| E hene, 08.12.2025, 06:59 PM |

Zëri i Lëvizjes kombëtare të Deçanit ka filluar të dëgjohet edhe në Europë dhe ShBA
Nga Gjon Keka
Që nga dalja e saj
Lëvizja Kombëtare e Deçanit për çdo ditë e më shumë po zë rrënjë midis popullit
të Kosovës e mbarë kombit që duan të rilindin shpirtërisht, kombëtarisht dhe europianisht, poashtu në anën tjetër jehona e kësaj lëvizje
gjergjkastriotiane ka mbërri edhe në botën e civilizuar europiane dhe amerikane
e kudo. Së fundi po realizohen edhe dokumentare në gjuhën angeleze dhe gjuhë
tjera europiane kushtuar historisë së kombit tonë iliro-dardan europian dhe
daljes së Lëvizjes kombëtare të Deçanit në këtë shekull pra shekullin XXI.
Se Kosova kishte
nevojë urgjente që moti për një lëvizje të tillë gjergjkastriotiane që ia hap
sytë jo vetëm popullit që kishte rënë në letargji, por edhe institucioneve të
shtetit të Kosovës dhe mbarë kombit tonë për rrezikun që po i vinte nga brenda,
nga ideologjitë e huaja fetar të veshura
me petkun e qengjit por që në brendi mbanin ujkun grabitçar.
Kosova e dalë nga
lufta e shkatërruar ishte bërë tokë e djegur nga pushtuesit e që kërkonte me
etje për ndihma e bamirësi për t'u ndërtuar e rigjallëruar dhe pikërisht në
këtë tokë pas përfundimit të luftës hynë disa organizata fetare të huaja që
hodhën farën e ideologjisë islamike radikale për ta bërë Kosovën një tokë që
prodhon radikal islamik të cilët e demtuan gjakun e derdhur për liri e pavarësi
të popullit të Kosovës dhe mbi të gjitha për t'i dëmtuar imazhin dhe prish
miqësinë e urat që i ndërtoi Kosova me botën demokratike e të civilizuar
perëndimore europiane e amerikane.
Në fakt ka kohë, më sakëtësisht që nga fillimi që pata shkruar
vazhdimisht kundër këtyre dukurive negative vetëshkatërruese e shkombëtarizuese
për kombin tonë, por askush nuk e patë
dëgjuar zërin dhe as nuk patën ndërmarrë masa për ta ndalë të keqen e tillë që
i kishte hedh farat e saj demoniake në tokën tonë të vuajtur dardane europiane.
Dalja e Lëvizjes
kombëtare të Deçanit tregoi qartë se Kosova për çdo ditë po fundosej në
humnerën që i kishin përgatit duart e tilla armiqësore për ta shkatërruar
gjithë atë që Kosova si shoqëri, popull
e shtet kishte arritë me ndihmën e mikes e aleates sonë ShBA, pastaj Bashkimit Europian , NATO-s dhe vendeve
tjera të civilizuara perëndimore.
Zëri që kjo lëvizje
ngriti publikisht ishte zë që u dëgjua nga një pjesë e popullit, nga ato zemra të paprekura nga ky helm
ideologjik fetar vetëshkatërrues e shkombëtarizues. Dhe sot kur po shkruaj
populli i Kosovës madje një pjesë e madhe e tij i kanë hapur sytë dhe po presin
për çdo ditë që t'i bashkohen këtij zëri për t'iu rikthyer vetes , identitetit
kombëtar europian dhe për t'ia lënë një mësim e shembull brezave se vetëm duke
qenë vetëvetja(sikur thotë proverba e vjetër „njih veten") mund të kemi një të ardhme të sigurt dhe të mirë për kombin tonë në
përgjithësi.
Në anën tjetër secili
që është rritur e përkundur në mënyrën dardane-arbërore, e i frymëzuar nga Gjergj Kastrioti(Skënderbeu)
dhe kështu i ka ndjenjat dhe të gjithë sferën e jetës të mbushur me traditat e
kulturës dardane-arbërore - gjergjkaastriotiane që nga rinia është dardan i
vërtetë europian , është arbëror i vërtetë europian dhe nuk ka nevojë të
ndryshojë asgjë, sepse nuk ka çka të
ndryshojë, kur ai vetëm i takon rrënjëve dhe frymës së Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit, Gjergj Fishtës, Shtjefën Gjeçovit, Luigj Gurakuqit, Nënë
Terezës, Ibrahim Rugovës etj,
Me veprimin e tij
prej atdhetari miku im i nderuar prof. dr. Vesel Lekaj sëbashku me shok, respektivisht me daljen e Lëvizjes kombëtare
të Deçanit treguan se janë të frymëzuar dhe pasardhës të këtyre
dardano-arbërorëve të lartëcekur.
Lëvizja e Deçanit e
cila po i bashkon të gjithë dardano-arbërorët e Gjergj Kastriotit po njihet jo
vetëm nga brenda, por edhe nga shumë
vende europiane dhe deri në kontinentin amerikan si dhe gjithë botën. Koha ka
ardhë që populli ynë t'i rikthehet përnjëmend vetes së tij, ta njoh veten e tij, rrënjët e tij dhe jo më të jetojë në atdheune
tij si i huaj duke bartë në shpirt e kurriz gjemba të huaja ideologjike fetare
të pushtueseve. Kosovën e pret një bekim nëse ajo dhe tërë kombi ynë i
rikthehet rrënjëve të veta kombëtare, shpirtërore dhe europiane, sepse identiteti ynë kombëtar nuk mund të jetë
ndryshe pos identitetit natyral europian dhe pjesë e familjes së civilizimit të
përbashkët europian.
Ndërkaq siç kam nënvizuar shpesh dhe po e ripërsëris që nuk ka bekim më të madh se sa t'i takosh gjakut të Gjergj Kastriotit, Idriz Seferit, Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Shtjefën Gjeçovit, Nënë Terëzës, Ibrahim Rugovës etj. Prandaj ta bëjmë moto tonën këtë varg të një poeti të njohur europian që thotë:"Mëso të ndjesh se çfarë lloj rrënjësh je!"