E merkure, 07.01.2026, 08:56 AM (GMT)

Mendime

Ismet Hasani: Mendime etike e morale (7)

E diele, 04.01.2026, 06:53 PM


Mendime etike e morale (7)

Në ballafaqim me sfidat dhe betejat e jetës, më e rëndësishmja është RUAJTJA E QETËSISË SHPIRTËRORE!

"Nuk është lehtë me e ditë se çka është e drejtë dhe e padrejtë", thuhet në një leksikon norvegjez, andaj duhet gjurmuar dhe jetuar me të vërtetën në bazë të përjetimeve dhe përvojave jetësore.

Nga Ismet M. Hasani, Suedi

Pa marrë parasysh çfarë mund të ndodhë, as sot, as nesër, as kurrë, mos ia jep askujt mundësinë dhe kënaqësinë, që pa shkas, pa shkak, pa arsye, të të lëndojë dhe as të dëmtojë.

*

Në ballafaqim me sfidat dhe betejat e jetës, më e rëndësishmja është RUAJTJA E QETËSISË SHPIRTËRORE!

Kujdes për ekuilibër (balans) të vazhdueshëm dhe maksimal midis sferës shpirtërore dhe fizike, hyjnoree dhe tokësore, racionales dhe iracionales, durimit dhe shpërthimit, mendimit dhe veprimit. është me rëndësi kryerja e detyrave dhe përgjegjësive njerëzore-humane, në këtë jetë.

Fyerjet, sharjet, shpotitë dhe shantazhimet janë, jo vetëm nivel, karakteristika dhe veçori të personalitetit të ulët, pa dinjitet, pa integritet, por edhe arma e të ligut (dobëtit).

Jeta me nderë e dinjitet, mirësi e qetësi, respekt e stabilitet, sjell paqe, harmoni dhe prosperitet.

Vdekja paraqet kulmin piradimor, të gjithëmotshëm dhe më të dhimbshëm e më tragjik të ndarjeve nga njërri-tjetri, nga më të afërmit, nga më të respektuarit, nga më të dashurit...

I pavdekshëm mbetët çdo ai  njeri i cili gjatë  jetës – sa ka qenë gjallë, ka bërë vepratë mëdha e të mira, e vepër e mirë, veç të tjerave, është edhe një fjalë e mirë, një kujtim i mirë; në mënyrë që njeriut (prej dikujt) t'i mbetën përshtypje të mira dhe kujtime të paharrueshme.

*

Mos shfreno egon tënde. Po e shfrenove veten, po nuk udhëheqe mirë dhe në vazhdimësi me veten, me ndjenjat (epshet), mendjen dhe arsyen është si kur lumi vërshon.

Në raste më të rënda të nervozizmit, është më rëndësi të frenosh veten.

Nëse me durim, mençuri dhe shkathtësi nuk i amortizon goditjet – pa marrë parasysh se nga vijnë dhe nga "kush" e cili vijnë, mund të bëhesh viktimë, t'i  përjetosh mundimet e peripetitë...

Mos ju nënshtro sjelljës meskime, qëllimit të fundit, e sidomos lëndimit të tjetrit, por bëhu kalorës i vemendshëm i fat- realitet.

*

Aty ku mungon dituria, civilizimi dhe intelekti (arsyeja), mbretëron militantizmi, primitivizmi dhe egërsia (barbaria).

*

Libri (leximi) është burim drite e diturie e jetës, i cili të shton diturinë, të pasuron fjalorin, ta pastron fjalorin, është shok i mirë në vetmi, të largon nga vetitë e këqija, nga veset e këqija...aty ku tubohen e ruhen libra, aty është biblioteka, të cilën duhet pasuruar me libra të rinj, duhet ruajtur, nga se biblioteka është shpirti i një shtëpie.

*

PAKUJDESIA është simotër e keqdashjës dhe keqbërjës. Jo rrallëherë pasojat nga pakujdesia janë të dëmshme dhe  të rrezikshme dhe dukshëm, shpeshherë, më të rënda, më afatgjata dhe më të pariparueshme, sesa ato të shkaktuara nga veprimet kriminale, dashakeqe, të qëllimshme e të  paplanifikuara më parë. Prandaj, ke kujdes!

*

Diturinë dhe mençurinë duhet shfrytëzuar për punë të mira, të mbara, të dobishme; duhet përdorur e jo keqpërdorur.

I dituri flet gjithëherë, ndërkaq i mençuri flet kur e lypë nevoja, pra, kur lypset folur, ama  fjala e të mençurit i vën kapak çdo pune, të mirë, apo jo të mirë.

(V i j o n )



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx