Mendime
Ismet Hasani: Mendime etike e morale (7)
E diele, 04.01.2026, 06:53 PM
Mendime etike e morale (7)
Në
ballafaqim me sfidat dhe betejat e jetës, më e rëndësishmja është RUAJTJA E
QETËSISË SHPIRTËRORE!
"Nuk
është lehtë me e ditë se çka është e drejtë dhe e padrejtë", thuhet në një
leksikon norvegjez, andaj duhet gjurmuar dhe jetuar me të vërtetën në bazë të
përjetimeve dhe përvojave jetësore.
Nga
Ismet M. Hasani, Suedi
Pa marrë parasysh çfarë mund të
ndodhë, as sot, as nesër, as kurrë, mos ia jep askujt mundësinë dhe kënaqësinë,
që pa shkas, pa shkak, pa arsye, të të lëndojë dhe as të dëmtojë.
*
Në ballafaqim me sfidat dhe betejat e
jetës, më e rëndësishmja është RUAJTJA E QETËSISË SHPIRTËRORE!
Kujdes për ekuilibër (balans) të
vazhdueshëm dhe maksimal midis sferës shpirtërore dhe fizike, hyjnoree dhe
tokësore, racionales dhe iracionales, durimit dhe shpërthimit, mendimit dhe
veprimit. është me rëndësi kryerja e detyrave dhe përgjegjësive
njerëzore-humane, në këtë jetë.
Fyerjet, sharjet, shpotitë dhe
shantazhimet janë, jo vetëm nivel, karakteristika dhe veçori të personalitetit
të ulët, pa dinjitet, pa integritet, por edhe arma e të ligut (dobëtit).
Jeta me nderë e dinjitet, mirësi e qetësi, respekt e
stabilitet, sjell paqe, harmoni dhe prosperitet.
Vdekja paraqet kulmin piradimor, të gjithëmotshëm
dhe më të dhimbshëm e më tragjik të ndarjeve nga njërri-tjetri, nga më të
afërmit, nga më të respektuarit, nga më të dashurit...
I pavdekshëm mbetët çdo ai njeri i cili gjatë
jetës – sa ka qenë gjallë, ka bërë vepratë mëdha e të mira, e vepër e mirë, veç
të tjerave, është edhe një fjalë e mirë, një kujtim i mirë; në mënyrë që
njeriut (prej dikujt) t'i mbetën përshtypje të mira dhe kujtime të
paharrueshme.
*
Mos shfreno egon tënde. Po e
shfrenove veten, po nuk udhëheqe mirë dhe në vazhdimësi me veten, me ndjenjat
(epshet), mendjen dhe arsyen është si kur lumi vërshon.
Në raste më të rënda të nervozizmit,
është më rëndësi të frenosh veten.
Nëse me durim, mençuri dhe shkathtësi
nuk i amortizon goditjet – pa marrë parasysh se nga vijnë dhe nga
"kush" e cili vijnë, mund të bëhesh viktimë, t'i përjetosh
mundimet e peripetitë...
Mos ju nënshtro sjelljës meskime,
qëllimit të fundit, e sidomos lëndimit të tjetrit, por bëhu kalorës i
vemendshëm i fat- realitet.
*
Aty ku mungon dituria, civilizimi dhe
intelekti (arsyeja), mbretëron militantizmi, primitivizmi dhe egërsia
(barbaria).
*
Libri (leximi) është burim drite e
diturie e jetës, i cili të shton diturinë, të pasuron fjalorin, ta pastron
fjalorin, është shok i mirë në vetmi, të largon nga vetitë e këqija, nga veset
e këqija...aty ku tubohen e ruhen libra, aty është biblioteka, të cilën duhet
pasuruar me libra të rinj, duhet ruajtur, nga se biblioteka është shpirti i një
shtëpie.
*
PAKUJDESIA është simotër e keqdashjës
dhe keqbërjës. Jo rrallëherë pasojat nga pakujdesia janë të dëmshme dhe
të rrezikshme dhe dukshëm, shpeshherë, më të rënda, më afatgjata dhe më të
pariparueshme, sesa ato të shkaktuara nga veprimet kriminale, dashakeqe, të
qëllimshme e të paplanifikuara më parë. Prandaj, ke kujdes!
*
Diturinë dhe mençurinë duhet shfrytëzuar për punë të mira, të mbara,
të dobishme; duhet përdorur e jo keqpërdorur.
I dituri flet gjithëherë, ndërkaq i
mençuri flet kur e lypë nevoja, pra, kur lypset folur, ama fjala e të
mençurit i vën kapak çdo pune, të mirë, apo jo të mirë.
(V i j o n )









