Kulturë
Tahir Bezhani: 'Katër stinët dhimbje e kuqe'
E diele, 28.12.2025, 06:10 PM
Tahir Bezhani, cikël me poezi:
“Katër
stinët dhimbje e kuqe”
VITET E IKURA
Vitet
e ikura thyejnë errësirën
Pas
lënë gjurmë hiri të shkriftë
Nga
zjarr përvëlues vetëtimash
Mes
reve të dendura derdhet shi lotësh
Kujtimet lëpihen mallëngjimeve rinore
Nuk
ke kohë të numërosh ditët
Mbushur me gëzime të harruara
E
as vuajtjet nuk numërohen
Kur
vrapojnë mendimet si në log betejash
Pa
u përkulur në përballje stuhish
Edhe
atëherë kur shtrembëroheshin lisat
E
rrënjët nuk tundeshin....
Në
fletoren shumëfaqëshe të jetës
Janë
drynuar kujtime të thella
Në
rafte mbeten si hieroglife
Nuk
mund t’i grisë as era , as furtuna
Vitet
e ikura lënë pas vragë si hije nate
Brenda meje fle dhimbja e dashuria
Rrugëtim
i papërfunduar kurrë.....
VALLËZIM I BUKUR...
Dhimbje
e heshtur në brendi
Buzëqeshje
e vrarë fluturim
Mes
reve të zeza n’ hapësirë
Lëkurë
e çarë erërave të ftohta
Tajitje limfe, jargosje stinëve
Rrugëtimeve
të gjata
I
hutuar në kohë...
Në
katër stinë dhimbje e kuqe fle
Njëlloj shfaqet buzëqeshja
Në pranverë
gjelbërim i dalldisur
Rreshkje
përvëluese vapës verore
Pikturë
shumëngjyrëshe në vjeshtë
(
Brushë e Pikasos shndrite lartësive)
Dimrit
akullnajë, dru i ndezur brenda...
Sa
gjatë i bartka njeriu plagët
Kur
dhimbja vallëzon bukur
Homazh
mirësie...
DIALOG ME VARGUN....
Ti,
vargu im idhnak
Kurrë
nuk më le të qetë
Në
qetësinë time të shurdhëruar krismash
Më
ngacmon ditë natë, pa pushim
Shprush
zjarrin tim të përgjumur moteve...
Më
thuaj edhe çfarë do nga ky shpirt i dërmuar
Unë
te fala buzëqeshjen e zemrës
Më
dhurove lotët e shpirtit
Së
bashku për të gjetur shtegun e ecjes
Rrugës
së dashurisë e të dhimbjes
Si
t’ia verbojmë territ sytë...
Udhëtuam
lartësive në kërkim të horizonteve
Ura
jete ndërtuam brigjeve tona
Ecëm
e ecëm kapur për ashtin e plagosur...
Mëngjeseve rrezonte
dielli
Buzëve
dukeshin ngricat e natës
Errësira
e natës ishte çmendur
Shkulte
mykun e flokëve të gjata...
Sytë
shpojnë qiellin n ‘thellësi
Furtunat
këndojnë këngën heshtur
Sa
kryengritëse dita e lirisë sime
Gjithherë
festë bën shpirti i paepur









