Mendime
UGSH: Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria
E hene, 08.12.2025, 06:50 PM
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Denoncojmë
stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga
Kosova dhe Shqipëria që morën pjesë në një vizitë në Izrael
Tiranë 7.12.2025
Gjatë
ditëve të fundit pranë UGSH kanë mbëritur disa ankesa kolegësh, të cilët javën e shkuar, së bashku me një grup
kolegësh nga rajoni, kryesisht nga Kosova, morën pjesë në një vizitë në Izrael.
Media të ndeyshme online, kryesisht të angazhuara
fetarisht, kanë nisur një sulm të ashpër verbal, duke inkurajuar ekstremistë të
shumtë në hapësirën virtuale për t’i sulmuar kolegët duke shkuar deri në
kërcënime të rrezikshme.
Në
këto hapësira mediatike kanë vërshuar publikime që linçojnë dhe fyejnë kolegët
pjesëmarrës në këtë udhëtim.
Ky
është një incident i pangjarë më herët.
Qëndrime
të tilla kolegësh dhe mediash të angazhuara inkurajojnë ekstremizmin dhe
agresivitetin e militantëve dhe fanatikëve të ndryshëm.
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë mbështet dhe inkurajon organizimet dhe lëvizjet e lira
të gazetarëve dhe mbështet fuqimisht mëvetësinë raportuese të çdo kolegu.
Në
rastin e vizitës së kolegëve në Izrael vërejmë se prej tyre është dëshmuar
korrektesë dhe përgjegjësi për çdo rast reagimi dhe reflektimi nga ditët e
vizitës në vendin që është në epiqendër të vëmendjes globale për shkak të
luftës në Gaza.
UGSH
ka pritur me shqetësim denoncimet e kolegëve pjesëmarrës në këtë vizitë, të
cilët përmes faqeve në rrjetet sociale dhe shumë online-ve, ndodhen nën
breshëri kërcënimesh, fyerjesh, shantazhesh dhe stigmatizimesh të pazakonta.
UGSH
apelon për ndaljen e sulmeve të tilla në hapësirën mediatike të vendit dhe
denoncon të gjitha rastet e kërcënimeve apo shantazheve që vijnë nga individë
apo grupe dhe entitete radikale në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt.
Kërkojmë
nga institucionet e sigurisë dhe ligjit të monitorojnë këto kërcënime dhe të
vënë para përgjegjësisë ligjore autorët dhe urdhërdhënësve të tyre.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptare
https://www.facebook.com/UnioniIGazetareveShqiptare









