Mendime
Diadema Still: Rrethi sindromik i përjashtimit
E diele, 07.12.2025, 12:44 PM
Rrethi sindromik i përjashtimit...
Nga
Diadema Still
Gratë
dhe vajzat e pambrojtura, të ekspozuara ndaj dhunës dhe mizorisë sé elementeve
të sëmurë psikikë e me sindroma të errëta kriminale, është një realitet paditës
e klithës në Shqipëri. Megjithë përmirësimin e herë pas hershëm të kuadrit
ligjor, Shqipëria mbetët ende një vend i pasigurtë për gratë dhe vajzat e
ekspozuara ndaj dhunës.
Elsa
M. (Rasha) e datelindjes 6/10/1990, ka një histori të trishtë dhune psikike e
fizike, të ushtruar nga burri i motrës së
bashkëshortit të saj, Mandin M. A., i cili ka përdorur ndaj Elsës mjete
dhe forma të dhunës ekstreme, duke e terrorizuar dhe shantazhuar, duke i
rrezikuar seriozisht jetën. Pasi ka terrorizuar bashkëshorten e tij Suela, e cila, pasi ndahet prej tij ka marrë Urdhër
Mbrojtje nga Policia dhe Gjykata e Lezhës, ky person ka vazhduar kërcënimet dhe
dhunën ndaj Elsës dhe bashkëshortit të saj, Shahinit, por duke bullizuar e
shantazhuar edhe fëmijët e tyre, E. 12
vjeç, motrën dhe vellanë e saj, nxënës në shkollën e Tales, në Lezhë.
Me
5 shtator 2022, Mandi, së bashku me disa persona kontigjentë krimi, natën vonë,
kanë sulmuar shtëpinë e Elsës dhe Shahinit, në Tale të Lezhës, duke ushtruar
dhunë dhe terror, por vetëm falë lehjes së qenve ka ardhur patrulla e policisë
dhe ata janë larguar me shpejtësi, pa kryer ndonjë akt makabër.
Por
kërcënimet dhe shantazhet kanë vazhduar, me mjete dhe menyra të ndryshme dhe
Elsa është detyruar të kërkoj strehe e mbrojtje në një organizatë që merret me
sistemimin e pérkohshëm të femrave të dhunuara. Gjersa, në pamundesi per te
gjetur një mbrojtje reale, Elsa largohet jashtë vendit, në kerkim të një fati
tjetër.
Kjo
është një nga qindra historitë e trishta të grave dhe vajzave shqiptare, që
shkruhen në vendin e shqipeve dhe deshmojnë pamundësiné e strukturave
ligjzbatuese dhe atyre të mbrojtjes së të drejtave të njeriut për një mbrojtje
reale të tyre.
Kështu
femrat e dhunuara vërtiten në një rreth sindromik dhe shpesh ka ndodhur që janë
përballuar me pasoja ekzistenciale për jetën e tyre.









