E enjte, 25.12.2025, 10:12 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Krishterimi i arbërorizuar (shqiptarizuar) dhe festa e Krishtlindjes

E enjte, 25.12.2025, 04:55 PM


Krishterimi i arbërorizuar (shqiptarizuar) dhe Festa e Krishtlindjes

Nga Gjon Keka

Festa e Krishtlindjes është më e rëndësishmja në historinë e Krishterimit në gjithë botën e krishterë dhe të civilizuar. Në fakt kjo është festa e parë më e madhe e vitit të krishterë, festa e shenjtë e Krishtlindjes, më saktësisht festimi i lindjes së Shpëtimtarit të Njerëzimit - Jezus Krishtit.

Ka edhe një domethënie simbolike se si „solstici i dimrit ky sekret, i fshehur, por i fuqishëm ku në mes të natës më të gjatë, drita rilind. Pra Dielli,Drita dhe Jeta janë megjithatë fitimtare përballë errësirës së natës apo territ. Dielli i afrohet gjithnjë e më shumë tokës, toka bëhet më e ndritshme , më e ngrohtë, më e bekuar nga rrezet e dashura të diellit që depërtojnë në thellësi të brëndësisë së tokës, njeriut dhe botësn e tokës në përgjithësi,pra deri edhe tek rrënjët që nxjerrin frytet e saj më pas në pranverë.Kjo tregon se ditët bëhen gjithnjë e më të gjata,pranaj jemi të sigurt se pranvera nuk do të vonojë të vijë. Kështu që solstici vjetor është thjesht një kujtesë e mirëpritur e solsticit të hirit që solli shpengimin në tokë. Është gjithashtu një solstic që duhet festuar në dy mënyra: njëra festë e Natës së Krishtlindjes; tjetra, Dita e Krishtlindjes. Dritë në errësirë. Çfarë është drita e dukshme e diellit dhe drita kalimtare e shpirtit tokësor krahasuar me dritën e përjetshme që erdhi nga qielli dhe shkëlqeu në këtë botë të rënë? Kështu "Drita shkëlqeu në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi. Kjo është drita e vërtetë që i jep dritë kujtdo që vjen në këtë botë. Ishte në botë dhe bota u krijua nëpërmjet tij, por bota nuk e njohu."[Gjoni 1:5]. Ishte me të vërtetë një gëzim i madh që i përfshiu të gjithë njerëzit kur në mes të errësirës së thellë të fajit njerëzor, reve të injorancës dhe egoizmit,drita qiellore e Krishtlindjes shpërtheu për të përshëndetur dhe ndriçuar botën."

Tek në si iliro-arbëror kjo festë është arbërorizuar dhe është mishëruar në traditën tonë duke u bërë kështu një festë familjare dhe tepër e dashur sidomos për fëmijët arbëror. Jeta jonë popullore e krishterë, në prirjen e saj të pathyeshme drejt figuracioneve dhe shëmbëlltyrave, ka ndërtuar një hapësirë kuptimplote, një kornizë të bukur, rreth traditave dhe festave të shenjta shpirtërore e kombëtare,respektivisht të të gjitha festave të mëdha e në këtë rast festave të krishtere. P.sh., në Pashkë, janë fushat e Pashkëve të gjelbërta, të freskëta si pranvera, të ringjallura, simbolika e vezëve shumëngjyrshme e të dekoruar apo zbukuruara. Në Rrëshaja(Pentekost), është pylli i gjelbër përmes të cilit pëshpërit flladi i ëmbël i pranverës, si një imazh i Shpirtit të Perëndisë, i cili u derdh mbi apostujt; por në Krishtlindje, pjesa qendrore për të gjithë popujt e krishterë europiane botëror,ashtu edhe për ne arbërorët është bredhi, ose pema e Krishtlindjes, e gjelbër, e zbukuruar me dritë.

Shfaqja e pemës së dekoruar të Krishtlindjes, e shndritshme në dritat e saj, është një zakon i lashtë i arbërorëve të krishterë, festë e madhe edhe ndër ne dhe ka kuptim të idesë së krishterë që qëndron në themel të kësaj praktike deri në ditët tona.

Ndërsa mënyra e festimit më popullor të Krishtlindjes është sigurisht e kohërave më të vona, „gjurmë të caktuara mund të gjenden tashmë në burimet historike nga Mesjeta". Pra nga Mesjeta shohim një festim jo vetëm familjar ,pro edhe popullor madje edhe mbretërit e princat e asaj kohe i kanë kushtuar rëndësi të madhe kësaj feste gëzimi për gjithë botën ,sepse kjo festë do të thotë Drita erdhi në botë dhe rilindje e brëndshme e zemrave të njerëzve që besojnë në Jezu Krishtin Zot.

Edhe kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) e ka festuar Kishtlindjen me shumë gëzim dhe në Mbretërin e tij të Arbërit , pra shteti i Arbërit ishte pjesë e pandashme e traditës dhe zakoneve të festave të krishterë si gjithë vendet tjera të Europës së asaj kohe. Që do të thotë se kjo festë ashtu sikur edhe festat tjera të krishtera si Pashkët u arbërorizuan ndër ne dhe morën imazhin e saj tradicional ku shohim familje arbërore të mbledhura sëbashku që i gëzohen kësaj feste të Dritës dhe të Rilindjes së një jetë te rë në Jezu Krishtin Zot me anë të Besimit dhe Pagëzimit.

Ashtu sikur në shumë vende të Europës fillojë të festohej tradicionalisht duke filluar nga shtëpitë të cillët dekoroheshin me degë bredhi për Krishtlindje,pokështu edhe tek ne kjo festë i ka rrënjët e saj historike dhe është mishëruar në epokën e Gjergj Kastriotit si një festë e madhe e gëzimit arbëror nder ne. Ndërsa dikur ishte zakon të sillej pema e Krishtlindjes në shtëpi si simbol i gëzimit të Krishtlindjes, sot ajo tanimë është e zakonshme dhe dekorohet edhe me drita. Në fund të fundit, dritat bëjnë dritë kudo që duhet të shprehet gëzimi i krishterë. Le të ndizet kjo dritë që na ngrohë zemrat dhe mendjet e shpirtin tonë arbëror e dardan, le ta ndriçojë kjo dritë kombin tonë në përgjithësi ashtu që populli ynë të rilind në të vërtetën ,në Krishtin.

Nga zemra i uroj gjithë popullit tonë, kombit të Gjergj Kastriotit gëzuar Krishtlindja dhe Zoti e bekoftë kombin tim arbëror europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx