E marte, 09.12.2025, 02:47 AM (GMT)

Mendime

Gjon Keka: Zëri i Lëvizjes kombëtare të Deçanit ka filluar të dëgjohet edhe në Europë dhe ShBA

E hene, 08.12.2025, 06:59 PM


Zëri i Lëvizjes kombëtare të Deçanit ka filluar të dëgjohet edhe në Europë dhe ShBA

Nga Gjon Keka

Që nga dalja e saj Lëvizja Kombëtare e Deçanit për çdo ditë e më shumë po zë rrënjë midis popullit të Kosovës e mbarë kombit që duan të rilindin shpirtërisht, kombëtarisht dhe europianisht, poashtu në anën tjetër jehona e kësaj lëvizje gjergjkastriotiane ka mbërri edhe në botën e civilizuar europiane dhe amerikane e kudo. Së fundi po realizohen edhe dokumentare në gjuhën angeleze dhe gjuhë tjera europiane kushtuar historisë së kombit tonë iliro-dardan europian dhe daljes së Lëvizjes kombëtare të Deçanit në këtë shekull pra shekullin XXI.

Se Kosova kishte nevojë urgjente që moti për një lëvizje të tillë gjergjkastriotiane që ia hap sytë jo vetëm popullit që kishte rënë në letargji, por edhe institucioneve të shtetit të Kosovës dhe mbarë kombit tonë për rrezikun që po i vinte nga brenda, nga ideologjitë e huaja fetar të veshura me petkun e qengjit por që në brendi mbanin ujkun grabitçar.

Kosova e dalë nga lufta e shkatërruar ishte bërë tokë e djegur nga pushtuesit e që kërkonte me etje për ndihma e bamirësi për t'u ndërtuar e rigjallëruar dhe pikërisht në këtë tokë pas përfundimit të luftës hynë disa organizata fetare të huaja që hodhën farën e ideologjisë islamike radikale për ta bërë Kosovën një tokë që prodhon radikal islamik të cilët e demtuan gjakun e derdhur për liri e pavarësi të popullit të Kosovës dhe mbi të gjitha për t'i dëmtuar imazhin dhe prish miqësinë e urat që i ndërtoi Kosova me botën demokratike e të civilizuar perëndimore europiane e amerikane.

Në fakt ka kohë, më sakëtësisht që nga fillimi që pata shkruar vazhdimisht kundër këtyre dukurive negative vetëshkatërruese e shkombëtarizuese për kombin tonë, por askush nuk e patë dëgjuar zërin dhe as nuk patën ndërmarrë masa për ta ndalë të keqen e tillë që i kishte hedh farat e saj demoniake në tokën tonë të vuajtur dardane europiane.

Dalja e Lëvizjes kombëtare të Deçanit tregoi qartë se Kosova për çdo ditë po fundosej në humnerën që i kishin përgatit duart e tilla armiqësore për ta shkatërruar gjithë atë që Kosova si shoqëri, popull e shtet kishte arritë me ndihmën e mikes e aleates sonë ShBA, pastaj Bashkimit Europian , NATO-s dhe vendeve tjera të civilizuara perëndimore.

Zëri që kjo lëvizje ngriti publikisht ishte zë që u dëgjua nga një pjesë e popullit, nga ato zemra të paprekura nga ky helm ideologjik fetar vetëshkatërrues e shkombëtarizues. Dhe sot kur po shkruaj populli i Kosovës madje një pjesë e madhe e tij i kanë hapur sytë dhe po presin për çdo ditë që t'i bashkohen këtij zëri për t'iu rikthyer vetes , identitetit kombëtar europian dhe për t'ia lënë një mësim e shembull brezave se vetëm duke qenë vetëvetja(sikur thotë proverba e vjetër „njih veten") mund të kemi një të ardhme të sigurt dhe të mirë për kombin tonë në përgjithësi.

Në anën tjetër secili që është rritur e përkundur në mënyrën dardane-arbërore, e i frymëzuar nga Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) dhe kështu i ka ndjenjat dhe të gjithë sferën e jetës të mbushur me traditat e kulturës dardane-arbërore - gjergjkaastriotiane që nga rinia është dardan i vërtetë europian , është arbëror i vërtetë europian dhe nuk ka nevojë të ndryshojë asgjë, sepse nuk ka çka të ndryshojë, kur ai vetëm i takon rrënjëve dhe frymës së Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit, Gjergj Fishtës, Shtjefën Gjeçovit, Luigj Gurakuqit, Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës etj,

Me veprimin e tij prej atdhetari miku im i nderuar prof. dr. Vesel Lekaj sëbashku me shok, respektivisht me daljen e Lëvizjes kombëtare të Deçanit treguan se janë të frymëzuar dhe pasardhës të këtyre dardano-arbërorëve të lartëcekur.

Lëvizja e Deçanit e cila po i bashkon të gjithë dardano-arbërorët e Gjergj Kastriotit po njihet jo vetëm nga brenda, por edhe nga shumë vende europiane dhe deri në kontinentin amerikan si dhe gjithë botën. Koha ka ardhë që populli ynë t'i rikthehet përnjëmend vetes së tij, ta njoh veten e tij, rrënjët e tij dhe jo më të jetojë në atdheune tij si i huaj duke bartë në shpirt e kurriz gjemba të huaja ideologjike fetare të pushtueseve. Kosovën e pret një bekim nëse ajo dhe tërë kombi ynë i rikthehet rrënjëve të veta kombëtare, shpirtërore dhe europiane, sepse identiteti ynë kombëtar nuk mund të jetë ndryshe pos identitetit natyral europian dhe pjesë e familjes së civilizimit të përbashkët europian.

Ndërkaq siç kam nënvizuar shpesh dhe po e ripërsëris që nuk ka bekim më të madh se sa t'i takosh gjakut të Gjergj Kastriotit, Idriz Seferit, Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Shtjefën Gjeçovit, Nënë Terëzës, Ibrahim Rugovës etj. Prandaj ta bëjmë moto tonën këtë varg të një poeti të njohur europian që thotë:"Mëso të ndjesh se çfarë lloj rrënjësh je!"



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vladimir Shyti: Banditi, që u bë kapitalist UGSH: Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria Asllan Dibrani – Luani: Masakrimi i varrit të vëllezërve Dehari dhe dëmtimi i Flamurit Kombëtar! Adil Fetahu: Pse në Kosovë nuk bëhet “vettingu” i diplomave të dyshimta? Nue Oroshi: Presidentja Vjosa Osmani duhet të presë e qetë përfundimin e karrierës së saj politike Idriz Zeqiraj: Presidentja Vjosa Osmani, me vendim korrekt kushtetues, shpalli datën zgjedhore Diadema Still: Rrethi sindromik i përjashtimit Fritz Radovani: Himni i Flamurit prej At Gjergj Fishtës Kalosh Çeliku: Parti politike shqiptare me brekët nëpër këmbë Klajd Kapinova: Vëllazëria Myslimane synon shkatërrimin e qytetërimit perëndimor dhe dominimin global të islamit Nexhmije Mehmetaj: Pro iniciativës zvicerane për ndalimin e shamisë në shkolla Florim Zeqa: Mos i braktisni Babë e Nanë! Idriz Zeqiraj: Serbia me argatët e shantazhuar, përgjaku shqiptarët në LDB dhe të Kosovës Lekë Mrijaj: “Çfarë politikani i madh që do të kishte qenë Juda”, thënie e shkrimtarit francez Achille Tournier që pasqyron kohët tona Asllan Dibrani – Luani: Dështimi i Koalicioneve në Opozitë dhe Tkurja e Partive Tradicionale Anton Marku: Demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin PSHDK-VV Albert Zholi: Flet Prof. Asoc. Dr. Hasan Hoxha Don Fran Sopi: Ejani tek Unë… një mesazh i Kohës së Ardhjes për të rinjtë Nue Oroshi: Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara Idriz Zeqiraj: Vetting-u që penalizon dhe Byroja që konfiskon, arsyeja e bllokadës së PAN-it!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx