E enjte, 25.12.2025, 10:12 PM (GMT)

Kulturë

Ismet Hasani: Urime për Krishtlindje

E enjte, 25.12.2025, 04:54 PM


Urime për Krishtlindje

Nga Ismet M. Hasani, Suedi

Krishti i vogël, Krishti fëmi, në zemrën time eja ti.

Aty mbrenda s`do kesh ftohtë, dashuria ime do të ngrohë.

Ti për ne je bërë njeri, dhe ke lindur si çdo fëmi.

Ke ardhur të na sjellesh lumturinë, gëzimin, paqën, dashurinë.

Këtë vit në lutje nuk do kerkojmë, por më gjithë zemër do të falenderojmë.

Sepse Kosova në paqë jeton, dhe në liri sot feston.

Nuk i harrojmë ato që dhanë jetën, Për t`ju dhuruar fëmijëve shpresën.

Ato tash janë lart tek ti, dhe buzëqeshin plot krenari.

Sonte nuk ke lindur në grazhdin e ftohtë, Por në zemrat tona ku do te jesh ngrohtë.

Sepse aty ka shumë dashuri, Për ty që na solle përseri lumturi.

Dashuria jote e pafund

Erdhi dhjetori përseri, dhe solli dëboren e bardhë, që me pëlerinën e saj, mbuloi vendin mbarë.

Solli dimrin e ashpër, dhe erën e ftohtë, që përplaset në fytyrë, të shpon pa mëshirë.

Dhe mendja ime vrapon tek ti, që në atë dimër të ftohtë, linde në një grazhd, si më i varfëri në botë. Ja, unë të shoh ty, shoh hapin tendë të njomë, të shpuar nga kashta, shoh duart e tua të vogla, të ngrira.

Si akull, dhe them(i) e mahnitur, "sa shumë me ke dashur".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx