E hene, 02.02.2026, 05:44 AM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: Festat e fundëvitit, shkëlqim i rremë

E hene, 15.12.2025, 06:55 PM


Festat e fundëvitit, shkëlqim i rremë

Nga Vladimir Shyti

Qyteti Durrësi porta e Europës është veshur me vellon shumëngjyrshe festive, që askush s’e pret, madje, qytetarët e marrin si harxhime të kota nga bashkia, pra diçka pavlerë.Për njeriun e thjeshtë, që është mësuar me elementin fat, që mund të jenë jashtë çdo kuptimi nga jeta që ata po bëjnë në këtë vend, ku vetëm premtimet, janë dhurata të vitit të ri.

Nganjëherë-dhe rasti është i dukshëm, që për një kapris të çuditshëm, ai shtrihet në demisionin të një njeriu pushtetarë mediokër.Dhe, është rasti më i habitshëm në këtë histori prej shumë vitesh-fill i fatit, në një çast vendimtarë bie në duart e një tekniku ku trumpetonë fitore, por që bashkëpunon me të rrëzuarit nga pushteti në mënyrat më të ndryshme si Tomi dhe Xheri.Njerëz të tillë e ndjejnë veten tepër të llahtarisur se sa të lumtur përpara një shakullreje të tillë përgjegjësie, që e bën pjestarë të veprimit heroik përpara botës, duke mos lënë që t’i shpëtojë nga duart fati, ku edhe mund të përfitojë madhështinë e tij dhe është në gjëndje të bëj për vete favoret, që mendon se i takojnë.

Njerzit e thjeshtë lëvizin gjithsekush në hallin e vet, mbi krye gjallëron e mbytur festa.Kjo i bën më keq: ajo nuk arrinë as të lëvizë diçka në lidhje me festën e fundëvitit.

As ata vetë nuk e ndjejnë se si mund të gëzojnë në një trazim të tillë shpirtëror.I sheh si maska të ngrira me helmeta hekuri që u shtrëngojnë ballin e rrudhur nga mendimet.Ashtu të turullosur e ndjejnë veten si njerëz të vdekur, kaq të pajetë në këtë mejdis të zbukuruar që u afron bashkia e qytetit.Në trotuare lëvizin si të kurdisur qenër e qytetarë.Në mes të ditës krisma fishekzjarresh, që ngjasojnë me krisma armësh, që nuk mungojnë në qytetin bregdetarë.Më tutje lypsit, që kanë zënë pikat kyçe të qytetit dhe, të urojnë ditën e re me duar të zgjatur drejt kalimtarëve.Nga një lagje periferike një mjetë ambulance me sirena të çmendura i drejtohet spitalit.Nga bregu detit era kishte shtyrë re të rënda në këtë fillim dimëri; gati gati të zihej fryma se të ngjante sikur qielli ishte ulur i gjithi mbi qytet.Mbas krismave të bubullimave e gjarpërinjëve të zjarrtë të vetëtimave, befas, ra një pikë dhe pas saj një shi i rrëmbyer, solli një përmbytje të vërtetë.E kam të vështirë të përkufizojë ndjenjën e qytetarëve të mi.Ishte një ndjenjë impulsive, po para së gjithave një tmerrë, që ky vend bregdetarë, ku lëviznin me qindra turistë të ardhur nga gjithë shtetet e Europës të kalonin strukur nëpër qoshet e rrugëve, duke u mbrojtur nga diçka e ? uji mbizotroi gjithçka përreth.Qyteti bëhet i shurdhët, veç makinave shumë milionshe, ku nga pas xhamave të errët zgërdhiheshin ata, që në pak vite u bënë kapitalistë njësh me botën e kapitalit.

Dhe tani përfytyroni ndjenjën time shpirtërore, ku njeri nga komshijtë më pyet nëse kisha ujë në rrubinetat e instaluar të apartamentit tim.Vetëm ngrita supet dhe, pa folur u ndodhëm pranë njeri tjetrit në një copë të ngushtë toke të thatë; pas shpinave uji vërshonte në derën e shqyer të një kiosku, ndërsa rrëbeshi kishte pushuar.

Njerëz indiferent, dialekte të ndryshme, gjuhë të huaja përplaseshin krejt pa cermoni në vorbullën e qytetit që pret festat e fundvitit dhe, mbi krye zbukurimet e bëra përqeshnin vendasit dhe të huajt.Vetëm një i moshuar kishte ruajtur njëfarë humori e shkëlqimit të rremë.Ai thërriste me zë të lartë, duke u fshirë me setrën e qullur, se në gjithçka përfshihej në një program; më pas u shtir se po qeshte, duke ngritur grushtin në drejtim të qiellit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Enver Robelli: Njëra nga metodat më perverse të islamistëve... Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare Albert Zholi: Dr. Vladimir Mici - Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për strukturat që menaxhojnë PPP-t Jusuf Buxhovi: Nga shqiptarizmi iluminist tek fetarizmi mesjetar! Zija Lika: Shuarja e identitetit kombëtar, dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet vendit Don Fran Sopi: Krishti që jeton në ne dhe qëndresa heroike e popullit tonë shqiptar Florim Zeqa: Edhe Bokshiq është brenda hartës gjeografike të Klinës! Asllan Dibrani – Luani: Terrori i Ibër-Lepencit dhe Rrëzimi i Maskës Serbe Idriz Zeqiraj: Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme kërkon shtesë të vend-votimeve Kalosh Çeliku: Gëzuar Vitin e Ri 2026 Florim Zeqa: Sërish jashtë listës për deputet! Asllan Dibrani – Luani: Dezinformimi si instrument destabilizimi Gjon Keka: Zëri i Lëvizjes kombëtare të Deçanit ka filluar të dëgjohet edhe në Europë dhe ShBA Vladimir Shyti: Banditi, që u bë kapitalist UGSH: Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria Asllan Dibrani – Luani: Masakrimi i varrit të vëllezërve Dehari dhe dëmtimi i Flamurit Kombëtar! Adil Fetahu: Pse në Kosovë nuk bëhet “vettingu” i diplomave të dyshimta? Nue Oroshi: Presidentja Vjosa Osmani duhet të presë e qetë përfundimin e karrierës së saj politike Idriz Zeqiraj: Presidentja Vjosa Osmani, me vendim korrekt kushtetues, shpalli datën zgjedhore Diadema Still: Rrethi sindromik i përjashtimit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx