| E hene, 15.12.2025, 06:55 PM |
Festat e fundëvitit, shkëlqim i rremë
Nga Vladimir Shyti
Qyteti Durrësi porta
e Europës është veshur me vellon shumëngjyrshe festive, që askush s’e pret,
madje, qytetarët e marrin si harxhime të kota nga bashkia, pra diçka
pavlerë.Për njeriun e thjeshtë, që është mësuar me elementin fat, që mund të
jenë jashtë çdo kuptimi nga jeta që ata po bëjnë në këtë vend, ku vetëm
premtimet, janë dhurata të vitit të ri.
Nganjëherë-dhe rasti
është i dukshëm, që për një kapris të çuditshëm, ai shtrihet në demisionin të
një njeriu pushtetarë mediokër.Dhe, është rasti më i habitshëm në këtë histori
prej shumë vitesh-fill i fatit, në një çast vendimtarë bie në duart e një
tekniku ku trumpetonë fitore, por që bashkëpunon me të rrëzuarit nga pushteti
në mënyrat më të ndryshme si Tomi dhe Xheri.Njerëz të tillë e ndjejnë veten
tepër të llahtarisur se sa të lumtur përpara një shakullreje të tillë
përgjegjësie, që e bën pjestarë të veprimit heroik përpara botës, duke mos lënë
që t’i shpëtojë nga duart fati, ku edhe mund të përfitojë madhështinë e tij dhe
është në gjëndje të bëj për vete favoret, që mendon se i takojnë.
Njerzit e thjeshtë
lëvizin gjithsekush në hallin e vet, mbi krye gjallëron e mbytur festa.Kjo i
bën më keq: ajo nuk arrinë as të lëvizë diçka në lidhje me festën e fundëvitit.
As ata vetë nuk e
ndjejnë se si mund të gëzojnë në një trazim të tillë shpirtëror.I sheh si maska
të ngrira me helmeta hekuri që u shtrëngojnë ballin e rrudhur nga
mendimet.Ashtu të turullosur e ndjejnë veten si njerëz të vdekur, kaq të pajetë
në këtë mejdis të zbukuruar që u afron bashkia e qytetit.Në trotuare lëvizin si
të kurdisur qenër e qytetarë.Në mes të ditës krisma fishekzjarresh, që
ngjasojnë me krisma armësh, që nuk mungojnë në qytetin bregdetarë.Më tutje
lypsit, që kanë zënë pikat kyçe të qytetit dhe, të urojnë ditën e re me duar të
zgjatur drejt kalimtarëve.Nga një lagje periferike një mjetë ambulance me
sirena të çmendura i drejtohet spitalit.Nga bregu detit era kishte shtyrë re të
rënda në këtë fillim dimëri; gati gati të zihej fryma se të ngjante sikur
qielli ishte ulur i gjithi mbi qytet.Mbas krismave të bubullimave e
gjarpërinjëve të zjarrtë të vetëtimave, befas, ra një pikë dhe pas saj një shi
i rrëmbyer, solli një përmbytje të vërtetë.E kam të vështirë të përkufizojë
ndjenjën e qytetarëve të mi.Ishte një ndjenjë impulsive, po para së gjithave
një tmerrë, që ky vend bregdetarë, ku lëviznin me qindra turistë të ardhur nga
gjithë shtetet e Europës të kalonin strukur nëpër qoshet e rrugëve, duke u
mbrojtur nga diçka e ? uji mbizotroi gjithçka përreth.Qyteti bëhet i shurdhët, veç makinave shumë
milionshe, ku nga pas xhamave të errët zgërdhiheshin ata, që në pak vite u bënë
kapitalistë njësh me botën e kapitalit.
Dhe tani përfytyroni
ndjenjën time shpirtërore, ku njeri nga komshijtë më pyet nëse kisha ujë në
rrubinetat e instaluar të apartamentit tim.Vetëm ngrita supet dhe, pa folur u
ndodhëm pranë njeri tjetrit në një copë të ngushtë toke të thatë; pas shpinave
uji vërshonte në derën e shqyer të një kiosku, ndërsa rrëbeshi kishte pushuar.
Njerëz indiferent,
dialekte të ndryshme, gjuhë të huaja përplaseshin krejt pa cermoni në vorbullën
e qytetit që pret festat e fundvitit dhe, mbi krye zbukurimet e bëra përqeshnin
vendasit dhe të huajt.Vetëm një i moshuar kishte ruajtur njëfarë humori e
shkëlqimit të rremë.Ai thërriste me zë të lartë, duke u fshirë me setrën e
qullur, se në gjithçka përfshihej në një program; më pas u shtir se po qeshte,
duke ngritur grushtin në drejtim të qiellit.