E hene, 29.12.2025, 05:30 AM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: 'Katër stinët dhimbje e kuqe'

E diele, 28.12.2025, 06:10 PM


Tahir Bezhani, cikël me poezi:

“Katër stinët dhimbje e kuqe”

VITET E IKURA

Vitet e ikura thyejnë errësirën

Pas lënë gjurmë  hiri  të shkriftë

Nga zjarr përvëlues vetëtimash

Mes reve të dendura derdhet shi lotësh

Kujtimet  lëpihen mallëngjimeve rinore

Nuk ke kohë të numërosh ditët

Mbushur  me gëzime të harruara

E as vuajtjet nuk numërohen

Kur vrapojnë mendimet si në log betejash

Pa u  përkulur në përballje stuhish

Edhe atëherë kur shtrembëroheshin   lisat

E rrënjët nuk tundeshin....

Në fletoren shumëfaqëshe të jetës

Janë drynuar kujtime të thella

Në rafte mbeten si hieroglife

Nuk mund t’i grisë as era , as furtuna

Vitet e ikura lënë pas  vragë si hije nate

Brenda  meje fle dhimbja e dashuria

Rrugëtim i papërfunduar kurrë.....

VALLËZIM I BUKUR...

Dhimbje e heshtur në brendi

Buzëqeshje e vrarë fluturim

Mes reve të zeza n’ hapësirë

Lëkurë e çarë erërave të ftohta

Tajitje  limfe, jargosje stinëve

Rrugëtimeve të gjata

I hutuar në kohë...

Në katër stinë dhimbje e kuqe fle

Njëlloj  shfaqet buzëqeshja

  pranverë  gjelbërim i dalldisur

Rreshkje përvëluese  vapës verore

Pikturë shumëngjyrëshe  në vjeshtë

( Brushë e Pikasos shndrite lartësive)

Dimrit akullnajë, dru i ndezur brenda...

Sa gjatë i bartka njeriu plagët

Kur dhimbja vallëzon bukur

Homazh mirësie...

DIALOG  ME VARGUN....

Ti, vargu im idhnak

Kurrë nuk më le të qetë

Në qetësinë  time të shurdhëruar krismash

Më ngacmon ditë natë, pa pushim

Shprush zjarrin tim të përgjumur moteve...

Më thuaj edhe çfarë do nga ky shpirt i dërmuar

Unë te fala buzëqeshjen e zemrës

Më dhurove lotët e shpirtit

Së bashku për të gjetur  shtegun e ecjes

Rrugës së dashurisë e të dhimbjes

Si t’ia  verbojmë territ sytë...

Udhëtuam lartësive në kërkim  të horizonteve

Ura jete ndërtuam brigjeve tona

Ecëm e ecëm  kapur për ashtin e plagosur...

Mëngjeseve  rrezonte   dielli

Buzëve dukeshin ngricat e natës

Errësira e natës ishte çmendur

Shkulte mykun e flokëve të gjata...

Sytë shpojnë qiellin n ‘thellësi

Furtunat këndojnë këngën  heshtur

Sa kryengritëse dita e lirisë sime

Gjithherë festë bën shpirti i paepur



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Visar Zhiti: Mërmërimë shenjtoreje… mall për fjalë të Nënë Terezës Ajete Zogaj: Një copëz historie nga errësira e burgut Refik Hasani: Itali, Konferencë mbi diskriminimin në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur, "Mjeshtre e Madhe", Paro Ziflaj Cikël me poezi nga Anton Marku Bashkim Saliasi: Të dimë më shumë për vezën Përparim Hysi: Po si mund të mos jetë e madhe, poezia shqipe? Visar Zhiti: Aq herë vritet, sa herë vjen kjo datë Albert Vataj: Rita Petro, laureate e poezisë së shpirtshme, e forcës së fjalës si “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes” Asllan Dibrani – Luani: Krishtlindjet 2025 – Zgjim Shpirtëror dhe Vendim për të Ardhmen Gjon Keka: Krishterimi i arbërorizuar (shqiptarizuar) dhe festa e Krishtlindjes Ismet Hasani: Urime për Krishtlindje Mark Palnikaj: Shpërngulja e Popullsisë së Rugovës më 1919 nga dhuna dhe genocidi i Mali të Zi dhe Serbisë Ndue Dedaj: Gjon Gjergjaj, shkrimtari dhe artisti i Kullës-Muze në Krushevë të Vogël Rudolf Marku: Madhësia e një poezie me katër vargje Don Fran Sopi: Krishtlindja është drita e paqes në historinë e njerëzimit mbi tokë Ilir Muharremi: Elegji për Shemin Albert Vataj: Letra emocionuese që Charlie Chaplin i dërgoi së bijës natën e Krishtlindjeve Lekë Mrijaj: Buzmi te libri Mitologjia ndër shqiptarë i Prof. Dr. Mark Tirtës Argetina Tanushi Aquino: Kush jam unë kur askush nuk ka nevojë për mua?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx