Kulturë
Refik Hasani: Itali, Konferencë mbi diskriminimin në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc
E premte, 26.12.2025, 04:56 PM

Në Itali, është mbajtur Konferencë, mbi diskriminimin në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc
/Kumtesa e paraqitur në Konferencën e mbajtur në Lugo Di Ravenna-Itali, nga Federata Kombëtare
e Shoqatave Shqiptare në Itali, kushtuar
çështjes së Krahinës që nuk e ka të
zgjidhur statusin politik, përkundër Referendumit dhe luftës së UÇPMB-ës/
Nga
Refik HASANI
E
nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, znj.Elena Zanoni,
I
nderuar Presidenti Granit Muçaj,
zv.Presidenti Eris HOXHA,
I
nderuar Presidenti i Nderit Petrit
Aliaj, dhe Sekretarja e Federatës,
dr.Ninfa Pema, e gjithë Grupit të Punës,
Të
nderuar Studiues, Intelektualë, Veprimtarë të Çështjes Kombëtare,
Të
nderuar Përfaqësues të institucioneve shtetërore, qendrore e lokale, këtu në
shtetin demokratik mikëpritës në Itali,
Të
nderuar Përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,
Jemi
tepër të nderuar, që jemi ftuar në këtë Konferencë, po ashtu vllazërisht jeni
të falenderuar, për këtë organizim, dhe ku po mbahet nën patronatin, e Federatës Kombëtare e
Shoqatave Shqiptare në Itali, Konferencë
me temën:
“Kosova
Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, në bashkëpunim të ngushtë me
Shoqatën "VATRA SHQIPTARE” dhe me të ftuar nga Kosova Lindore, “DIASPORA 2025”, jemi mbledhur në këtë
konferencë, me pjesëmarrës të së drejtës Kombëtare e Ndërkombëtare, Drejtues të
Organizatave Shoqërore, Personalitete të Kulturës shqiptare, Autoritete vendore
dhe përfaqësues nga hapsira e jonë shqiptare, dhe gjithëandej diaspora do të
mundohem përmesë kësaj kumtese, të ndarë
në 3 kapituj të ndarë në periudha kohore, si:
“Kosova
Lindore, DJE’’,në gjitha zhvillimet e rëndësishme historike për formimin e shtetit Shqitarë, nga kjo
Krahinë është dhën kontributi, që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
Kongresin e Alfabetit në Manastirë, shpalljen e Pavarësisë,po ashtu shqiptarët
pas luftës së dytë botërore, ishin pjesë e Jugosllavisë edhe me
shqiptarët e Kosovës, shqiptarët në
Meqedoninë e Veriut, Shqiptarë në Malë të Zi, dhe Shqiptarët në pjesë tjerë
të hapsirës së Jugosllavisë të asaj kohe duke përfshi edhe Shqiptarët në Krahinën
e Sanxhakut.
Me
filimin e frymës demokratike në Evropën Lindore, ne shqipatarët, u organizuam
dhe formuam subjektet Autoktone Politike, por edhe u kyqëm aktivist duke
kontribuar në Këshillin Koordinuese të
Partive Politike të Shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pastaj mbajtëm dhe
oraganizuar Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992,pastaj
është kryengritja e armatosur dhe lufta e UÇPMB-ës, në mbrojtje të
pragut, dinjitetit dhe identitetit, në këtë kohë kjo Krahinë që përfshin
Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Për herë të parë në historinë e kësaj Krahine,
ishte ngritur, në nivelin më të lartë të internacionalzimit të çështjes,
sensiblizimit deri në instanca të BE-ë, Paktit ushtarak Veri-Atlantik ATO-s dhe
mekanizma të OKB-ës.Megjithëkëtë Republika e Serbisë, nuk ka respektuar
plotësisht detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet
ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave kombëtare, nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit
politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni
në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022. BE-ja dhe institucionet e tij jo nuk
kan kushtëzuar avancimin e procesit, kurse OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe
partnerët transatlantikë nuk kan intensifikuar monitorimin dhe dialogun
institucional, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut
nuk ka dërguar një mision monitorues në këtë Krahinë. Republika e Serbisë, nuk
ka respektuar njohjen e diplomave, tekstet shkollore, nuk është duke garantuar përdorimin zyrtar i gjuhës shqipe
dhe simboleve kombëtare shqiptare në përputhje me ligjin dhe standardet
evropiane.Republika e Serbisë, nuk ka
siguruar përfaqësim proporcional
dhe të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, dhe nuk ka ndërprerë
çdo praktikë administrative që prodhon efekte të spastrimit etnik përmes
mjeteve burokratike.
“Kosova
Lindore-SOT’’, përballet dhe
ballafaqohet me një spastrim Etnik-diskriminim, heqja, fshirja e adresave të
qytetarëve Shqiptarë të Preshevës, Medvegjë,e
Bujanocit, Serbia, nuk po e zbaton
Marrëveshjen e Konçulit, të arritur datën 20 maj 2001, Beogradi
zyrtar, jo që nuk e ka respektuar
Marrëveshjen e Konçulit,por kemi,si:
I.
Prezenca e forcave Serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare,
të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan
48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,
II.
Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar,
III.
Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në
hierarkinë komanduese në Policin Multietnike,
Kur
kësaj i shtojm dhe përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi,
Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në parfaqësim në
institucione Lokal dhe Qendror të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori,
Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim,
në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e
adresave-një pastrim entik. Në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim
në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave dhe Rajoni më i
pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Shqiptarët, në Serbi
jetojn në kushte pushtimi klasik, u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes,
militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
Të
nderuar pjesëmarrës në këtë Konferencë
me temën shumë domethënjëse “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”,
Do
të mundohem në kapitullin, e 3-të, të kësaj kumtese të përshkruaj:
“Kosova
Lindore-SFIDAT E SË ARDHMES”, këtë Krahinë e presin sfida nga më të ndryshme,
jo të lehta, mbi të gjithë të vetëm vazhdojm dhe të jemi e tregohemi duke iu paraqitur të koordinuar,
harmonizuar duke vazhduar të shfaqim çështjen ton, çdo herë tepër të
artikuluar të unifikuar, me kërkesa të qarta, gjithnjë edhe me Prishtinën dhe
Tiranën Zyrtare, do të duhej të ndërtojn dhe miratojn një qëndrim, por edhe të
avokojn dhe lobojn në instanca e
makanizma më të larta të BE-së dhe OKB-ës, pasi Krahina e jon nuk e ka të zgjidhur statusin
politik.
Pas
disa raportimive nga BE-ja, se Serbia, nuk i ka të zgjidhur të drejtat e
pakicave, dhe është miratuar një Rezolut, më 8 korrik 2022,
nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e
vendbanimeve për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi
spastrim etnik-diskriminim. Është shumë shpresë dhënëse që më 2 dhjetor 2025, Kongresisti Amerikan Keith
SELF, në Komitetin për Punë të Jashtme
të Kongresit, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, prezantoi Rezolutën e parë në
historinë e Kongresit Amerikan për çështjen e Krahinës son.
Po
ashtu është për ta përshëndetur diskutimin, mbi ngritjen e çështjesë së
Krahinës son, nga Presidenti Shqiptarë Bajram Begaj në Asamblenë e Përgjithshme
të OKB-së, më 24 shtator 2025.
Kjo
Krahinë përkundër vullnetit plebishitar
të shprehur e manifestuar në Referendumin e
datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti
pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, kërkon
me të drejtë zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet nga
SHBA-ja, nga BE-ja, duke përfshi edhe nga OKB-ja.
Mospërfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të
Serbisë, mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, moszbatimi që
Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale
shqiptare, pra mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat
shtetërore, moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë,
mosdemilitarizimi i plotë i kësaj Krahine, moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara
nga konfliktet e armatosura, mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për
shpërngulje, asimilim e pastrim etnik, këto jan SFIDAT E SË ARDHMES, të
kësaj Krahine.
Një
ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojm sakrificën
dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në
nivelin më të lartë të internacionalzimit.
Në
përfundim të 3 kapitujve të kësaj kumtese
Do
të ishte në interes që nga gjithë pjesëmarrësit të kësaj konference që përbëhet
nga studiues, Intelektualë, Veprimtarë, Përfaqësues të institucioneve
shtetërore, përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në
Itali,bashkarisht të hartohet e
përgaditët një REZOLUTË, nga këndvështrimi i përbashkët, që do t’ju dërgohet
Parlamentit Italian, Parlamentit të Serbisë, Parlamentit Shqiptar,duke
përfshirë edhe Kryeministrat, Presidentëve dhe Ministrive përkatëse, por edhe Këshillit Europian dhe
Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Parlamentit Europian, deri në OKB dhe
Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-ës.
Kjo
REZOLUTË, ka bazë të juridiksionit, akteve dhe konventave më të larta të BE-së,
OKB-ës, pra thirret në mbështetje në parimeve universale të të
drejtave të njeriut dhe standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare
në Nenin 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1953), në Nenin 27
i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966), në Aktin Final
të Helsinkit (1975), në Deklaratën e OKB-së mbi të Drejtat e Personave që u
përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore (1992), Konventën
Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (1998),
Të
gjithë ne, gjithnjë të harmonizuar të
vazhdojm të paraqitemi para gjithë opinionit,dhe palës ndërkombëtare duhet të
refektojm, edhe në planin, dhe strategjin e platformën e unifikuar se edhe kjo
Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë,
sepse kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje të
drejtë.
Rajoni
më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, kryemesazhi se vërtet
duhet të jemi një zë i artikuluar, ende na duhet vazhduar
të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.
Tirana
dhe Prishtina zyrtare, më së miri e mbrojn FRYMËN SHQIPTARE pikërisht në këtë Krahinë.
Edhe
konferenca sotit e organizuar nga
Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, është një kontribut, vetëm
nëse angazhohemi të gjithë pa dallim, sikurë që vepruan RILANDASIT TAN, më
shpejt e sigurt do të arrijm të realizojm
në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për Shqiptarët
kudo.
Me
konsiderat të pa fund, për gjithë secilin prej jush, në këtë Konferencë.
Ju
faleminderit, dhe përgëzime në këtë gjesti fisnik dhe për mikpritjes
vllazërore, gjithashtu na nderoi me
prezencën e saj edhe Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali,
znj. Elena ZANONI, për pjesëmarrje dhe mbështetje për këtë aktivitet.
Mirëutakofshimi
në aktivitetet tjera të radhës, kudo në hapsira tona Shqiptare në interes të kauzës së drejt për liri, të
Krahinës son.
Lavdi
jetë dhe veprave e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe
mbajtjen gjallë të FRYMËS SHQIPTARE të
Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.
Kumtesa
e Refik HASANI-t, Master Shkencor, nga Bujanoci, e paraqitur para të pranishmëve në konferencën, me temën:
“Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, e organizuar nga Federata
Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në LUGO DI RAVENNA, të Italisë, më 21 dhjetor 2025.
*Autori,
është njohës i rrethanave në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, kontriboi në
tryeza, debate e aktivitete, është një aktivist i dalluar në shërbim të
zgjidhjes së drejtës të kauzës së kësaj Krahine, Veprimtar shumë i njohur në
gjithë hapsirat Etnike shqiptare, që mirret aktivisht me publicistik, si dhe studime e hulumtime, ku ka treguar angazhim në tribuna, tryeza dhe
paraqitje publike dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ka organizuar edhe
dhjetra debate publike me temën dhe
çështjen që lidhet nga kjo Krahinë, ka marrë pjesë në shumë paraqitje, dhe në disa
konferenca shkencore të organizuara. Është autor i dhjetra vështrimeve
të hulumtuara.
Shenimet
mbi autorin, jan marrë si:
**https://tupalla.com/wp/mr-sc-refik-hasani-njohes-iniciator-i-shume-ceshtjeve-per-luginen/












