E hene, 02.02.2026, 05:30 AM (GMT)

Mendime

Enver Robelli: Njëra nga metodat më perverse të islamistëve...

E hene, 15.12.2025, 06:54 PM


Enver Robelli:

Njëra nga metodat më perverse të islamistëve të nahijes shqiptare është kur, pas një sulmi terrorist të islamistëve, përpiqen të mbitheksojnë faktin se atentatorin e pengoi një mysliman. Kësisoj zhvendoset vëmendja nga problemi i vërtetë. E ai problem është: pse ka aq të çmendur në këtë botë që “në emër të islamit” vrasin njerëz të pafajshëm? Që mes myslimanëve ka shumë njerëz të ndershëm që kundërshtojnë terroristët, është e vetëkuptueshme. Por fatale, makabre, bizare dhe e tmerrshme është dhe vazhdon të jetë gatishmëria e militantëve fetarë për të vrarë njerëz, si në Sydney të Australisë.

Këto ditë policia gjermane arrestoi pesë persona me sfond islamist, të cilët dyshohen se po përgatisnin një sulm terrorist ndaj një tregu të Krishtlindjeve në landin e Bavarisë. Bëhet fjalë për një egjiptian, një sirian dhe tre marokenë. Para një viti, më 20 dhjetor 2024, një person nga Arabia Saudite sulmoi tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Me atë rast u vranë 6 njerëz dhe më shumë se 300 u lënduan, pjesërisht rëndë. Procesi gjyqësor kundër atentatorit ka filluar në nëntor.

Edhe për këtë kriminel islamistët që flasin shqip do të gjejnë arsyetime, duke thënë se është i çmendur. Pse çka tjetër duhet të jetë dikush që vret njerëz të pafajshëm? Pyetja thelbësore është kjo: pse aq shumë të çmendur po i referohen islamit? Ikin nga shtetet e tyre diktatoriale, strehohen në Perëndim, jetojnë shpesh nga ndihmat sociale dhe, pas një kohe, bëjnë plane për të vrarë dhe vrasin njerëz të pafajshëm. Kudo që shkon tani në qytete të mëdha në Perëndim, tregjet e Krishtlindjeve janë të mbrojtura me barriera të larta betoni, në mënyrë që idiotët gjakpirës të mos futen aty me veturë për të vrarë njerëz.

https://www.facebook.com/enver.robelli



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare Albert Zholi: Dr. Vladimir Mici - Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për strukturat që menaxhojnë PPP-t Jusuf Buxhovi: Nga shqiptarizmi iluminist tek fetarizmi mesjetar! Zija Lika: Shuarja e identitetit kombëtar, dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet vendit Don Fran Sopi: Krishti që jeton në ne dhe qëndresa heroike e popullit tonë shqiptar Florim Zeqa: Edhe Bokshiq është brenda hartës gjeografike të Klinës! Asllan Dibrani – Luani: Terrori i Ibër-Lepencit dhe Rrëzimi i Maskës Serbe Idriz Zeqiraj: Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme kërkon shtesë të vend-votimeve Kalosh Çeliku: Gëzuar Vitin e Ri 2026 Florim Zeqa: Sërish jashtë listës për deputet! Asllan Dibrani – Luani: Dezinformimi si instrument destabilizimi Gjon Keka: Zëri i Lëvizjes kombëtare të Deçanit ka filluar të dëgjohet edhe në Europë dhe ShBA Vladimir Shyti: Banditi, që u bë kapitalist UGSH: Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria Asllan Dibrani – Luani: Masakrimi i varrit të vëllezërve Dehari dhe dëmtimi i Flamurit Kombëtar! Adil Fetahu: Pse në Kosovë nuk bëhet “vettingu” i diplomave të dyshimta? Nue Oroshi: Presidentja Vjosa Osmani duhet të presë e qetë përfundimin e karrierës së saj politike Idriz Zeqiraj: Presidentja Vjosa Osmani, me vendim korrekt kushtetues, shpalli datën zgjedhore Diadema Still: Rrethi sindromik i përjashtimit Fritz Radovani: Himni i Flamurit prej At Gjergj Fishtës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx