E merkure, 19.11.2025, 11:24 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Morrat me kravatë

E merkure, 19.11.2025, 06:51 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Morrat me kravatë

Në lëkurë të botës rriten pa turp e pa zor,

morrat e rinj e të vjetër me firmën “doktor”.

S’kanë krahë, s’kanë mend, por kanë stomak,

mbi kurriz t’popullit rrinë e ushqehen ngapak.

Morri i kuq i zyrtarit t’sjell tifo e rrëmujë,

ta luan trurin pa kafshim, s’e heq sapuni me ujë.

Morri i pulës është modest, sa për një copë bukë,

por morri i kolltukut t’pin gjakun me pambuk.

Kemi edhe morra të p… që s’të lënë dot rehat,

që bëjnë bujë politike e s’ndalen ditë as natë.

E populli i çuditur e merr pastaj vendimin fatal:

“T’i djegim jorganët, të dënojmë morrat lokalë!”

Po me jorganin digjet shtrati, dhoma e shtëpia,

morri fshihet n’birë të murit e qesh nga krenaria.

Kur të shihni morra me kravatë, goditni si rrufeja,

janë po ata insekte të vjetra me kostume të reja.

Se n’Luginën tonë të vogël, ta themi ashtu thjesht,

pa u hamendësuar fare jorgani digjet për një plesht.

Sa u përket morrave me symbyllur i ushqejmë vetë,

duke i joshur ata që të ngjiten me marifet në pushtet.

Ua japim votën me servilizëm, pa u menduar gjatë,

me poste të larta që zgjasin më shumë se një mandat.

Sa kohë u rritet barku e u shtohet oreksi i shfrenuar,

ne do të vazhdojmë të jemi jorgani i tyre i preferuar.

(Karikatura marrë nga internet)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx