëve shyta, dhe qentë besnikë përmbrapa. Përtej, Ditën e Nesërme! E, jo partitë
politike shqiptare. Jo, as “Çobani” (Bariu) i partive politike, deleve të
nënkryeme përmes dëllinjave me fyellin nateditë në gojë të Ujkut delengrënës:
te: “Lugu i Ymerit”, “Përroni i Xhetit”, “Guri i Hysenit”, “Përroni i Thanës”
me burime malore. Apo, te “Çifligu i Xha Derallës”. Ende me pasoja politike të
pashërueshme të “vëllazërim - bashkimit”
ish komunist jugosllav me ferra dhe kërroca mes maleve. Partisë Komuniste me
“Din e Iman” me këmbët dhe trutë në Legen pa flamurin shqiptar kuqezi me
shqiponjën dykrenare në minare. Politikanë, që: edhe në Ditën e Sotshme na
ngatërrohen nëpër këmbë, dhe na i hanë qengjat mesdite para syve.
Nana
ime me prejardhje nga familja e hoxhallarëve si Bareshë, e thoshte shpeshë para
ne fëmijve: deleve nënkryeme, duhet futur thikën në qafë! Janë, kob i Shtëpisë.
Edhe, mishin e tyre mos ta hamë vetë, por duhet t’ia hudhim qenit besnik
“Murgo”, dhe Dr. Dacit në Lëmë përpara Shtëpisë. Ato janës më besnik se njeriu,
si Roje të Shtëpisë. Delet e nënkryeme Ujkun ta sjellin në Shtëpi.
“Patriotët”
e sotshëm “kuqezi” të partive politike shqiptare, pas Pavarësisë të Republikës
Kosovës e raketuan instuticionin e Pavarërsisë. Krah për krahu me partitë
politike shqiptare. Përkahrjen e shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoninë
e Veriut. Ndërhyrjet e tyre politike partiake me “Çobanin” e tyre “musliman”
gjatë zgjedhjeve locale, dhe parlamentare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoninë e
Veriut me brekët nëpër këmbë, pa i zgjidhur ende problemet e Republikës të
Kosovës. Bashkimit tyre si parti politike, duke u fotografuar para kamerave
televizive gjatë këtyre zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (2025), “kokë më
kokë” në rrezik të komunave me shumicë shqiptare me dy - tre kandidatë
shqiptarë për ”fitore”. Dikur, që i polli një Parti Komuniste ish jugosllave.
Sot, i pjellin partitë Neokomuniste Shqiptare ish jugosllave. Kopila, që ua
dimë “Babën”, por jo edhe Nënën. Fundekrye, dalldisje dhe arratisje e popullit
shqiptar pas politikanëve, posteve partiake, pasurisë dhe humbjen komunave me shumicë shqiptare.
E
kam thënë, edhe më herët në shkrimet e mia publicistike – letrare – parashikuese
dhe libra, se: burgu jugosllav, nuk ka qenë Universitet i shqiptarëve. Shumica
e të burgosurve politik shqiptar i kanë lënë eshtrat mes atyre katër mureve në
“Goli Otok”, dhe “Idrizovë”. Pak veta kanë dalë nga burgu si spiunë. Ose, të
çmendur.
Gabime
politike historike, që na përsëtiten edhe në Ditën e Sotshme në “demokraci”,
dhe “Liri”. Fatkeqësisht, këto “burra mejdani”, të partive politike shqiptare,
nuk lexojnë libra. Ende trumbetojnë parulla partiake para kamerave televizive,
popullit shqiptar me premtime parazgjedhore.
Sot,
partitë politike Neojugosllave shqiptare, nuk kanë nevojë të rroken qafë për
qafe për pushtet pa marreveshje politike, dhe kushte shqiptare partiake të
partive politike. Edhe, me pasuri me armikun shekullor Historik me shekuj, të
dalin me dy - tre kandidatë shqiptar partiak, dhe të “pavarur” në komuna me
shumicë shqiptare parazgjedhore për poste partiake për Ditën e Nesërme.
Këmbekrye, me këmbët dhe trutë ende në Legen Ditën e Sotshme. Edhe, të Nesërme.
Politikanët
e Djeshëm, i polli Partia Komuniste ish Jugosllave. Sot, ende na i pjellin vetë
partitë politike të “vëllazërim –
bashkimit ish jugosllav shqiptare - “maqedonase” – serbe – turke (pa turqë),
ish jugosllave me “Din e Iman” në minare
të xhamive pa flamurin shqiptar.
Partitë
politike shqiptare, e para PPD -ja, PDSH - ja dhe BDI -ja. Edhe, VLEN -i në
rolin e argatit pas Lufte. Parti politike, që nuk shohin më LARG, përtej Ditës
Nesërme. Parti politike shqiptare, të cilat ende pjellin kopila dhe na i lënë
pasmesnate nëpër këmbë te Pragu i Shtepisë.
Pavetëdije,
nateditë pjellin kopila, dhe Natën na i flukin lyrekë te Pragu i Derës Madhe të
Shtëpisë. Edhe, në këto parazgjedhje të reja
partiake politike lokale dhe parlamentare me “fitore” politike (2025).
Ditës Nesërme Shqiptare?! Ende, pa e ditur me vite regjistrimin e popullatës
shqiptare në Trojet Shqiptare, në Ballkan, sesa: banorë shqiptarë lindin dhe
vdesin, jetojnë në këtë shtet të “përbashkët”, ende ish jugosllav me shumicë
shqiptare dhe “maqedonase” - bullgare?!
Fatkeqësisht,
edhe në Ditën e Sotshme “maqedonase” jugosllave me thashetheme të partive
politike “maqedonase” – shqiptare dhe bullgare, qafë për qafe dhe rrena të
partive politike, jetojmë si popull shqiptar, ende edhe më keq se në sistemin
ish jugosllav. Po ky, nuk është realiteti shqiptar në Ballkan. As, i popujve
tjerë që jetojnë në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav komunist të
“vëllazërim-bashkimit”.
E
kanë thënë italjanët gjatë Luftës Dytë Botërore (1941-’45): “touto albanazi,
touto komandanti”. Luftë, e cila na u përsëritë edhe në Luftën e Kosovës (1988
- ’89), edhe të Maqedonisë (2001), të gjithë shqiptarët komandantë pa ushtarë.
Vetëm me një “Asker”. Edhe, ai komandant “Askeri” nga Kërçova, që iku një ditë
nga mesi ynë si Hero pa lule mbi Varr, dhe kamera televizive.
Megjithatë,
ky është realiteti historik shqiptar në Ballkanin e Ditës Sotshme për në
Shqipëri, përtej Ditës Nesërme?! Vetëm, me plotë “komandantë” lufte, politikanë
të partive politike shqiptare, e pa ushtarë.
Dhe,
vetëm me një “Asker”?!...