E marte, 18.11.2025, 11:06 PM (GMT)

Mendime

Klajd Kapinova: Kardinali Gerhard Müller - Nuk mund të jemi katolikë të mirë dhe të jemi komunistë

E marte, 18.11.2025, 06:53 PM


“Nuk mund të jemi katolikë të mirë dhe të jemi komunistë, që të pranojmë ideologjinë e tyre të “zgjuar” ”. - Cardinali Gerhard Müller

Është legjitime dhe e nevojshme të pyesim veten, nëse kjo nuk është ndoshta pjesë e një ideologjie të re të së keqes, ndoshta më tinzare dhe e fshehtë, e cila përpiqet të vërë të drejtat e njeriut kundër familjes dhe kundër njeriut.” - Shën papa Gjon Pali II (Carol Wojtyla 1920-2005 dhe si papë 1978-2005), “Memory and Identity” (Vatican, 2005)

Njerëzit kundërshtojnë idenë se ata kanë një natyrë, të dhënë atyre nga identiteti i tyre trupor, që shërben si një element përcaktues i qenies njerëzore. Ata mohojnë natyrën e tyre dhe vendosin se nuk është diçka që u është dhënë më parë, por që e bëjnë për vete. Manipulimi i natyrës, të cilin ne e dëshpërojmë sot për sa i përket mjedisit tonë, tani bëhet zgjedhja themelore e njeriut, kur bëhet fjalë për vetën. Martesa homoseksuale, kërcënon themelet e jetës familjare dhe shkatërron vetë thelbin e krijesës njerëzore. Nuk mund të mohohet kriza e madhe, që kërcënon atë (familjen) deri në themelet e saj, veçanërisht në botën perëndimore.”[1] - Papa Benedikti XVI (Joseph Ratzinger 1927–2022 dhe si papë 2005-2013)

Papa Françesku I, është një jezuit, që promovon politikën e komunizmit globalist, sharlatan, arrogant dhe ateist i keq. Ai është një personazh negativ, i paparaqitshëm dhe katastrofik…” – Prof. Javier Gerardo Milei, Presidentit i Argjentinës

Ata janë me shije të keqe. Është një shkelje e parimit të sovranitetit dhe barazisë së shteteve. Po sikur Kenyatta të shkojë në Amerikë dhe të thotë se duhet të heqë dënimin me vdekje ose për shembull është sikur Obama të shkojë në Londër ose Madrid, në Hagë apo edhe në Japoni dhe thotë se monarkia juaj është shtypëse dhe një humbje parash dhe duhet hequr dorë. Në të njëjtën mënyrë ai nuk mund të vijë në Kenia për të na thënë gjëra që janë të papranueshme.” - Irungu Kang'ata, deputet në Kenia

Nga Klajd Kapinova

Një katolik i mirë është i vendosur në besimin e vërtetë

Pelegrinazhi i fundit LGBTQ+ në Shën Pjetër ishte, sipas mendimit të kardinalit gjerman, një “abuzim absolut i mesazhit të krishterë dhe i Shën Pjetrit… i doktrinës sonë të krishterë dhe mesazhit të Ungjillit për të bërë propaganda, për një ideologji ateiste”. Kjo është një lëvizje talljeje që atakon ose relativizon besimin e krishterë. Prelati deklaroi gjithashtu: “Ekziston vetëm një e vërtetë, në Krijimin dhe në Shpengimin, në antropologjinë dhe në doktrinën e Hirit, në natyrën dhe hirin, dhe për këtë arsye unë duhet ta refuzoj (atë) hapur, dhe shpresoj që një autoritet më i lartë në Kishë (Papa) do t’i kritikojë këta njerëz.”

Të gjithë këto ide plot blasfemi të të ashtëquajturit gjoja papa Frani I, i kam trajtuar me shumë kujdes në librin tim: “Trump or Communism”, por bashkadhetarët e mi naiv dhe trushpërlarë më kanë përqeshur me injorancës arkaike të tyre, pa lexuar asgjë se cfarë po ndodhte dje dhe sot në Vatikan... E vërteta si kamxhik mbi mashtrimin dhe propagandën ateiste marksiste të përkohshme vonoi të dalë në dritë, por nuk harroi!

Idetë e Jakobinëve, Marksistëve dhe Komunistëve si variacione të ndryshme të së njëjtës ideologji, po i ndajnë shoqëritë dhe Kishën tonë

Më 1 nëntor 2025, në Festën e të Gjithë Shenjtorëve, Kardinali i shquar gjerman Gerhard Müller dha një intervistë interesante dhe shumë të guximshme, me larmi tematitikash të ditëve tona pranë qytetit Filadelfia, ne shtetin e madh Pennsylvania, pranë Institutin Ndërkombëtar për Kulturën.

Në bashkëbisedim prelati gjerman dha një dëshmi të bukur për besimin katolik, për Jezu Krishtin, Trininë e Shenjtë, Shtatë Sakramentet dhe Hirin e Perëndisë në jetën tonë personale. Gjatë gjithë bisedës ai e bëri shumë të kjartë se “ekziston vetëm një Shpëtimtar; ky mund të jetë vetëm Perëndia që u bë Njeri”.

Eminenca e Tij Kardinali Müller, na kujtoi aspektet thelbësore si “Modernizmi” (do të thoja unë liberalizmi ekstrem ose trushperlarja anti-fe, shënimi im K.K.), ku ai shpjegoi natyrën e “modernistëve”, që sot po minojnë apo shkatërrojnë pa mëshirë mësimet tradicionale të Kishës, për shembull, mbi martesën, familjen, seksualitetin etj.

"Modernistët” nuk janë modernë

Teologu i shquar dhe meshtari i shquar shpjegoi me detaje se ata kanë ringjallur herezitë gnostike dhe herezi të tjera, që kanë ekzistuar për mijëra vjet, në një përpjekje për të përmbysur "mësimet e Apostujve", të cilët shihen dhe përçmohen si "peshkatarë të thjeshtë".

Por, pohoi kardinali, “një katolik i mirë është i vendosur në besimin e vërtetë, në të vërtetën, të dhënë një herë e përgjithmonë dhe të pranishme në Jezu Krishtin”. Këtu, ai theksoi rëndësinë e kredos (besimit) së përsëritur në çdo meshë. Një katolik i mirë është “i vendosur në Shkrimin e Shenjtë, në Traditën Apostolike”, shtoi kardinali.

Besimi katolik “na thërret për një konvertim nga jeta jonë e vjetër” në një jetë të re, tha ai, duke cituar Shën Palin. Kështu, ai na paraqiti Besimin tradicional siç është mësuar gjithmonë.

Të thuash se një partneritet homoseksual është i njëjtë me një martesë është ndarja apo shkatërrim i Kishës

Megjithatë, shkatërrimi i martesës, që dëshmohet sot, po rrit distancën midis njeriut dhe Zotit, tha prelati i lartë imzot Müller. Dhurata e parë e Logosit për qeniet njerëzore ishte të na bënte mashkull dhe femër, burrë dhe grua, shtoi ai. Gnostikët, duan ta kapërcejnë atë krijim me anë të një krijese "uniseksuale". Ai shpjegoi me kujdes, se kjo herezi në këtë mënyrë sulmon drejtpërdrejt krijimin e Zotit.

Uniseksualizmi si herezi sulmon drejtperdrejte Zotin

Unë mendoj, se në fakt Vatikani ose Selia e Shenjtë, gjatë kohës së largkjoftit anti-Krisht papa Francesco I (Frani), ka bërë shumë herë herezi dhe blasfemi, duke stimuluar krijimin e uniseksualizmit, fatkeqsisht në kryeqendrën dhe shtetin e katolikëve të botës, pikërisht ato dukuri negative anti-katolike dhe anti-Bibël, që përmend Kardinali gjerman. Ai ka shkatërruar kishën dhe e ka futur në qorrsokak dhe krizë identiteti.

Kardinali erudit i ditëve tona, duhet admiruar për kurajon civile dhe fetare, që ka për të kritikuar idetë blasfemike të paraardhësit ose bossin e tij, në Bazilikën pranë Sheshit të Shën Pjetrit ne Romë.

Nga ana e tjetër, nuk duhet të harrojmë se Kisha Katolike në Shqipëri, gjatë kohës së turpshme të sundimit mbrapsht të ateistit komunist argjentinas të vetëquajur gabimisht papa Frani I, ka heshtur vazhdimisht duke nxitur miratimin e qeverisë së Ramaduros 4 të Platformës Dylberiste, pikërisht ideve ateiste marksiste të Bashkimit Komunist Europian dhe Parlamentit Dylberas Globalist Komunist Europian, duke i dhënë zemër drejtpërdrejtë qeverisë anti-shqiptare të dylberave të Ramaduros, që t’a bej ose kthej shoqërinë shqiptare lamsh e li, me miratimin e ligjeve pro dylberizmit për të sëmurët mendor gej e lesbie dhe anti fe.

Kështu Parlamenti komunist globalist dhe sorosian shqiptar i dylberëve, miraton një ligj kontraversal dhe tepër absurd, në emer të “modernizmit”, që mbron te drejtat e gjinive pa fund, si: “Përkatësí gjinore të shumëfishtë”, “gjini gjithpërfshirëse dhe variantet e saj” apo “burrat dhe gratë në diversitetin e tyre”.

Idetë “moderniste”, që dolën nga Revolucioni Francez në shekullin  XIX dhe më pas u shfaqën përsëri rreth kohës së Koncilit të Dytë të Vatikanit dhe krijuan fatkeqsisht një “antagonizëm të gabuar në shoqëri”, pohoi kardinali.

Koncili i Dytë Ekumenik i Vatikanit, i njohur zakonisht si Koncili i Dytë i Vatikanit ose Vatikani II, ishte koncili i 21-të dhe më i fundit ekumenik i Kishës Katolike. Koncili takohej çdo vjeshtë nga viti 1962 deri në vitin 1965 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit për seanca prej 8 dhe 12 javësh.

Asokohe me të drejtë Papa Gjon XXIII e thirri Koncilin, sepse ndjeu se Kisha kishte nevojë për përditësim. Ai besonte, se për t'u lidhur më mirë me njerëzit në një botë gjithnjë e më të sekularizuar, disa nga praktikat e Kishës duhej të përmirësoheshin dhe të paraqiteshin në një mënyrë më të kuptueshme dhe relevante.

Kardinali Müller i përshkroi idetë e Jakobinëve dhe të Marksistëve dhe Komunistëve si vetëm variacione të ndryshme të së njëjtës ideologji. "Dhe ata i ndajnë shoqëritë. Ata po e ndajnë Kishën".

Lidhur me atë që përflitet sot, se kisha po kthehet ne OJQ, ai shton se: “Kisha nuk është një Organizate Jo Qeveritare, se ipeshkvijtë dhe Papa duhet të përputhen me Krishtin.”

Axhenda ateiste dhe antifetare e LGBTQ+

Të thuash se një partneritet homoseksual është i njëjtë me një martesë është “ndarja e Kishës”, këmbënguli kardinali.

Është “një futje e këtyre ideologjive të gabuara”. “Nuk mund të biem në kurthin e të gjitha këtyre ideologjive të rreme”, siç janë ato që flasin për drejtësi sociale, tha ai.

Në të njëjtën kohë, siç shpjegoi kardinali, ide të caktuara u “vjedhën” nga Kisha Katolike, e cila po promovon vërtet drejtësi sociale. Këto ideologji vodhi ide dhe parime të Kishës Katolike, për të fituar “pushtetin që është kaq shkatërrues për botën”.

Ne nuk kemi vullnet për pushtet, por kemi vullnetin për ta dashur dhe respektuar tjetrin”, deklaroi Kardinali Müller. Në të njëjtën kohë, të gjithë ne kemi nevojë për një konvertim moral dhe intelektual.

Nuk mund t’i gjejmë përgjigjet në lidhje me kuptimin dhe qëllimin e jetës, vetëm duke përdorur arsyen tonë; sipas kardinalit, na duhet “e vërteta e zbuluar, prania e Zotit, Krijuesit dhe Shëlbuesit tonë”.

Siç na kujtoi prelati, Krishti na ftoi në Shoqërinë e Tij, por për të marrë pjesë, duhet të “ndryshojmë jetën tonë dhe, me ndihmën e Hirit, mund ta ndryshojmë jetën tonë”, tha ai. “Vetëm me fuqitë tona, nuk mund t’i kapërcejmë dëshirat tona, natyrën tonë të çrregullt”.

“Nevojitet shërimi i natyrës sonë njerëzore dhe duhet të bashkëpunojmë; kjo është forma më e madhe e dinjitetit, që Zoti na dha: që të jemi në gjendje të bashkëpunojmë me Hirin e Zotit”, shtoi kardinali. “Të gjithë janë të ftuar, por janë të ftuar të ndryshojnë jetën e tyre”.

Asnjë problem moral nuk mund të zgjidhet me teknologji”, vazhdoi kardinali, “por vetëm me Hirin e Zotit”.

Persekutimi brenda Kishës Katolike

Në një diskutim mbi persekutimin e katolikëve tradicionalë brenda Kishës Katolike, Kardinali Müller i tha LifeSite se "çdo persekutim brenda Kishës Katolike është kundër vullnetit të Jezu Krishtit, sepse dishepujt nuk mund të persekutojnë njëri-tjetrin".

Ai gjithashtu këmbënguli se Mesha tradicionale latine "nuk ishte kurrë e ndaluar" dhe se nuk ka asgjë të keqe me të, përkundrazi, është riti që festuan Shën Agustini dhe Shën Qipriani.

Për më tepër, ky ish-kreu i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit theksoi se në qendër të besimit tonë është doktrina e Kishës, e cila është "përgjigja e Kishës ndaj Fjalës së Zotit, e cila është e pranishme në Kredo dhe doktrinën e Kishës. Prandaj, ne nuk kemi mundësi ta ndryshojmë Fjalën e Zotit; ne nuk jemi më inteligjentë se Zoti".

Marrëdhëniet ndërfetare dhe dialogu sot në botë

Kardinali gjerman Müller diskutoi gjithashtu problemin e relativizmit fetar. Ai argumentoi se kur jemi në dialog me fe të tjera, siç është Islami, i cili nuk rrëfen besimin në Trininë e Bekuar, nuk mund ta “relativizojmë” besimin tonë.

Në një dialog ndërfetar, ne mund ta paraqesim dhe shpjegojmë besimin tonë, por jo “ta reduktojmë besimin tonë në një të ashtuquajtur fe të përbashkët civile që është e mirë për shtetin. Ne duhet t’i qëndrojmë besnikë të vërtetës dhe besimit siç është zbuluar nga Jezu Krishti”, shpjegoi prelati.

Ne duhet të jemi dëshmitarë të së vërtetës së dhënë nga Jezu Krishti: “Nuk mund të themi se të gjithë kanë një pjesë të së vërtetës, dhe ne kemi gjithashtu 20% të së vërtetës; e vërteta nuk mund të ndahet në mënyrë sasiore në të ashtuquajturat fe të ndryshme. Ne nuk jemi një fe midis feve të tjera”, këmbënguli ai. Historikisht, të gjithë njerëzit erdhën nga Zoti, dhe, duke ardhur nga drejtime të ndryshme, të gjithë po kërkonin të vërtetën, vazhdoi kardinali, por në fund e vërteta u zbulua nga Jezu Krishti.

Shfaqja absurde kudo e flamurit të dylberëve të lëvizjes LGBTQ+

Është absolutisht antikatolik të relativizosh të vërtetat e zbuluara në Jezu Krishtin, vetëm për të marrë duartrokitje nga relativistët në botë, nga filozofia sunduese e botës, relativizmi.”

Kardinali Müller theksoi gjithashtu se këta “modernist” ose progresistë nuk janë relativistë kur bëhet fjalë për sferat psikologjike ose sociale. “Ideologjitë janë absolutisht totalitare”, vërejti ai. Si shembull, ai përmendi se sot dikush është i detyruar të pranojë ose të shfaqë flamurin e ylberit të lëvizjes LGBTQ+.

Në Gjermani nën diktatrin nazist Adolf Hitleri, njerëzit vriteshin për mospërshëndetje si Hitleri, tha ai, duke kujtuar dëshminë e prindërve të tij, të cilët jetuan nën regjimin e tij. Por katolikët e guximshëm të kohës nuk do të jepnin përshëndetjen “Heil Hitler”, sepse “heil” do të thotë “shpëtim”, që i përket vetëm Jezu Krishtit dhe jo një krijese.

Në të njëjtën mënyrë, “... nuk mund të kemi flamuj dylberash në kishat tona, sepse pas kësaj ideologjie është ideologjia ateiste, mohimi absolut i Zotit si Krijues”, tha kardinali. “Nuk mund t’i pranojmë perënditë e tjera të këtyre ideologjive”, mund të adhurojmë vetëm Zotin e Jezu Krishtit. Ekzistojnë “perëndi të rinj, profetë të rinj” të kësaj ideologjie.

Pelegrinazhi i fundit absurd i LGBTQ+ në Sheshin e Shën Pjetrit

Prelati gjerman deklaroi gjithashtu: “Ekziston vetëm një e vërtetë, në Krijimin dhe në Shpengimin, në antropologjinë dhe në doktrinën e Hirit, në natyrën dhe hirin, dhe për këtë arsye unë duhet ta refuzoj (atë) hapur, dhe shpresoj që një autoritet më i lartë në Kishë (Papa) do t’i kritikojë këta njerëz”.

Dhe nëse një peshkop po e feston këtë Meshë në favor të kësaj ideologjie, kjo është një herezi, një herezi absolute. Ne nuk mund të bëjmë kompromise”, deklaroi ai. Kujdesi besnik pastoral këtu do të ishte një “konvertim” në Urdhërimet e Zotit.

Ne nuk mund të pranojmë forma të tjera të seksualitetit”, tha kardinali, duke shtuar se Zoti na dha formën e duhur, dhe kjo është martesa e një burri dhe një gruaje.

Këta promotorë nuk janë të interesuar për shpëtimin e shpirtrave”, por për të marrë lëvdata nga bota, vazhdoi ai.

Duhet dëshmuar e vërteta

Kardinali Müller nuk është i përfshirë në atë që shtypi ka për të thënë për të. “Nuk është kriter për mua nëse New York Times ose botimet gjermane më lavdërojnë; ato nuk mund të më ndihmojnë në orën e vdekjes sime”, pohoi ai.

Kardinali vuri në dukje se ai “do të qëndrojë para Fronit të Zotit” dhe “do të duhet të japë përgjigjen nëse (ai) ishte besnik ndaj Ungjillit”. Prelati na kujtoi gjithashtu se Krishti paratha se ithtarët e Tij do të persekutoheshin për shkak të Tij.

Të thuash të vërtetën, është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzit në telashe dhe vështirësi”, shpjegoi Kardinali Müller dhe më vonë shtoi se “uniteti duhet të bazohet në të vërtetën”.

Kjo vërejtje e fundit u shqiptua në përgjigje të pontifikatit të ri të Papa Leo XIV, i cili po përpiqet të vendosë më shumë paqe dhe unitet në Kishën Katolike.

Prelati gjerman na kujtoi se Shën Agustini ishte një “luftëtar” dhe nuk bënte kompromis me heretikët. Peshkopi i Hippos mori “mburojën e besimit dhe përkrenaren e besimit”, imazhe të thirrura nga Shën Pali dhe është “e nevojshme të luftojmë kundër ideologëve të “zgjuar””, që po infiltrojnë brenda Kishës, me një koncept të rremë të kujdesit baritor.

Lidhur me dokumentin Fiducia supplicans, i cili lejon bekimin e çifteve të të njëjtit seks, Kardinali Müller tha se “bekimi është hiri ndihmës, (dhe) duhet të jetë në përputhje me hirin shenjtërues. Është absolutisht kundër besimit të krishterë të bekosh realitetet që janë thelbësisht të gabuara”, pohoi ai, duke nënvizuar se njerëzit nuk mund të bekohen në situata mëkatare.

Jemi mirënjohës për dëshminë e fortë dhe të sinqertë të Kardinalit Müller për të vërtetën e Besimit, ashtu siç na është transmetuar gjatë shekujve. Zoti e bekoftë, e udhëzoftë dhe e forcoftë atë, në mënyrë që të vazhdojë në këtë rrugë të mbrojtjes së së vërtetës së Krishtit. (LifeSiteNews)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Prend Buzhala: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, humbja e besimit dhe ikja e të rinjve Hasan Hoxha: Të pathënat për Fatos Nanon Florim Zeqa: Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën! Shefqet Sulmina: Lufta e Trojës? Apo Lufta e Iiridës? Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura'' Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx